Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 maj 2012

RTP lajmet 30 maj 2012

Seanca Konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës, do të mbahet  javën e ardhshme

 

Javën e ardhshme pritet të mbahet Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës, këtë e konfirmon kryetari aktual i Kuvendit Besim Abduli. Ai për RTP tha se seanca do të mbahet brenda afateve ligjore, ndërsa do ta thërrasë përbërja e vjetër e Kuvendit.

 

 

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës, do të mbahet javën e ardhshme. Këtë e konfirmon kryetari aktual i Kuvendit Besim Abduli. Ai thotë se seanca do të mbahet brenda afateve ligjore, ndërsa do ta thërrasë përbërja e vjetër e Kuvendit. E sipas ligjit nëse përbërja e vjetër e fton konvokimin e seancës konstituive atëherë ajo duhet të bëhet Brenda 15 ditëve pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, e të cilat rezultatet u dhanë më 23 maj. Deri më tash sipas Abdulit, 3 kandidatë për këshilltarë nga 2 lista zgjedhore kanë refuzuar të certifikohen për këshilltarë, kurse KKZ ka bërë zgjedhjen e kandidatëve tjerë nga ato lista. Nesër është paraparë të mbahet edhe konsulta e fundit me sekretarin e Kuvendit, për të parë se a janë krijuar kushtet ligjore në thirrjen e seancës konstituive të përbërjes së re.

 

Përfaqësues të subjekteve politke nga komuna e Bujanocit kanë përshëndetur lirimin e 5 të burgosurve shqiptarë

 

Përfaqësues të subjekteve politikë nga komuna e Bujanocit kanë përshëndetur lirimin e 5 të burgosurve shqiptarë të cilët ishin arrestuar më 4 maj nga Forcat speciale të xhandarmërisë. Sipas liderëve politik lirimi I tyre dëshmon për luftën e drejtë të UCPMB-së,e në anën tjetër hedh poshtë të gjitha tezat e ministrit serb Ivica Dacic se shqiptarët kanë kryer krime lufte.

 

Lirimi i 5 burgosurve shqiptarë dëshmon se lufta e UÇPMB-ës ka qenë e pastër dhe se shqiptarët e Luginës nuk janë terroristë kanë qenë këto deklaratat e liderëve politik të komunës së Bujanocit.

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi i ka thënë RTP se më në fund Serbia zyrtare u deshtë të pranoj se nuk ka argumente dhe nuk ka fakte për akuza të tilla të cilat me vite tëra dhe radhazi i vishen shqiptarëve. Sipas Kamberit akti i djeshëm shënon dështimin politikës serbe e sidomos të ministrit të punëve të brendshëm Ivica Daçiç i cili kishte për qëllim që të fitoj vota në zgjedhjet e 6 majit qëllim këtë të cilin e arriti. Por sipas kreut të komunës së Bujanocit në anën tjetër është mirë që më në fund u dëshmua që të akuzuarit shqiptarë për krime lufte nuk janë pjesë e tyre dhe se lufta e UÇPMB-së nuk ishte e lidhur me krimet e luftës.Edhe për liderin LPD dhe njiherit kryetarin e kuvendit Jonuz Musliu  lirimi i pesë të arrestuarve dëshmon për luftën e drejt të UÇPMBS-së.Sipas Musliut arrestimet dhe akuzat kundrejt shqiptarëve janë pjesë e lojërave dhe platformës se Serbisë.

Ndërkaq  lideri i PD dhe njiherit nënkryetari  i  komunës së Bujanocit Nagip Arifi është i bindur se drejtësia është mbi të gjitha, dhe pafajësia do të vazhdojë të triumfojë, për ti treguar faktorit ndërkombëtarë dhe atij vendorë se në Luginë të Preshevës nuk ka terroristë, ashtu siç  konsideron Beogradi.

Më 4 maj gjegjësisht 2 ditë para zgjedhjeve të 6 majit ,forcat speciale të xhandarmërisë në orët e mëngjesit arrestuan 8 shqiptarë të komunës së Bujanocit , ku pesë të  liruarit ishin akuzuar për krime lufte. Sipas informacioneve tre të arrestuarit tjerë mbahen në burgun Vranjës për akuza të nivelit më të ulët , ku dy prej tyre akuzohen për pengim të personit zyrtarë në ushtrim të detyrës dhe njëri për armëmbajtje pa leje.

 

Aktiviteti tjetër i FRI – bashkëpunimi me shoqatën Besader nga Turqia për dërgimin e nxënësve në Medresenë e Turqisë

 

Forumit Rinor Islam në  bashkëpunim me Shoqatën Besader nga Turqia kanë ndërmarrë aktivitet për  të dërguar disa nxënës nga Komuna E Preshevës të cilët kanë dëshirë të studiojnë në medresenë e Stambollit. Afati i dorëzimit të dokumenteve është nga 1 deri më 15 qershor të këtij viti,dhe të drejtë konkurrimi kanë nxënësit të cilët kanë mbaruar klasën e tetë.

 

Forumi Rinor Islam me seli në Preshevë ndër aktivitetet e shumta qe ka realizuar brenda dy viteve,tani është duke realizuar edhe një aktivitet tjetër në lidhje me të rinjtë e Preshevës.

Aktiviteti i radhës ka të bëjë me nxënësit që kanë mbaruar klasën e tetë e të cilët duan të studiojnë në medrese edhe atë jashtë shtetit të paraqiten në zyrën e Forumit Rinor Islam për tu ofruar mundësinë e regjistrimit në medresenë e Stambollit në Turqi,mundësi kjo falë bashkëpunimit mes Shoqatës Besader nga Turqia dhe Forumit Rinor Islam. Sipas Kryetarit të Forumit Rinor Bejtulla Veseli afati kohor për dorëzimin e dokumenteve është pre 1- me 15 qershor,edhe pse numri i nxënësve të cilët duhet të regjistrohen është i vogël,ai lut nxënësit që cilët kanë dëshirë të studiojnë në medresenë e Turqisë ,qe të shpejtojnë  dhe ti dërgojë të gjitha dokumentet në zyrën e Forumit Rinor Islam.

 

 

RAJONI

 

Delegacioni i Kosovës i cili do të kryesohet nga zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, do të takohet me Komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle, Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom dhe përfaqësues të tjerë të Komisionit Evropian.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e zëvendëskryeministrit Kuçi, thuhet se Qeveria e Kosovës edhe një herë nëpërmjet këtij dialogu do të shpreh përkushtimin politik dhe afatgjatë, për t’i ndërmarr gjitha reformat e nevojshme të cilat do të sjellin edhe rezultate konkrete.
Po ashtu ritheksohet se sundimi i ligjit vazhdon të jetë top prioriteti kryesori Qeverisë e cila mbetët fuqimisht e përkushtuar për të arritur rezultate maksimale.
Dialogu ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, tani e tutje do të jetë i rregullt dhe do të mbahet dy here në vit, varësisht nga reformat në fushën e sundimit të ligjit
Graçanica është komuna e katërt me radhë në Kosovë, ku Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka hapur projektin ”Berza e Punësimit Kosova 2012”.

Ky projekt tradicional realizohet nën patronatin e Qeverise se Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Motoja e tij është “Eja Informohu, Regjistrohu, Trajnohu. Eja Punësohu”. Gjatë ceremonisë së hapjes u tha se do të punësohen së paku njëqind qytetarë të kësaj komune.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se ky është një projekt i rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët e Graçanicës dhe se ka dy qëllime; i para ofrimi i mundësisë së punësimit për qytetarët e kësaj ane dhe i dyti punëdhënësve u ofrohet mundësia e përzgjedhjes së punonjësve adekuat në profile të caktuara.
Sipas tij, kompania Elkos do të punësoi 50 qytetarë, sigurimi “Besa” do të punësoj 30 sosh dhe 20 punësime do të bëhen nga kompanitë tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë deklaroi se për të filluar dialogu me Serbinë, duhet të implementohen marrëveshjet e arritura më parë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai bëri të ditur se më 2 korrik do të mblidhet Grupi Drejtues Ndërkombëtar që edhe do të vlerësojë të arriturat e institucioneve të vendit.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro ndihmë Italisë pas tërmetit të fundit që goditi pjesën veriore të këtij vendi. Qeveria po ashtu ka miratuar edhe ligji për shëndetësinë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch