Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 gusht 2012

RTP lajmet 30 gusht 2012

Pas blerjes së pronës për varrezat e reja të qytetit, dalëngadalë ky projekt po shkon drejt finalizimit .E sot është bërë asfaltimi i rrugës drejt varrezave me gjatësi 355 metër dhe gjerësi 3 metra. Ky projekt ishte iniciuar nga koordinatori i PLD ( Partisë Liberal demokratike ) Kujtim Sadriu, dhe mjetet në vlerë prej 2 milion e 500 mijë dinarë janë siguruar nga komuna e Beogradit. E punimet i kanë përcjellë delegacioni i pushtetit lokal ,përfaqësuesit e PLD dhe imami i xhamisë Ebu Beker es Sidik. Sipas Imamit të xhamisë së madhe Sevdail Jakupi varrezat e reja të qytetit ,tashmë falë ndihmës së qytetarëve janë në përfundim e sipër ,sepse pas blerjes së parcelës, është bërë murosja, pritet vendosja e rrethojës dhe asfaltimi i rrugës bën që ky projekt të jetë i gatshëm për shfrytëzim.

Edhe Kryetari Ragmi Mustafa e ka vlerësuar këtë projekt duke participuar edhe me mjete pasi rruga në tërësi kap vlerën mbi 3 milion dinarëve. Ndërkaq koordinatori i PLD Kujtim Sadriu ka thënë se do të vazhdojë të sjellë në Preshevë edhe projekte të tjera , e si prioritet shihet mbi kalimi në stacionin hekurudhor. Imami Savdail Jakupi gjithashtu tha se duke pasur parasysh gjendjen e varrezave në brendësi të qytetit , varrezat e reja kanë kushte shumë më të mira, duke thënë se aty do të vendoset edhe ndriçimi. Ai ka potencuar edhe iniciativën që sipas tij falë xhematit do të realizohet , dhe bëhet fjalë për frigo- dhomën ku do të vendoseshin kufomat. Varrezat e reja të qytetit kanë qenë domosdoshmëri e kohës pasi varrezat e qytetit janë të stërngarkuara , dhe shtimi i numrit të popullsisë në qytet ka ndikuar në ndërtimin e xhamisë së re dhe varrezave të reja të cilat janë financuar nga xhemati dhe donatorë të ndryshëm.
———————

Në këto temperature të larta që po mbretërojnë në vend shumë familje të qytetit tonë nuk kanë ujë të mjaftueshëm. Edhe pse uji pijshëm I cili po rrjedh pa ndërprerë tek pusetat e qytetit në Preshevë harxhohet pa nevojë në anën tjetër qytetarë të shumtë të komunës sonë presin për të mbushur bidona të për të konsumuar këtë ujë të cilët e paraqesin si ujë I shërushëm për disa sëmundje si mjasila. E ndërkaq drejtori I Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë Naser Sadiku potencoi se është e vertëtë se ky ujë po harxhohet pa nevojë. Sipas tij nga kjo pusetë furnizohen me ujë qytetarët në rugën e Komunavës dhe atë të Idriz Seferit . Për shfrytëzimin sa më të mirë të këtij burimi është përgatitur një project cka nuk është mundur të realizohet deri më tani për shkaqe financiare madje në se Këshilli Komunal mbështet këtë project mjaft të rëndësishëm për qytetarët tanë atëherë brenda muajit ky ujë do ta gjejë vendin e vetë. Përndryshe, në këtë burim derdhen 4 litër ujë për sekondë, pompa shpërndarëse e ujësjellsit të qytetit harxhon tri litra për sekondë dhe një liter tjetër harxhohet pa nevojë. Drejtori në fjalë apelon tek të gjithë qytetarët e komunës sonë që të jenë të rregullt në parapagesat e faturave dhe të bëjnë shlyerjen e borxheve ndaj kësaj ndërmarrjeje sepse është në të mire të tyre.

Në malet mes fshatrave Turi dhe Tërnoc të komunës së Bujanocit, raportohet për zjarre, në një afërsi prej 50 metrave nga shtëpitë e banorëve. Rreth orës 22h qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë alarmuar për zjarre në afërsi të dy fshatrave, Tërnoc dhe Turi. Siç është parë në vend të ngjarjes, zjarret kanë filluar afër rrugës që lidhë këto dy fshatra shqiptare dhe janë duke u ngjitur në pjesën malore. Deri në orën 22:30h zjarrfikësit nuk ishin prezent në këtë lokacion e as policia lokale.
——————–
Lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka përshëndetur paralajmërimin se qeveria e Serbisë mund të ndryshojë qëndrimin për pjesëmarrje në takimet rajonale në të cilat merr pjesë edhe Kosova. Jovanoviq, pas takimit me raportuesin evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka thënë se Serbia duhet të pushojë të ndëshkojë vetveten, dhe se shteti ka humbur mjaft për shkak të vendimit që të injorojë jetën dhe realitetin. “Absolutisht mendoj që çdo ndryshim i kësaj politike fataliste dhe të papërgjegjshme që e ka zhvilluar Serbia ndaj Kosovës është i mirë dhe ne diçka të tillë me vite kemi folur dhe kemi propozuar. Duhet biseduar, duhet të marrim pjesë në të gjitha takimet, nuk duhet të tërhiqemi dhe të insistojmë në formalizmin me të cilin e mbulojmë të gjitha dobësitë tona”, ka vlerësuar Jovanoviq, raporton QIK. Ndërsa kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se mënyra e përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale nuk meriton vëmendje të madhe që po i jepet, sepse sipas tij, kjo nuk ka rëndësi të madhe. Meqenëse ekzistojnë interpretime të ndryshme të marrëveshjeve të Brukselit, Daçiq paralajmëroi se organet shtetërore do të shqyrtojnë si është interpretimi i atyre marrëveshjeve dhe atëherë do të zgjidhet problemi i pjesëmarrjes në takimet rajonale. Ndërsa për vizitën e Kacinit, Daçiq ka thënë se ajo më së paku është politike, dhe se “është alergjik ndaj asaj që dikush të vijë në Beograd dhe të japë mësime.
————————-
Një dokument diplomatik perëndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhë të përafërt me atë të kabllogrameve amerikane, verifikon mos sinqeritetin e shteteve të Quintit që një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Prishtina dialog vetëm me “qytetarin e veriut” të Kosovës. Dokumenti që daton nga koha kur pushtetin në Serbi e kishte Boris Tadic, flet për dëshirën e pranuar të Beogradit për negociata sekrete me Prishtinën, krahas dialogut teknik. Përgjatë këtyre negociatave, përmes një vendimi administrativ do krijohej territori i veçantë i quajtur “Veriu i Kosovës”, shkruan “Zëri”. Ndonëse nuk përdoret askund termi autonomi për veriun, një prej pikave thotë: “Të drejta të zgjeruara dhe status për serbët që jetojnë në komunat e veriut të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën, duke e krijuar (përmes një vendimi administrativ) një rajon të vetëm të quajtur Veriu i Kosovës, me të drejta të veçanta të përfaqësimit”. Javën e kaluar “Zëri” ka raportuar për një lobim të fuqishëm që Beogradi po e bën te amerikanët, gjermanët dhe britanikët duke kërkuar të drejtën për serbët e veriut të Kosovës që përmes zgjedhjeve të kenë parlamentin e tyre me të drejta ekzekutive. Që të gjitha këto dhe shumë kërkesa të tjera, dokumenti i siguruar nga “Zëri” thotë se janë planifikuar që të arrihen para zgjedhjeve të prillit të mbajtura në Serbi, përmes “diskutimeve diskrete” . Ish- diplomati amerikan, Daniel Serwer, para pak ditësh i ka thënë gazetës se ai ka indikacione që marrëveshjet do të arrihen para se palët të takohen publikisht. Sipas Serwer, takimi i liderëve apo palëve në përgjithësi do ketë rëndësi për simbolikën që përfaqëson ai shtrëngim i duarve, por jo për të arritur marrëveshjet. Dokumenti, që sipas informacioneve të gazetës ka rrjedhur tashmë nga diplomacia perëndimore në Beograd te zyrat e qeverisë në Prishtinë, thotë saktësisht kështu: “Paralelisht dhe ndaras nga dialogu aktual i lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, Beogradi do të ishte i gatshëm që të shqyrtonte mundësinë e diskutimeve diskrete për një zgjidhje të përgjithshme të marrëdhënieve me Prishtinën dhe të cilat do të fillonin menjëherë dhe potencialisht do të përfundonin në pranverë të vitit 2012.
——————–
Dialogu i brendshëm me serbët e veriut, të cilin e ka paralajmëruar ta zhvillojë Qeveria, nuk pritet të realizohet pa ndërmjetësimin e një pale të tretë. Palët duan të kenë përfaqësues që prezantojnë vullnetin e serbëve, qofshin edhe ata ilegalë. Kur është pyetur të martën nëse do të pranonin për palë edhe strukturat ilegale që veprojnë në këtë pjesë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se do të punohet me qytetarët legjitimë serbë. Më përpara kategorikisht mohonte një mundësi të tillë. Po kështu ai ka treguar se identifikimi i njerëzve që mund t’i kenë përballë në tavolinë mëtohet të bëhet nga përfaqësues të serbëve që janë në institucionet qendrore, dhe nga Zyra Administrative për Mitrovicën Veriore, shkruan Koha. “Nuk është logjika jonë që të gjejmë serbë të cilët do të jenë të pranueshëm vetëm për ne, por serbë të cilët përfaqësojnë vullnetin e serbëve atje dhe njëkohësisht që mund të bashkëpunojnë dhe të punojnë me ne”, ka thënë Kuçi pas mbledhjes së Qeverisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch