Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 Mars 2013

RTP lajmet 30 Mars 2013

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të ndalin përpjekjet për t’u bashkuar me Kosovës, edhe pse në procesin aktual të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është përmendur kjo çështje. Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se mungesa e suksesit për Luginën në këto biseda nuk do të thotë se është “fundi i botës”. “Absolutisht temën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk e kanë përmendur as kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e as ai i Serbisë – Ivica Dacic. Nuk e di çka kanë biseduar brenda, por publikisht nuk ka kurrgjë”, ka thënë Mustafa. Lideri shqiptar i Luginës së Preshevës vlerëson se ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve kryesore të BE-së, janë të interesuar për të çuar përpara çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke realizuar shkallën më të lartë të realizimit të të drejtave. Por, shqiptarët asnjëherë nuk do të kënaqen derisa të arrijnë bashkimin me Kosovën. As Kosova nuk e kishte mbështetjen për republikë para 20 vjetësh. Përpjekjet për bashkim nuk do t’i drejtojmë me luftë, por do të shfrytëzojmë metodat e demokracive më të larta. Nuk është domosdoshmëri lufta për t’u çliruar në shekullin XXI”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, bashkimi është misioni i çdo shqiptari, pa marrë parasysh a duan apo jo kryeministrat e dy vendeve, pasi që shqiptarët e kanë vënë verdiktin e tyre për bashkim në referendumin e vitit 1992.
—————–
Faktori njeri shkakton probleme në rrjedhën e ujërave atmosferike në mënyrë të pa kontrolluar në bashkësinë lokale Norçë. Këtë e ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva kryetari i kësaj bashkësie lokale, Xhelal Hasani ku sipas tij hedhja e mbeturinave në shtrat të lumit, ndërtimet e egra buzë shtratit të lumenjve shkaktojnë rrjedhën normale të ujërave atmosferike zakonisht gjatë reshjeve të shiut. Dëmet kthehen sërish tek vetë qytetarët e fajshëm apo të pa fajshëm. Rregullimi i shtratit të lumit sipas Hasanit do të zgjedh problemin e dëmeve që po u shkaktohen qytetarëve nga rrjedha jo normale e ujërave atmosferike për gjatë përroskës së Norçës.Kryetari i bashkësisë lokale Norçë, Xhelal Hasani apelon tek qytetarët për kujdes më të veçantë në parandalimin e hedhjes së mbeturinave në lum.
——————–
U promovua libri me titull Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot në kuadër të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë. Kryetar i shoqatës, Xhemaledin Salihu në ceremoninë e promovimit të librit foli për aktivitetet që kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës preshevare. Fjalë hyrëse e kishte profesor doktor, Agron Xhagolli nga Instituti Popullorë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Këngët e dasmës që janë praktikuar në Luginë të Preshevës përgjithësisht sjellin edhe mentalitetin, psikologjinë, raportet familjare dhe shoqërore në kohë të ndryshme. Informacione nga këto këngë vinë edhe për nivelin ekonomik, për veshjet e nuseve etj. Në këngë të ndryshme gjejmë edhe një inventar jo vetëm të veshjes së nuses duke përmendur ndër të tjera këto elemente anteria, përtaci, jeleki, duvaku, kapuci me pare, dimi të zeza lahori, shami bojëgjake etj. Nuk lihet pa u vlerësuar edhe aftësia e qëndisjes së elementeve të ndryshme të veshjeve nga ana e nuses, ndaj në këngë gjejmë urimin, Tlumt xherxhefi. Redaktori i librit, Ferid Selimi dhe profesor doktor Mustafë Ibrahimi kanë folur për rolin e librit Dasma shqiptare. Në ceremoninë e sotme solemne kishte edhe fjalë përshëndetëse nga zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani i cili potencoi se identiteti shqiptarë ruhet përmes dokeve dhe zakoneve shqiptare tradicionale. Studiuesit e traditës dhe kulturës shqiptare kanë konstatuar se me botimin e librit Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot vuloset historia e popullit shqiptarë.
—————–
Parapagimi mujor për Radio Televizionin e Serbisë do të hiqet, ndërsa televizioni publik në tri vitet e ardhshme do të paguhet nga buxheti i shtetit, njofton gazeta “Danas”. Parapagimi mujtor deri tani është paguar dhe ka ardhë me faturën e rrymës elektrike të harxhuar. Edhe pse RTS, nuk ka asnjë minutë program shqip, shumica e qytetarëve iu është shmangur pagesës së kësaj llogarie. Përndryshe, 500 dinarë është pagesa mujore për një shtëpi.
——-
Ne shpresojmë që Serbia dhe Kosova do të arrijnë marrëveshjen që do të lejojë normalizimin e marrëdhënieve dhe të vazhdojnë së bashku në rrugën drejt integrimit evropian. Ne besojmë se një marrëveshje e tillë mund të arrihet, meqë të dy palët kanë punuar në mënyrë konstruktive së bashku, tha zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shteteve të Bashkuara, Philip Reeker, duke komentuar takimin e radhës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë – Ivica Dacic. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet marrëveshja, Reeker thotë: “Nëse nuk ka marrëveshje, nga BE mbetet të vërtetojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të përmbushin synimet e tyre të integrimit evropian. Do të jetë një mundësi e humbur për të përmirësuar jetët e të gjithë njerëzve në Kosovë, veçanërisht në veri, dhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën do të vazhdojë të largojnë resurset dhe kohën nga përqendrimi në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal. Sipas tij, asnjë marrëveshje nuk do të jetë ideale, për asnjërën palë. Prandaj, Reeker thekson se të dy palët e kuptojnë se çka do të fitojnë dhe se të dy palët kanë vullnet të gjejnë zgjidhje “Është koha për t’u ndarë nga e kaluara, nga frika dhe të mendohet për të ardhmen. Mendoj se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë duan ta bëjnë këtë. E di se vendimet janë të vështira, por Qeveria e Serbisë ka treguar se ka tejkaluar sfidën për të menduar për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Reeker për Danas, cili çmon angazhimin e Dacicit për të krijuar raporte pune me Thaçin.
————————-
Sonte në ora 02:00 fillon llogaritja verore e orës, kur akrepat e orës lëvizin për një orë më përpara, që do të thotë se ora 02:00 do të konsiderohet ora 03:00, njoftojnë nga Byroja meteorologjike. Llogaritja verore e kohës do të përfundojë më 27 tetor të këtij viti.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch