Home » Lajme » RTP lajmet 30 nëntor 2011

RTP lajmet 30 nëntor 2011

Vdiq pretendenti i fronit mbretëror shqiptar, Leka Zogu i Parë. Sipas neurokirurgut Mentor Petrela, trashëgimtari i fronit vuante nga problemet multisistemike. Pas disa përmirësimeve të vogla të herëpashershme, në reanimacionin e Neurokirurgjisë, Zogu ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare, pas përkeqësimeve në mushkëri dhe fibrilacionit arterial në zemër. Për shkak të shëndetit të përkeqësuar, të favorizuar edhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryheshin nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit, 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë edhe e dëmtimit në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore. Leka Zogu u lind më 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. Është djali i Ahmet Zogut, mbretit të Shqipërisë në ato vite. Menjëherë pas lindjes, familja e tij nis një jetë të re në mërgim. Leka Zogu i I shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor 1993. Në ato vite bëri përpjekje për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë. Përfundimisht , me familjen e tij kthehet për të jetuar në Shqipëri në qershor 2002.
————————-
Trupi Koordinues ka ndarë mjete prej një milion dinarësh për tri kategori të personave në Preshevë, mjete këto të rregullta që dedikohen për qytetarët e komunës sonë. Sipas zyrtarëve komunal në bazë të konkursit për ndarjen e mjeteve dedikohen për fëmijët pa prind, nënat mbajtëse të fëmijëve dhe personat me nevoja të veçanta. Kjo kategori e qytetarëve do të marrin para në vlerën prej katër mijë e 300 dinarësh. Ndarja e mjeteve për tri kategorit e personave bëhet tek arkatari në lokalet e administratës komunale në Preshevë. Në bazë të dhënave në komunën e tonë janë të evidentuara gjithsej 231 familje ku përfshihen fëmijët pa prind, nënat mbajtëse të fëmijëve dhe personat me nevoja të veçanta.
————————–
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të marrin vendim rreth kandidaturës së Serbisë më 5 dhjetor, në një takim të Këshillit të Ministrave duke e bazuar në rezultatet e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Paraprakisht ishte menduar që kjo çështje të shqyrtohej në samitin e shefave të shteteve më 9 dhjetor. Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur të martën se vendimi rreth kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në Union pritet të merret më 5 dhjetor, shkruan “Express”. Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Politikë të Jashtme, ka deklaruar se ky vendim pritet të merret të hënën e ardhshme nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm. “Në bazë të përparimit në dialog dhe mendimit të Komisionit Evropian, Ministrat e Punëve të Jashtme do të shkëmbejnë sot mendime derisa përfundimet pritet të bëhen të hënën më 5 dhjetor”, ka thënë Kocijancic. Një gjë e tillë është paralajmëruar edhe nga zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq, të martën në Bruksel. Vendimi rreth kandidaturës së Serbisë ishte parashikuar të merret më 9 dhjetor në samitin e shefave të shteteve të BE-së, por sipas zyrtarit serb, Bozhidar Gjeliq, agjenda ka ndryshuar për shkak të krizës së financiare të vendeve të Eurozonës. “Vendimin duhet të pritet qysh më 5 dhjetor”, ka thënë Gjeliq.
————————-
Nisma e të rinjve për të drejta e njeriut zyra në Preshevë para nxënësve të gjimnazit Skënderbeu ka prezantuar programin për lider të rinj të Evropës Qendrore. Aktivistët e nismës kanë prezantuar konkursin ku të drejtë aplikimi kanë nxënësit prej moshës 16 deri 18 vjeç dhe pjesëtarë të moshës më të vjetër duke filluar nga 25 deri në 40 vjeç. Aplikimi do të jetë deri më 13 janar 2012, ndërkaq prej moshës rinore do të përfitojnë dhjetë kandidatë dhe 2 të moshës së rritur duke përfshirë 5 qytete. Abdulla Ahmedi koordinator nismës së të rinjve për të drejta e njeriut zyra në Preshevë thekson se 2 të rinjtë nga Presheva që do ta gëzojnë këtë drejtë, prej muajit qershor do të qëndrojnë 4 javë në SHBA. Ata bashkë me të rinjtë nga Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia do të mësojnë rreth mënyrave të zgjidhjes së problemeve në bashkësitë lokale , aftësive të paraqitjes publike dhe udhheqësisë së kulturës amerikane. Majlinda Hyseni është nxënësja nga gjimnazi Skënderbeu e cila vitin e kaluar ka qenë në SHBA si fituese e programit të Liderëve të rinj nga Presheva. Programi për lider të rinj të Evropës Qendrore financohet nga Zyra për arsim dhe kulturë e Departamentit të SHBA-së , ndërkaq këtë program e realizon Qendra Ndërkombëtare ,, Meridian ,, dhe Nisma e të rinjve për të drejta e njeriut në Serbi në bashkëpunim me ambasadën amerikane.
—————–
Lideri i Partisë Liberalo Demokratike, Çedomit Jovanoviq në një deklaratë për medie deklaron se strategjia e qeverisë serbe “edhe Be dhe Kosova” do të thotë as BE e as Kosova, në vazhdim prezantojmë deklaratën e plotë. Qytetarë të Serbisë, jemi të obliguar të kemi kurajo atëherë kur Srbija ka humbur kurajon e saj. Jemi të obliguar t`ja themi të vërtetën Sërbisë në të cilën është më lehtë të gënjesh të tjerët dhe veten. Jemi të obliguar ta mbrojmë të drejtën tonë për Sërbinë në Europë dhe Europën në Sërbi. Të gjithë ne, qytetarët qëllim mirë, luftëtarët për Sërbinë europjane prej 9 marsit e deri më 5 tetor, jemi të hidhur për shkak të shumë qëllimeve të shpërdoruara. Veçanarisht jemi të pakënaqur për shkak që Qeveria proeuropiane i përshtatet kushteve të histerisë antieuropiane dhe strategjisë që drurët në dy kalimet doganore në veri të Kosovës të bllokojnë fitimin e status kandidatit dhe datës për fillimin e negociatave rreth antarsimit të Sërbisë në Bashkimin Europian. Në një vend që nuk ka kohë të humb, humbja e status kandidatit apo kandidimit pa datë të negocijimeve do të nënkuptonte edhe një vrasje të një ardhmërie normale, edhe një shkatërrim i gjithë asaj cka në Sërbi ka mbijetuar, edhe një izolim në periferinë e Evropës për të gjithë ata që nuk kanë ikur nga Serbia. Për hutimin në të cilin gjindemi, përgjegjësinë kryesorë e mban politika e qeverisë, e cila me kalkulimet dhe hezitimin e saj shumë seriozisht ka rrezikuar orientimin europian të shoqërisë dhe intereset vitale që varen prej saj. Për atë, askush më të mos pres që pa fjalë të jemi statik në llogaritjet që bëhen kundër Sërbisë europiane. Ne sot nuk mund ti kryejmë punët të cilat vetëm qeveria mund ti kryej. Ata të cilët e udhëheqin Serbinë duhet të marrin përgjegjësinë për ardhmërinë e saj europiane. Në qoftë se përcaktohen për të vërtetën, do të na shohin neve të cilët nuk mund të presim më, sikurse nëpër fushë të minave pastrojmë rrugën europiane të Sërbisë që ata e udhëheqin. Serbija duhet ta ndërroj politikën nëse dëshiron Evropën. Në vend të parollave të vjetra kosovare, neve na duhet një guxim i ri politik. Shoqërinë e lëvizin ide të vlefshme, njejt ashtu si e shkatrrojnë falsifikatet, në cka edhe është kthyer politika e sotme e qeverisë ndaj Kosovës. Ide që duhet formojë një horizont të qartë i cili qëndron para nesh. Ide dhe vizion të tillë nuk mund ta arrijmë nëse qëndrojmë jashtë Evropës, në konflikt të vazhdueshëm dhe mosmarrveshje me shtetet demokratike që udhëheqin botën. Për atë besojmë se beteja për Serbinë në Evropë dhe Evropa në Sërbi është një politikë e drejtë dhe e ndershme
———————–
Një komunitet shqiptar plot energji po “lulëzon” në kryeqytetin e Serbisë dhe është një pjesë përbërëse e imazhit kozmopolit të qytetit. Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në Beograd është i paqartë. Autoritetet e qytetit thonë se ka 1.492 shqiptarë që jetojnë në Beograd, shkruan SETimes. Të përzier me stilin e jetesës urbane të Beogradit jetojnë shumë shqiptarë që janë vendosur aty kryesisht nga Kosova, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Beogradi i mirëpriti ata krahëhapur dhe sot ata punojnë si doktorë, avokatë ose gazetarë. Numri i tyre është i paqartë — autoritetet e qytetit thonë se ka 1,492 shqiptarë. Njëri nga më të famshmit, aktori Bekim Fehmiu, zgjodhi të jetojë në Beograd deri sa vdiq, vitin e kaluar. Problemet politike mund të bëjnë që disa komunitete të harrohen, megjithëse ato mund të jenë një urë mirëkuptimi, tha komentuesi politik në Prishtinë, Fatlum
Sadiku.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch