Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 Janar 2014 – Astrid Thors do ti bëjmë presion Beogradit për të drejtat tuaja

RTP lajmet 30 Janar 2014 – Astrid Thors do ti bëjmë presion Beogradit për të drejtat tuaja

Komisionerja e lartë për kapica nacionale në Evropë Astrid Thors në mbrëmje është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa . Gjatë këtij takimi kryetari Mustafa e ka njoftuar zonjën Thors për diskriminet me të cilat përballen shqiptarët nga shteti serb.

Komisionerja e lartë për kapica nacionale në Evropë Astrid Thors u ka thënë kryetarit Mustafa se këto probleme do ti ngrisë edhe në nivele më të larta dhe do të kërkojë nga shteti serb që pakicës shqiptare tu e jepen të gjitha të drejtat sipas konventave ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

—————————————————–

Me ftesë të ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmit Bushati , liderët politik shqiptarë dhe shoqëria civile  dje kanë qëndruar në Tiranë. temë e këtij takimi ka qenë bashkëveprimi unik i liderëve politik shqiptarë të Luginës. Ndërsa këta të fundit kanë kërkuar më shumë angazhim nga qeveria shqiptare.

Në  takim e parë gjithëpërfshirës në mes përfaqësuesve të Luginës së Preshevës dhe ministrit të jashtëm Ditmit Buashti  janë  trajtuan problematikat e përditshme, me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës por edhe me zhvillimet e fundit politike .

Diskutimet ishin  përqendruan në nevojën për maksimizimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, përfshirjen më të plotë në jetën ekonomike dhe sociale, sikundër pasqyrimin më realist të situatës në Luginën e Preshevës, pranë institucioneve ndërkombëtare.Sipas kryetarit dr.Ragmi Mustafa gjatë këtij takimi është kërkuar një qasje më e madhe e qeverisë shqiptare , ashtu siç po bën serbi për shtetasit e vet në Shqipëri  , Kosovë e Kroaci . Ndërkaq sipas deputetit Riza Halimi gjatë këtij takimi është kërkuar një bashkëveprim unik për sfidat që e presin Luginën , e sidomos në bisedimet me qeverinë serbe , të ndërmjetësuar nga OSBE.Po ashtu temë e këtij takimi kanë qenë edhe zgjedhjet parlamentare dhe për këshillat nacionale.Gjatë këtij takimi kryetari i Preshevë i ka dërguar edhe të dhënat për transferin e mjeteve të ndara nga takimi i Prizrenit.Ministri Bushati, gjithashtu i informoi pjesëmarrësit mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në 11 Janar 2014 në Prizren, si dhe mbi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu financimin për maternitetin e Preshevës dhe krijimin e fondit zhvillimor. Në mbyllje të takimit, bashkëbiseduesit kanë ndarë qëndrime të njëjta lidhur me nevojën e intensifikimit të kontakteve në të ardhmen dhe për konkretizimin e hapave që synojnë jetësimin e angazhimeve të marra.

———————————————————-

Janë gjithsej 1100 kërkesa që janë parashtruar nga ana e qytetarëve për legalizim të  objektit në Komunën e Preshevës  ndërsa 500 kanë mbetur për rishqyrtim  nga periudha e kaluar kështu ka deklaruar për RTP drejtori për Urbanizëm Shaban Jashari.

 

Afati për  paraqitjen e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leja ka përfunduar gjatë ditës së djeshme këtë e ka konfirmuara në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva drejtori për Urbanizëm  në Preshevë Shaban Jashari.

Sipas tij prej shpalljes së njoftimit për legalizim nga 31 tetori i vitit të kaluar  e deri më 29 janar të këtij viti nëpër gjitha bashkësitë lokale të komunës sonë janë paraqitur gjithsej 1100 kërkesa  të reja nga ana e qytetarëve. E në anën tjetër 500 kërkesa kanë mbetur për rishqyrtim nga periudha e kaluara. Drejtori për Urbanizëm veç tjerash potencon se është një mundësi shumë e mirë për ata që mendojnë regjistrimin e objektit ta bëjnë në katastar . Legalizimi i objekteve është një ndër kriteret e BASHKIMIT Evropian që duhet të përmbush Serbia pasi për mes këtyre të dhënave dhe sistemit XHIPIES,(GPS) identifikohet çdo vendbanim.

———————————————-

Shkolla fillore Abdulla Krashnica në Miratoc,në një ceremoni festive në Pres qendrën e kryeministrisë, ministri i Arsimit Tomisllav Jovanoviq, pranë qeverisë serbe ka marrë çmimin si ndër shkollat më të mira në Serbi .

 

Në një ceremoni festive në Pres qendrën e kryeministrisë, ministri i Arsimit Tomisllav Jovanoviq, pranë qeverisë serbe, çmimin si ndër shkollat më të mira në Serbi ia ndau drejtorit të shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc, Gafurr Hysenit.

Për vlerësimin e gjithëmbarshëm të punës në një institucion edukativo- arsimor duhet mbështetur në parimet e disa kategorive  vlerësuese, siç janë : Puna dhe jeta në shkollë, kushtet në të cilat punon shkolla, proceset që ndodhin në shkollë dhe produktet apo rezultatet që shkolla i arrin gjatë punës edukativo- arsimore duke mos anashkaluar angazhimin e organit udhëheqës, organit mbikqyrës- këshillit të shkollës, organet profesionale dhe organet këshilldhënëse të shkollës, andaj edhe shkolla fillore e fshatit Miratoc është vlersuar me notën më të lartë në regjionin e Jabllanicës dhe të Pçinjës. Siç ka thënë drejtori i shkollës, Gafurr Hyseni ky rezultat dhe këto suksese gjithsesi janë arritje të përbashkëta të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, dhe faktorëve tjerë relevant që kanë ndikim direkt apo inderekt në procesin edukativo-arsmor.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch