Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 korrik 2012

RTP lajmet 30 korrik 2012

Në pikat më të frekuentuara kufitare që lidhin Serbinë me Kosovën gjatë ditës së diel janë regjistruar radhë të gjata me disa kilometra, ku mërgimtarët kosovarë po detyrohen të presin deri edhe në 15 orë për shkak të mospunës së autoriteteve kufitare serbe. Ky kaos që po mbretëron pothuajse nëpër të gjithat pikat kufitare që lidhin shtetin e Serbisë me atë të Kosovës, veçanërisht në Merdare, sipas bashkatdhetarëve bëhet në mënyrë të qëllimshme nga policia kufitare serbe në kohën kur temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius dhe qëndrimi në kufij është i papërballueshëm. Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar për tollovitë e shkaktuara nga kolonat e gjata në pikëkalimin kufitar Merdare që lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë krijuar pritje të gjata në pikëkalimin Merdare, si në hyrje për në Kosovë, ashtu edhe në dalje për në Serbi. Pritjet më të gjata janë për qytetarët të cilët duan të hyjnë në Kosovë, ku janë krijuar kolona me kilometra të gjata, ndërsa për në Serbi diku nga 500-700 metra”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke shtuar se në bazë të informacioneve jozyrtare të pranuara nga qytetarët, e gjithë kjo pritje bëhet nga neglizhenca dhe mospuna e autoriteteve serbe.
—————-
Në vendkalimin kufitar në Suboticë të Serbisë dje në orët e mbrëmjes është ndalur e më pas edhe arrestuar nga policia serbe, Nehat (Neshat) Haliti (1980) nga Prizreni. Ai po udhëtonte nga Austria për pushime në Kosovë. Autoritetet kufitare serbe në forma të ndryshme po maltretojnë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, të cilët këtyre ditëve po kthehen për pushime në Kosovë. Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas mbajtjes prej mbi 12 orësh në stacionin policor në Suboticë, ai sot është transferuar në Beograd, ku edhe i është ngritur aktakuzë për krime lufte, keqtrajtim të dy personave gjatë luftës në Kosovë. Informatën për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar Natasa Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare. Që nga pas lufta Nehati me familjen e tij (prindërit dhe fëmijët) jetojnë dhe punojnë në Austri dhe kanë qëndrim të përhershëm. Bazuar në këto deklarata të familjarëve dhe burimeve të tjera, Qendra Rajonale e KMDLNJ-së kërkon reagim urgjent të mekanizmave ndërkombëtarë e vendorë dhe që të njëjtit të ndërhyjnë, për lirimin e Halitit nga arresti, përkatësisht paraburgimi, pasi në atë kohë ai s’ka qenë fizikisht në Prizren.

—————–

Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut, në kuadër të projektit “nisma e shoqërisë civile” në zyrta e klubit të rinjëve, ka bërë sot hapjen solemne të programit ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e institucioneve lokale të Preshevës kryetari Ragmi Mustafa, mennaxheri i programit Nikolas Herkules nga PBILD, deputeti Riza Halimi, drejtoresha e nismës Maja Miqiq, dhe shumë aktivistë të nismës së të rinjëve dhe klubit të të rinjëve në Preshevë. Qëllimi i këtij programi është që tiu mundësoj të rinjëve realizimin e praksës në organizatat e shoqërisë civile qytetare, ndjekjen e kurseve të gjuhëve të huaja, trajnime të teknikave të gazetarisë, si dhe punëtori me këshilla në temën “sit ë fillohet biznes privat”. Fillimishtë para të pranishëmve fjalën e morën financuesit e këtij projekti dhe implementuesit nga zyra e të rinjëve për të drejtat e njeriut në Preshevë. Ndërkaq këtë program e përshëndetën edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, I cili tha se komuna e Preshevës do të jap gjithë mbështetjen për të gjitha nismat që ndërmarrin të rinjët e komunës së Preshëvës, ndërsa fjalën e mori edhe deputeti Riza Halimi. Këtë projektë e financon Agjensioni amerikan për zhvillim ndërkombëtarë USAID përmes programit “Iniciativa e avokimit për shoqëri të qytetëruar” I cili udhëhiqet nga Instituti për bashkësi të qëndrueshme dhe e implementon Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut.

——————-

Nëse dikur bartja e syzeve me dioptri tek ne shikohej në aspektin negativ sidomos për një të ri , kjo dukuri tashmë ka thyer të gjitha tabut. Sot gati çdo qytetarë në nevojë merr me kohë masat preventive, duke përdor syze dhe kështu duke ruajtur shqisat e të pamurit . Një vetëdijesim të tillë tash e katër vite po e aplikon mërgimtari nga Rahovica Fitim Islami. Ai ka sjellë 450 palë syze të llojeve të ndryshme të cilat do ti ndahen qytetarëve në nevojë. Gjatë vitit 2008 Oftamologu Fitim Islami këtë iniciativë tashmë e cila është bërë traditë e kishte marrë nga ish punëdhënës i tij në Zvicër i cili po mendonte që syzet ti destinonte për në shtetin Rumun. Megjithatë pas kërkesës së Fitimi ato u dedikuan për në Preshevë. Që nga ajo kohë këtë aksion humanitarë Fitimi e realizon duke grumbulluar syze të përdorura në ordinanca private të oftalmologjisë, dhe i sjellë në vendlindje, ku shumë qytetarë kanë arritën të pajisen. Për veç syzeve me dioptri ai po ashtu ka sjellë edhe disa palë syze luksi për diell. Po ai bënë apel që me syze ta pajisen vetëm personat që kanë nevojë. Shpërndarja e syzeve do të bëhet të mërkurën në shtëpinë e kulturës duke filluar nga ora 10-të, ku çdo qytetarë që ka nevojë mund ti marrë ato falas .

————–

Greqia duhet ta lejojë pranimin e Maqedonisë në NATO nën referencën e përkohshme, ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit duhet të pajtohen se do t’i pranojnë standardet më të larta të mundshme të të drejtave të pakicave, shkruan analisti amerikan, Daniel Server. Server, ish i dërguar special amerikan në Bosnjë publikoi një sërë propozimesh për sigurimin e stabilitetit në Ballkan, para së gjithash të dedikuara, siç thotë, për t’u shmangur rreziku nga ndryshimi i kufijve të Ballkanit. Krahas pranimit të Maqedonisë në NATO, si zgjidhje të tjera kryesore për parandalimin e hartimit të kufijve të Ballkanit, Server e thekson zbatimin e planit të Marti Ahtisarit për pjesën veriore të Kosovës, negociatat evropiane për anëtarësim të udhëhiqen vetëm në kuadër të autoriteteve të caktuara qendrore të Bosnjës dhe Kosovës, përcaktimin e afatit kohor për fundin e ndarjes së Qipros dhe marrëveshje rajonale për të gjitha vendet e Ballkanit për respektimin e të drejtave të pakicave. Si forca ndërkombëtare të cilat duhet të qëndrojnë pas kësaj iniciative, Server i thekson Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

—————
Nga qeveria e re në Serbi, Evropa dhe SHBA-të para së gjithash presin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan gazeta ruse “Komersant”, sipas së cilës pushteti i ri serb tashmë i është qasur realizimit të këtij plani. “Deklarime aq të hapura se Kosova faktikisht është e humbur, nuk kishte bërë deri tani asnjë nga udhëheqësit serbë. Tani për këtë flet presidenti, i cili madje është një nacionalist…”, shkruan gazeta ruse. Evropa nuk është e shqetësuar për ardhjen e socialistëve dhe nacionalistëve të moderuar në pushtetin e Serbisë, sepse pret që pikërisht ata do të bëjnë atë që nuk kanë mundur ta bëjnë demokratët, vendosjen e marrëdhënieve normale me Kosovën, shkruan gazeta ruse, duke shtuar se më pas edhe afrimi i Serbisë me Rusinë nuk do të shkaktojë nervozizëm tek Perëndimi.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch