Home » Lajme » RTP lajmet 30 dhjetorë 2011

RTP lajmet 30 dhjetorë 2011

Në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë, me në program kulturoro artistiK, sot është shënuar përfundimi i gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2011/2012. në këtë manifestim që ishte i pregaditur nga nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle morën pjesë edhe shumë familjarë dhe të afërmë të nxënësve. Me këtë rast drejtori i këtij institucioni arsimor Kadri Bajrami, uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, kurse elaboroi në pika të shkurtra edhe sukseset e nxënësve. Bajrami, gjithashtu ndau mirënjohje dhe nga neë libër për dy penzionerët e kësaj shkolle dhe për nxënësit më të mirë. Vlen të theksohet se programi kulturoro artistic në shkollën fillore “Dituria”, ishte I pregaditur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre.

———————————-

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratikë, ka bërë sot shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me atfësi të kufizuara. Këtij aksioni iu janë gëzuar rrethë 60 fëmijë të kësaj kategorie në Komunën e Preshevës. Shpërndarja e paketave me dhurata është bërë në shtëpitë e fëmijëve në ambientet familjare, nga përfaqësuesit e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik. Në pragë të festës së Vitit të Ri, janë shtuar aktivitetet për ti dhuruar paketa me gjëra të ndryshme fëmijëve me aftësi të kufizuara.

—————————–

Në pompën e benzinës VM OIL, në pragë të festës së vitit të ri, dhe pushimeve të bashkëatdhetarëve që për momentin janë në ambientet familjare, thonë se janë pregaditur në maksimum, pasi tash edhe kërkesa e shërbimeve është më e lartë. Drejtori i kësaj kompanie Sulejman Sulejmani, thotë se derivatet e naftës që ofron pompa e benzinës VM OIL, janë të kualitetit të lartë pasi që të gjitha importohen nga shtetet e BE. Ai, thotë se për çdo klientë me rëndësi është tash për tash kualiteti. Ndërsa sa i përket kualitetit dhe shërbimeve edhe udhëheqësi i punëtorve në pompën e benzinës VM OIL Arbër Kadriu, thotë se deri më tashë asnjë klientë nuk ka pasur ankesa, ndërsa edhe njëri nga shfrytëzuesit e derivative nga kjo pompë shprehet i kënaqur me cilësinë. Drejtori i VM OIL, gjithashtu, bëri të ditur se kjo pompë tash ka filluar që derivatet për nxemje në shtëpi, ti dërgojë ato me kërkesën e klientit në çdo shtëpi. Pompa e benzinës VM OIL, është njëra ndër kompanitë që deri më tash të gjitha derivatet e naftës i ka të importuara nga shtetet e BE, në mënyrë që sipas udhëheqësve të saj cilësia të jetë sa më e lartë.

——————————

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë i uron shëndet, suksese në punë dhe një vit të mbarë anëtarëve dhe Këshillit drejtues të saj, Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të gjitha trojeve shqiptare në vitin 2012.

Shoqata i përcjell të gjithë Shqiptarëve dëshirat më të sinqerta që ky vit të jetë vit i përmbushjes dhe realizimit të aspiratave kombëtare për bashkim shpirtëror e kombëtar. Sinqerisht besojmë dhe jemi të bindur thellë se në vitin vitin 2012 do të rrumbullaksohen përfundimisht legjitimimi i të drejtave individuale dhe kolektive dhe se ëndërra e tyre do të realizohet në Europën e Bashkuar. Po këtë vit, Shqiptarët kanë krenari dhe kënaqësi të madhe se do të festojnë të bashkuar 100 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, e drejtë legjitime e pranuar shumë më herët, ndërsa e mohuar bash në pluralizmin politik e demokratik. Poashtu Shoqata përcjell përshëndetjet më të sinqerta të gjithë Shqiptarëve që viti 2012 të jetë i begatshëm me të mira dhe vlera të njëmendëta ekonomike e kulturore, me paqë  dhe me mirëqenie të shëndetshme në planin individual e kolektiv si dhe të gjitha këto i gëzofshin dhe paçin një vit të mbarë. GËZUAR VITIN E RI 2012. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës në Preshevë

——————————-

Me rastin e  ndërrimit të motmoteve  edukuaret në  Enti Parashkollor 8 Marsi në Preshevë kanë organizuar sot program festiv me fëmijët të cilët vijojn edukimin në këtë kopsht. Ishin prindërit ata që me pa durim prisnin prezantimin e  fëmijëve të tyre me programin e përgatitur enkas për këtë ditë. Ky manifestim ishte përgatitur me këngë dhe valle të ndryshme shqipe për dy javë rresht shprehet kështu për Radiotelevizionin Presheva edukatorja Nazmie Arifi. Duhet theksuar se programi i sotëm i përgatitur nga fëmijët e këtij kopshti enkas për festën e vitit të ri është ndërprerë për arsye  të tollovisë së krijuar nga ana e prindërve dhe mos respektimit të disiplinës.

 

RTV Presheva

3 Responses

  1. Lauren thotë:

    I nderuar z.Asllan DibraniM ekte rast ju preehsndes dhe ju uroj suksese ne puneb. Nese keni nevojeb per ndihmebn toneb jemi te gatshebm jo vetebm te marrim pjeseb e te asistojmeb neb Kuvendet e punebs por edhe te japim ndihmebn toneb vebllazebrore ne organizimin e Bashkebsiseb Shqiptare neb Gjermani. Ne kemi takime dhe raport teb mira me shoqatat, klubet dhe veprimtarebt shqiptar te rrethit teb Singenit. Caktimi i ministrit pebr diapsoreb per mendimin tim ebshteb nje impuls dhe njeb shenjeb e mireb per neve neb diasporeb. Kemi shumeb puneb pe rteb bebreb si ne ruajtjen e gjuhebs, kulturebs dhe traditave tona dhe neb e njetebn koheb duhet te punohet per ti kriju kushte gjeneatave te reja qe ne trojet tona te hapin biznese qeb te filloj kthimi nebrpmjet punebs.Nese febmiteb taneb mbeten ketu atebhere e7ka mund te presim nga nipat e sternipat taneb pas 50 viteve! ASIMILIM I PLOTcb ! Prandaj organizimi ne shoqata kulturore dhe koordinimi i punebve ne Kuvende te Bashkebsive mundebson organizim ma te mireb dhe ruajtje afatgjate nga asimilimi.Me nderimeAhmet AsaniZvicebr

  2. Perico thotë:

    @ Dragusha,Pikesepari te falenderoj per ketnomin e bere dhe inetresimin tend per hollesi te tjera rreth artikullit. Ne fakt, ky artikull sikurse shumica e artikujve ne blog, jane thjesht artikuj informativ dhe jo shkencore. Prandaj shkurt kam bere nje ilustrim te aspektit te kembimit, kursimit dhe vleres se parase pa u thelluar ne detaje shkencore. Qellimi ishte shperndarja e videos se nje kompanie financash, si dhe galeria me kartemonedha. Mirepo ndarjen qe e kam bere, ate qe kam cekur tre funksionet e parase, ishte thjesht per hater Search Engine Optimisation (ke parasysh cfare paraqet SEO, psq shoh qe dhe ti ke blogun tend). Me fjale tjera, une marr goxha trafik nga makinat e kerkimit, andaj nuk desha tu hyj ne hak vizitoreve qe kerkojne funksionet e parase, ndersa te gjejne vetemse nje video reklame, qe pak a shume ka lidhje me ate qe kane kerkuar.@ ak’llDita dites po behesh me e pacipe, me e pakulture. A nuk te mjaftoi ajo qe muaj me pare bere?!!! Apo keshtu deshiron te me falenderohesh pse nuk ta shpalosa fytyren tende te vertete. Gjithsesi, faleminderit mike @ E.SelmaniMbase jemi kusherinj haha. Edhe une te falenderoj per ketnomin dhe fjalet e mira qe mi thua. Kjo me jep akoma me teper kurajo dhe vetebesim per te vazhduar te sjell artikuj te ketille

  3. Nonglak thotë:

    shum mir edhe do foto i kishe lan facerski ne video i pash , edhe kesh pak cuff1 , mos nej mirtezshem hehe edhe pse sknon ksi kanga si mentori , daim lala se ta paskan bo do qaty , pa hajgare shqipe ke talent konga super (L) prefect KK

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch