Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 Dhjetorë 2013

RTP lajmet 30 Dhjetorë 2013

Mbi 80 bujq të komunës së Preshevës – përfitues të pajisjeve agroteknike

 

Janë shpërndarë sot paisje agroteknike për 89 aplikuesit nga komuna e Preshevës,është ky projekti subvencionet  në bujqësi që është financuar  nga buxheti I komunës së Preshevës,me vlerë prej 5 milion e 800 dinarë.

Për bujqit të cilët kanë qenë përfitues të këtij projekti këto paisje agroteknike do ti mundësojnë të ardhura  më të mira në bujqësi.

Koordinatori I komisionit të bujqësisë afrim Abdullahu I uron të gjithë përfituesve shfrytëzim sa më të mire të pajisjeve agroteknike, e në të ardhmen të rriten rendimentet e prodhimeve bujqësore në tërë territorin e komunës së Preshevës. Sipas kryetarit të komunës Ragmi Mustafa   në këtë konkurs interesimi I ka qenë mjaft I lartë ku kanë  konkurruar mbi 300 aplikues,por në këtë projekt është  marre parasysh serioziteti I punës së aplikuesve. Për kryetarin Mustafa këto pajisje agroteknike do ti ndihmojnë bujqit e territorit të komunës së Preshevës  që të merren më shumë me bujqësi,dhe produktet e tyre ti rrisin edhe më shumë.

————————————————–

FHKL – pas ndërtimit të shtëpive do të vazhdojë me projekte për punësim në Luginë

 

Fondi humanitarë i Kosovës Lindore ishte kontribuuesi më i madh i luftës së Kosovës. Ky fond ishte krijuar për të unifikuar diasporën shqiptarë të Luginës dhe për të ndihmuar qytetarët e saj sa herë që është nevoja ka thënë kështu kryetari FHKL Xhelal Memeti. Aktiviteti i fondit nuk do të mbaroj vetëm me ndërtimin e shtëpive , por aksioni tjetër do të ketë për qëllim investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

Kryetari i fondit humanitarë të Kosovës Lindore Xhelal Memeti , në një intervistë ekskluzive për RTp ka folur mbi themelimin e fonti humanitarë dhe aktivitetet e Luginës në diasporës. Sipas Memetit më 16 nëntor të vitit 1997 ishte themeluar ky fond me seli në Cyrih të Zvicrës , me qëllim të unifikimit të diasporës shqiptarë të Luginës për të ndihmuar  bashkombasit e tyre në këto tri komuna. Por fondi humanitarë ishte edhe për tej Luginës , ku sipas kryetarit Xhelal Memeti 70 % e luftës së Kosovës ishte mbështetur nga fondi humanitarë i Kosovës Lindore. Ndërkaq ai ka folur edhe për aksionin e ndërtimit të 100 shtëpive ku sipas tij , vetë aplikimi i nevojtarëve për kulm mbi kokë shkon për tej kësaj shifre, që tregon se gjendje në Luginë është alarmante.

Kryetari FHKL ka thënë se aktivitete e tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me projekte të tjerra madhore, që kanë për qëllim edhe krijimin e vendeve te reja të punës. Intervistën plotë mund ta ndiqni në ora 20:00 , ku do të flitet për të gjitha iniciativat dhe aktivitete e fondit .

—————————————

UDSH – e dëshpërua nga funksioni i dy pushteteve lokale por edhe nga deputeti e këshilli nacional

 

Unioni demokratik shqiptarë ka konstatuar se viti 2013 ka qenë nj[ vit me shumë sfida për Luginën. UDSH ka kritikuar funksionimi e dy pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc , si dhe deputetin popullor dhe Këshillin Nacional. Për UDSH gjatë viti 2014 do të ketë edhe shumë sfida të reja, ndër to edhe zgjedhjet brenda partiake.

 

Unioni demokratik shqiptarë në konferencën e stome për shtyp duke analizuar situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës gjatë vitit 2013,ka lansuar kritike për pushtetet  lokale Preshevë , e Bujanoc  , por edhe në institucionet ku vetë është pjesë si Këshillin nacional dhe deputetin popullorë Riza Halimi. Kryetari i degës së UDSH –ës për Preshevë Naser Haziri ka thënë se ky vit ka qenë tejet i vështirë duke potencuar largimin lapidarit , konfiskimin e teksteve , por edhe bisedimet më qeveritarët serb. Për Haziri kthesë pozitive për këtë vit ka qenë lirimi i  të arrestuarve shqiptarë më 26 dhjetor.

Ndërkaq për UDSH , pushteti lokal funksionon në kuadër të një koalicioni teknik , duke i akuzuar për mos realizimin e premtimeve për këtë vit, si uji i pishëm , legalizimi i objekteve , deponia, ujërat e zeza , privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, materniteti  e deri tek menaxhimi i institucioneve. Haziri gjithashtu ka rikujtuar edhe iniciativa e UDSH në kuvend të cilat sipas tij nuk janë përkrahur nga shumica. Ai ka folur edhe për largimin e këshilltarëve të cilët sipas tij kanë ateruar për interesave të veta. Ndërkaq  kreu i UDSH Rami Zulfiu duke folur për situatën e përgjithshme është ndalur tek situata pas largimit të lapidarit , duke akuzuar TK për mos respektimin e premtimeve rreth kthimit të lapidarit në Preshevë dhe largimit të atij mbi fshatin Lluçan. Zulfiu gjithashtu është ndalur edhe tek bisedimet më ministrat serb , sipas të cilit dokumenti prej 7 pikave , nuk po përfillet. Për UDSH qeveria serbe po tregohet injorante ndaj  shqiptarëve të Luginës. Kur jemi tek Presheva , lideri i UDSH-ës ka thënë se vendi ynë  është shndërruar në bashkësi lokale ,pas largimit të gjykatës dhe prokurorisë themelore. Kreu i UDSH ka kritikuar dy pushtete lokale por nuk ka lënë anash as deputetin dhe Këshillin Nacional. Sipas  tij deputeti popullor nuk ka përfill UDSH ashtu siç po bën edhe KNC .Ndërkaq për sekretarin e UDSH Hami Fejzullahu uniteti i lidëve nuk ekziston dhe nuk është real , por është  vetëm i momenteve të caktuara. Për UDSH sfidat e Luginës vazhdojnë edhe gjatë viti 2014 , ku pritet regjistrimi i popullsisë , zgjedhjet e parakohshme por edhe zgjedhjet e përgjithshme brenda UDSH-ës.

——————————————

Dr i kimisë Isa kalimi në shënjestër të industrisë Zvicerane

 Dr. Isak Alimi nga Tërnoci I muaj më parë mbrojti titullin e doktoraturës në drejtimin e kimisë në Universitetin e Friburg-ut, me temë: “Kimi organike-Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës”.

Është vetëm 29 vjeç që muaj më parë mori titullin e doktorit me një sukses të shkëlqyeshëm, para një numri të madh profesorësh, miq e familjarë që mbrojti tezën e doktoraturës me temën: “Kimi organike – Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës”. Për të arritur deri këtu për Isakun nuk ishte edhe aq vështirë sepse ishin kushtet ato të cilët iu mundësuan  këtë titull ka thënë programin e paradites.Ishte pikërisht familja ajo që e mbështeti moralisht  e financiarisht për të arritur deri në këtë stad shkencor.Viteve të fundit është rritur dukshëm arsimi i të rinjve në Luginë ku çdo ditë Lugina nxjerr nga një doktor shkence.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch