Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 qershor 2012

RTP lajmet 30 qershor 2012

Pas konfirmimit të lajmit nga avokati mbrojtës Ilija Rduçeviq Selmon Sadikut i akuzur për krime lufte në Gjilan në seancën gjyqësore të mbajtur dje në Beograd , se i akuzuari Selmon Sadiku nga Rainca është liruar nga burgu dhe do të mbrohet në liri një gjë e tillë nuk qendron sepse ai është dërguar nga burgu i Beogradit drejtë për në burgun e Nishit. Me këtë rast ekipi i Radiotelevizionit Presheva gjatë ditës së sotme vizitoi familjen e Selmon Sadikut për të mësuar më gjerësisht rreth këtij rasti nga vëllai i Selmonit Jakup Sadiku. Pas leximit të vendimit për mbrojtje në liri të Selmonit të emocionuar pritëm me orë të tëra vëllain por kjo gjë nuk ndodhi sepse ata Selmonin e kishin dërguar për në burgun e Nishit, deklaroi kështu Jakup Sadiku vëllau i të akuzuarit. Ai më tej shtoi se gjendja e tij shëndetësore nuk është edhe aq e mirë. Vëllai i Selmonit kritikon liderët komunal poashtu edhe ata rajonal se nuk po shprehin interesim për lirimin e tyre nga burgu. Intereseimi për të kuptuar për arsyen e dërgimit të Selmonit në Burgun e Nishit do vazhdojë së bashku me avokatët mbrojtës në fillim javë. Përndryshe Selmon Sadiku është arrestuar më 26 dhjetor të vitit 2008 i akuzuar për KRIME LUFTE.

———————

Nuk ishte edhe aq e rastit odisejada e djeshme disa-orëshe e “lirimit” të Selimon Sadikut nga burgu qendror i Beogradit, sepse ai në vend se të vinte në shtëpinë e tij në Raincë, dhunshëm u dërgua në burgun famëkeq të Nishit, dhe pas shumë kërkesave u dha vetëm një arsyetim gojor i thjeshtë se na i paska edhe nja 7 muaj burg shtesë për ndonjë arsye tjetër.Selimon Sadiku u arrestua në datën 26 Dhjetor 2008 në shtëpinë e tij në Raincë e jo në ndonjë burg nëpër Serbi apo ndokund tjetër për ndonjë veprimtari të palejueshme. As edhe Avokati i tij mbrojtës nuk do të kërkonte lirimin e tij, poqese do të kishte parakushte të tilla.Sidomos Prokuroria, në asnjë mënyrë nuk do ta kishte anashkalur këtë “fakt” për të “dëshmuar” për realizimin e qëllimeve të saja.Fundja, Kryetarja e Trupit Gjykues të Gjyqit të Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, Snezhana Nikoliq Garotiq, nuk do ta kishte marrur vendimin për mbrojtje në liri, poqese do të kishte ndonjë dënim tjetër, përpos nëse ka dashur qëllimshëm të komplikojë gjërat përballë dëshmive të pakontestueshme për pafajësinë e qintëpërqintë të djemëve Shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, pafajësi të cilën mrekullueshëm e argumentoi dje dhe pardje para Prokurorisë Serbe për Krime Lufte dhe para po këtij Trupi Gjykues pikërisht Selimon Sadiku, në të kundërtën, Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq që të Hënën e pare, më 2 Korrik 2012, do të duhet ta shfuqizojë vendimin e saj që Selimon Sadiku të mbrohet në liri.Edhe kjo, mu si arrestimi i 26 Dhjetorit 2008, mu si ngritja e Aktakuzës së 25 Qershorit 2009, mu si Aktgjykimi i 21 Janarit 2011 është një represion i hapur antishqiptar, një montim fundekrye politik i Beogradit.

————————

Kryeministri i ri i Serbisë, Ivica Dacic duke komentuar ngjarjen e dhunshme në Merdar, ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë do të angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.“Vidovdani është një festë e madhe për popullin serb dhe në çdo Vidovdan ndodhin incidente në Kosovë. Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta festojë këtë festë, atëherë parashtrohet pyetja se kush mund ta sigurojë jetë e qetë të serbëve në Kosovë. Ju e dini se në Kosovë ne nuk i kemi forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Serbisë do të insistojë mu në këtë”, ka deklaruar Dacic për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton ‘Koha”.Si kryeministër i ri i Serbisë, Ivica Dacic, planifikon të thirret në Rezolutën 1244 ku parashihet se nëse e lejon komandanti i KFOR-it, Serbia mund të kthejë deri në 1000 trupa në Kosovë.

—————————–

Në këto kushte klimatike me temepratura të larta deri në ato 38 grad celzius mjekët prefrojnë kujdes mjaft të shtuar si për fëmijët e poashtu edhe për të rriturit dhe personat me sëmundje kronike. Te mos dilet jashte ne periudhen nga ora 10:00 deri 17:00 pa nevoje, ndersa rekomandohet qe njerezit te levizin vetem ne oret e mbremjes. Gjate ketyre temperaturave tropikale shmangen aktivitete te renda, duke pershire sportin, vecanerisht ne periudhen me te nxehte te dites.Te vishen veshje te lehta dhe me ngjyra te hapua, syze dielli dhe kapele ne koke. Gjate qendrimit te domosdoshem ne te hapur, rekomandohen pushime me te shpeshta nen hije.Te pihen se paku dy litra lengje dhe ato uje jo te gazuar, uje mineral, lengje, caj dhe supe.Ndalohet rreptesisht konsumimi i ushqimeve me yndyre dhe embelsirave.Qytetaret duhet t’u shmangen pijeve alkoolike, pijeve qe permbajne kafeine, pijeve teper te ftohta.Shpesh te kontrollohet tensioni i gjakut dhe menjehere te vizitohet mjeku ne qofte se paraqitet dhimbje koke, mundime ose humbet sasi me e madhe e ujit nga organizimi. Rekomandohet qe vozitesit te cilet duhet te bejne relacione me te gjata te nisin ne mengjes, ose ne oret e pasdites. Rekomandohet qe femijet, te moshuarit, te semuret kronike dhe grate shtatzena te qendrojne me shume ne hapesira te mbyllura, te klimatizuara, ndersa obligimet e domosdoshme t`i kryejne deri ne oren 10 te mengjesit, ose pasdite pas ores 17.Vecanerisht te disiplinuar duhet te jene te semuret kronike e sidomos ata me semundje te zemres, neurologjike, te semuret me diabet, te semuret me semundje te mushkerive te bardha dhe te tjera. Per te gjitha ndryshimet ne gjendjen shendetesore eshte e domosdoshme te konsultohen me mjekun.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch