Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 Nëntor 2012

RTP lajmet 30 Nëntor 2012

Tre fëmijë në një lagje të St.Hekurudhor iu janë falenderuar kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe pushtetit lokal, për asfaltimin e rrygës në lagjen e tyre të BL të St.Hekurudhor që lidhet me rrugën kryesore. Kjo lagje me rrethë 20 shtëpi më nuk do ta ketë problemin e infrastrukturës rrugore. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se ky është investim i përbashkët me mjetet e buxhetit të komunës dhe Trupit Koordinues ku e gjitha ka kushtuar rrethë 2 milion dinarë.

E kryetari BL të St.Hekurudhor falenderon pushtetin local për asfaltimin e kësaj rruge, e cila ka qenë më se e nevojshme.

Këtë vitë pushteti lokal rëndësi të veçantë i ka kushtuar projekteve që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve ku deri më tash janë investuar në infrastrukturën rrugore dhjetëra miliona dinarë.

————————————–

Serbia tani ka 7.182.862 banorë, apo 4.15% më pak se në vitin 2002, janë njoftuar sot në Beograd rezultatet zyrtare të regjistrimit të popullatës në Serbi që është bërë prej 1 deri 15 tetorit 2011. Si arsye për numrin e zvogluar të numrit të banorëve në Serbi është cekur rritja negative e numrit të lindjeve, largimi i një numri jashtë shtetit si dhe bojkotimi i regjistrimit të popullatës në tre komunat – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë drejtori i Insitutit për statisitika Dragan Vukmiroviq. Rritja e numrit të banorëve është shenuar vetëm në 25 komuna nga 168 gjithsejt, dhe rritja më e madhe është në Novi Pazar me 16.67% si dhe në Novi Sad me 14.14%. Në Serbi jetojnë 83.32% serb, hungarez 3.53%, romë 2.05%, boshnjak 2.02% dhe kroat 0.81, ndërsa sipas statistikave shqiptarë në Serbi janë 0.08%.

Shtrohet pyetja, nëse numri i banorëve shqiptar ka ndikuar në zvoglimin e numrit të përgjithshëm të Serbisë, atherë sa banorë duhet ti ketë Lugina e Preshevës

——————————

Me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës e njëherit Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagës, përshëndetje e veçantë i përcillet gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet. Me këtë akt drejtësie të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe faqebardhësia e plotë e zotit Haradinaj. Në këtë kohë, pikërisht ditën e parë të fillimit të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdohet festa e madhe e kombit shqiptar. Lirimi në pafajësi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tijë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve u sjell një potencial shumë të fuqishëm politikë për të ardhmën e shqiptarëve. Lugina e Preshevës me një siguri të madhe do të jetë e mbështetur si në rrafshin politikë poashtu edhe dimensione tjera shoqëroro ekonomike.  Tani, është koha që qeveria serbe pa u hamendur të kërkojë falje shqiptarëve të Republikës së Kosovës për të gjitha veprimet e forcave të saja militare e paramilitare të kryera gjatë tërë viteve të nëntëdhjeta ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Gjithsesi të vazhdojë bisedimet me autoritetet homologe të saja në Kosovë gjer në njohjen e realitetit më të ri të sajë, njohjen e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë arrihet pajtueshmëria e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e njëherit krijimi i kushteve për hyrjen e gjithë rajonit në Evropën e Bashkur atje ku e kemi vendin e merituar të gjithë, thuhet në njoftim të kryetarit të PDSH-së, inxh i dipl el. Ragmi Mustafa

Lëvizja e Progresit Demokratik, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin nga gjitha akuzat ish komandantët e UÇK-së: Ramush Haradinaj, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Triumfi i drejtësisë në Tribunalin e Hagës është edhe një dëshmi se lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës me gëzim e kanë pritur lirimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëkomandatëve të tij, të cilët e dëshmuan pafajësinë dhe legjitimuan luftën çlirimtare të Kosovës. LPD, konsideron se fitorja e Ramush Haradinajt, ish komandant i UÇK-së për Dukagjin si një fitore edhe e luftës çlirimtare të UÇPMB-së, për liri dhe drejtësi në Luginën e Preshevës. Fitorja e drejtësisë për komandantët e UÇK-së është një motiv i madh edhe për ish luftëtarët e lirisë të UÇPMB-së, të cilët po i vuajnë dënimet padrejtësisht nëpër burgjet e Serbisë, thuhet në njoftimin e LPD-së, me kryetar Jonuz Musliun

——————————

 

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë se situata në jug të Serbisë është stabile, por mund të ketë incidente nëse vendoset që të rrënohet përmendorja e vendosur në qendër të Preshevës. Ai ka paralajmëruar takim me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale të tre komunave për zgjidhjen e problemeve ekonomike po edhe problemeve tjera. Stankoviq ka thënë se duhet të mundësohet që jugu i serbisë të zhvillohet sikuse edhe pjesët tjera të Serbisë, duke theksuar që qëllimi i tij është të dëgjojë sygjerimet se çka duhet të bëjë shtetit që të përmirësohen kushtet ekonomike si dhe punësimi, si dhe cilat objekte infrastrukturore duhet të ndërtohen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ti mundësohet qytetarëve një jetë normale. “Nuk është regjistruar asnjë incident. Këto dy ditë nuk ka pasë trazira, dhe kjo është gjë e mirë” ka thënë Stankoviq. Ai ka thënë se problemet në jug të serbisë duhet të zgjidhen në marëveshje me ta, pop edhe me bashkëpunim të bashkësisë ndërkombëtare. “Nëse kjo nuk ekziston, atherë kemi problem të madh. Bashkësia ndërkombëtare, shteti dhe qeverisja lokale dhe njerëzit që jetojnë aty duhet që me forca të përbashkëta të gjejnë të përbashktën” ka thënë Stankoviq. Ai ka thënë se problemet më herët janë zgjidhur me vendime të shkurtra e jo me dialog. “Kështu kemi ardhë aty ku jemi. Tani me dialog duhet të zgjidhen të gjitha problemet që i kanë këto komuna. Në këtë dialog duhet të marrin pjesë të gjithë” ka përfunduar kryetari i trupit koordinues.

———————————————

Të shtunën më 24 nëntor filloi punën shkolla e gjuhës serbe. Mësimi do të mbahet në shkollën e mesme Teknike në Preshevë. Të gjuthë kandidatët të cilat ju kanë nënshtruar testit në gjuhën Serbe, emrat e tyre mund ti gjejnë në tabelën e shpalljeve të Komunës së Preshevës, në shkollën e mesme Teknike, në Gjimnazin „Skenderbeu“ dhe në zyrën e Trupit Koordinues në Preshevë. Kursi I gjuhës Serbe mbahet të shtunave dhe të dielave

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch