Home » Lajme » RTP lajmet 30 janar 2012

RTP lajmet 30 janar 2012

Rreth orës 6 të mëngjesit, zjarri ka kapluar barakat të cilat gjenden në rrugën Salvador Alende, afër stacionit policor në të cilën kanë jetuar tri familje. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt rryme. Në këto baraka prek kohësh jetojnë dy familje shqiptare dhe një rome, të cilët janë në kushte të vështira sociale. Përveç dëmeve materiale, asnjëri nga banorët nuk është lënduar
———————–
Në komunën e Medvegjës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq. Sipas informacioneve nga autoritetet lokale në këtë komunë është shpallur zyrtarisht gjendje e jashtëzakonshme, si pasojë e temperaturave të ulëta polare dhe nga reshjet e mëdha të borës, raporton Ina. Disa fshatra totalisht janë të izoluara dhe të bllokuara nga bora, dhe se banorët apelojnë për ndihmë dhe ndërhyrje, për të zhbllokuar lëvizjen e lirë të tyre. Ndër fshatrat më të rrezikuara janë Maqedonc, Tupallë, Bucumec si dhe zona pranë kufirit me Kosovën
——————-
Nga sot shënohen temperatura të ulëta, do të arrihet deri minus 14 gradë celsius. Gjatë tërë javës pritet mot i ftohtë, njofton instituti hidrometeorologjik i Serbisë. Nesër pritet që temperaturat e ulta të shenojnë -14 ndërsa ato më të larta gjatë ditës prej -4 deri -7. Parashikohet që gjatë tërë javës të jetë shumë ftohtë, me ngrica të shumta në mëngjes. Deri ditën e enjte pritet të jetë mot i thatë, pastaj të bie borë, ndërsa ditën e premte në jug pritet të bie shi.
—————–
Kanë kaluar dy ditë nga vizita e z.Edi Rama Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë I cili qëndroi ditën e shtunë në qytetin e Preshevës. Para ndërtesës së kuvendit komunal ai u pritë nga një numri i madh qytetarësh , të cilët kishin dal për ta pare për së afërmi liderin më të madh të opozitës shqiptare. Belgzim Kamberi kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut njëherit edhe organizator i kësaj vizite thotë se janë ndare të kënaqur pasi vizita e zotit Rama ka shkuar sipas programit të parapar, por rëndësi të madhe ka pasur që qytetarët me pritjen e tyre kanë dëshmuar mikpritjen për personalitete të tilla. Sipas Belgzim Kamberit në të ardhmen presin që të materializohen edhe disa premtime që ka dhënë Edi Rama gjithashtu edhe vizita të tjera.
————————
Këshilli organizativ I I medresanteve nga Presheva organizojnë programin fetaro- kulturorë me temën Roli I gruas në fenë islame. Manifestimi organizohet më datë dy shkurt, ditë e enjte nga ora 14 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë për nder të ditëlindjes Muhamedit aleiselam apo shpëtimtari I njerëzimit I cili la hapa të pashlyeshëm në tërë historinë njerëzore. Anëtarja e këshillit organizativ, Almedina Tahiri ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva se gjatë programit janë paraparë ilahi nga grupi I vajzave, monologje, pjesë të mevludit, ligjëratë si dhe pjesë nga hytbeja lamtumirëse e Muhamedit aleiselam. Organizatorët ftojnë të gjitha motrat e Luginës e më gjerë që të marrin pjasë në programin fetaro- kulturorë të organizuar nga medresantet e Luginës ku ritheksohet edhe thënia e urtë Nga ju le të jetë një grup që thërret në të mbarë, urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja.
———————
Në prani të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sot është tërhequr shorti i Kuizit të Diturisë që do të mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës. Drejtorët e shkollave gjithashtu janë informuar nga organizatorët, në këtë rast nga drejtori i Rtv Presheva dhe pronari i Rtv Spektri, rrethë organizimit të kuizit. Njëri nga implementuesit e projektit është Rtv Spektri, ndërsa Rtv Presheva bartës i projektit. Të gjitha pregaditjet organizative janë në përfundim, edhe sa I përket anës teknike ashtu edhe pyetjeve. Kuizi i Diturisë, do të mbahet në dy cikle, ciklin e parë do ta përbëjnë garuesit e shkollave të mesme, kurse atë të dytin ata të shkollave fillore. Pronari i Rtv Spektri Nexhat Behluli, thotë se Tv tij e përkrahë realizimin e projektit pasi që bartës është Rtv Presheva, kurse bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Çiftet garuese të Kuizit të Diturisë do të jenë këto:

ShM. “Sezai Surroi 1” Bujanoc – Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë, Sh.M. “Sezai Surroi 2” – Sh.M.T. “Presheva”. Sh.F. “Naim Frashëri” Bujanoc – Sh.F. Ali Bektashi” Nesalcë, “Muharrem Kadriu 2” Tërrnoc – “Ibrahim Kelmendi 2” Preshevë, “Ibrahim Kelmendi 1” – “Desanka Maksimoviq” Bilaç, “Selami Hallaçi” Rahovicë – “Migjeni” Caravajkë, “Sami Frashëri” Lluçan – Zenel Hajdini” Raincë, “Ibrahim Kelmendi 3” – “Dituria” Corroticë, “9 Maji” Leran – “Abdullah Krashnica” Miratocë, dhe “Zenel Hajdini” Tupallë Medvegjë – “Muharrem Kadriu 1” Tërrnoc.
———————-
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se partia e tij dëshiron të futet në pushtet, pas zgjedhjeve të ardhshme serbe, por me kushtin që qeveria të ketë politikë tjetër nga ajo aktualja. “Duhet me sjellë mendjen e shëndoshë në politikë me aksiomën se Kosova është e pavarur nga Serbia. Shumë shpejtë në tavolinë me Thaçin. LDP në qeveri – Rezoluta 1244 në histori “, ka thënë Jovanoviç në një sesion të Këshillit të Përgjithshëm të LDP-së. Jovanoviç ka theksuar se LDP do ta ndihmojë Partinë Demokratike dhe presidentin serb Boris Tadiç, por me kusht që ai ta ndryshoj politikën e tij.”Tadiç do të jetë lideri jonë deri në ditën e fundit të mandatit të tij. Dhe, do të jetë më i sigurt me ne pas shpinës së tij se sa me ata me të cilët është sot.
——————-
Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë të vendosur që referendumin e paralajmëruar për mesin e muajit shkurt, ta organizojnë dhe mbajnë, por e gjithë kjo nuk do të kalojë pa çrregullim dhe përkeqësim të raporteve në mes këtyre përfaqësuesve dhe Beogradit zyrtar, vlerësojnë politikanët serbë të veriut të vendit, raporton Radio Evropa e Lirë. Millan Ivanoviq, drejtues i Këshillit Kombëtar Serb, thotë se referendumin, përmes të cilit serbët e veriut do të deklaroheshin nëse i pranojnë ose jo institucionet e Kosovës, e kanë kundërshtuar autoritetet e Kosovës, përfaqësuesit e vendeve perëndimore, por edhe Beogradi zyrtar. Se a do të ketë pasoja për serbët e veriut të Kosovës, sipas Ivanoviqit, mbetet ende për t’u parë, por, siç thotë ai, tashmë ekzistojnë sinjale se Beogradi zyrtar po përpiqet që t’i disiplinojë ata. Ndryshe, të dy këta politikanë serbë të veriut të Kosovës, i shohin në mënyra të ndryshme raportet e Beogradit zyrtar dhe serbëve të veriut pas mbajtjes eventuale të referendumit. Ivanoviq nuk beson se marrëdhëniet e serbëve të veriut dhe autoriteteve në Beograd do të vazhdojnë të jenë të tensionuara. Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ditë më parë, kanë theksuar se mbajtja eventuale e referendumit dhe rezultati i tij nuk do të kenë efekt ligjor, por vetëm politik.
———————
Zyrtarët serbë mohojnë prezencën e forcave të tyre të sigurisë në Kosovë, përkundër apelit të 24 janarit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që Serbia të përmbahet nga ndërhyrja në Kosovë dhe të tërheq personelin e forcave të fshehta të saj. “Serbia nuk ka ndonjë forcë sigurie në Kosovë, që nga 1999, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe marrëveshjen e paqes të Kumanovës”, tha për SETimes zëdhënësi i qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlovic. Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, thotë se prania e Serbisë në Kosovë është e njohur gjerësisht, pavarësisht nga mohimet serbe. “Policia e Kosovës në disa raste ka ndaluar e verifikuar persona që janë identifikuar si anëtarë të MUP-it serb”, tha ai. Mihajlovic thotë se Beogradi e sheh deklaratën e GDN-së si një provokim dhe përpjekje për të dëmtuar Serbinë përballë dialogut në vazhdim me Kosovën. Dusan Janjic, drejtor i Forumit për Marrëdhëniet Etnike, thotë se kërkesa – për tërheqjen nga Kosova të forcave serbe të sigurisë – nuk është aspak e re. “Ato u përsëritën nga kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Beograd verën e kaluar”, thotë ai. Grupi kërkoi gjithashtu që Serbia të anulojë zgjedhjet e ardhshme lokale, në veriun e Kosovës të mbizotëruar nga serbët. Vladimir Radomiroviç, nga Qendra e Beogradit për Alternativat Strategjike, beson se kërkesat e GDN-së janë presion shtesë mbi Serbinë përpara vendimit për kandidaturën e saj në BE.”Tadiç tani ka një zgjedhje të qartë përpara tij: të heq institucionet serbe nga Kosova dhe të marrë statusin e kandidatit për BE, apo të mbajë zgjedhje në Kosovë dhe të provokojë Perëndimin”, thotë Radomirovic.
————————
Ministri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, thotë se “zgjidhja më e mirë” për Kosovën mund të përfshijë një korrigjim të vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës. “Washingtoni ka thënë se kurdoherë ne duhet të respektojmë realitetin në terren dhe realiteti në terren, sot, na thotë se janë dy Kosova: serbe dhe shqiptare”, thotë Dacic për SETimes. Kur është fjala te integrimi i Serbisë në BE, Dacic thotë se “Serbisë i duhet të hyjë në BE, pavarësisht të gjitha pengesave”. Por, në këtë aspekt, ai përmend kushtet që Serbia nuk mund t’i pranojë: “Njohjen haptazi të Kosovës, si dhe të gjitha përpjekjet për të detyruar serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch