Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 30 tetor 2012

RTP lajmet 30 tetor 2012

Komuna e Pershevës dhe Bujanocit nesër organizon panairin Javët e biznesit kombëtarë në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë. Ky aktivitet ka karakter promovues të prodhimeve kombëtare. Qëllimi I panairit është informimi I qytetarëve të Luginës por edhe të rajonit për prodhimet dhe shërbimet kombëtare që meritojnë partneritet me të gjithë afaristët mbarë shqiptarë, e tërë kjo në ngritjen dhe avancimin emirëqenies socio- ekonomike të rajonit. Javët e biznesit kombëtarë do të tërheqin ekspozues të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali I ZI dhe Lugina e Preshevës ku ti shërbejë rritjes së bashkëpunimit në mes të sektorit prodhues dhe ati përpunues si dhe lidhjes së kompanive vendore me bizneset nga trojet shqiptare. Pjesmarrja e bizneseve dhe vizitorve në panair është falas.
——————-

Vaksinimi kundër sëmundjes së Tetanosit fillon prej ditës së enjte respektivisht nga 1 nëntori i këtij viti. Ky vaksinim vlen për të gjithë personat e lindur të viteve 1952, 1962, 1972 dhe 1982. Vaksinimi në fjalë do të realizohet nëpër të gjitha bashkësitë lokale të komunës sonë, ka deklaruar sot në programin e paradites së Televizionit Presheva PËR JU mjekja Arta Selimi koordinatore për vaksinim në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Sipas mjekes në fjalë vaksinimi kundër kësaj sëmundjeje është mjaft i nevojshëm sepse mbron organizimin në raste të lëndimeve nga sëmundja në fjalë. Mjekja në fjalë në fund ftoi të gjithë peronat që janë të lindur në vitet e lartpërmendura mund të vaksinohen edhe po që se nuk janë të evidentuar nëpër lista përkatëse apo edhe nëse nuk iu kanë dërguar ftesa.

——————

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva, ka filluar me karvanin poetik në Luginën e Preshevës. Kjo shoqatë kishte zgjedhur shkollën fillore “Zenel Ajdini” të fshatit Raincë, për të filluar këtë karvan i cili do të zgjasë deri në fund të vitit shkollor 2012/2013 apo më saktësishtë më 30 maj 2013. Fillimishtë këtë orë letrare ku morën pjesë nxënës, arsimtarë, udhëheqësit e shkollës dhe shkrimatrë nga Presheva e Bujanoci e hapi kryetari i shoqatës “Feniks” Bilall Maliqi. Ndërsa gjatë fjalës së tij drejtori i shkollës fillore “Zenel Ajdini” në Raincë Shukri Ymeri falenderoi shoqatën që ka zgjedhur këtë shkollë për fillimin e karvanit poetik. Ndërkaq profesori i historisë njëherit edhe shkrimtari Ismet Bajrami para të pranishmëve recitoi neë poezi të vetin që ia kishte kushtuar flamurit.

——————

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Preshevë, Kujtim Sadriu, gjatë mbledhjes së djeshme të këshillit qëndrorë të këtij subjekti, kërkoi lirimin e të burgosurve shqiptarë të Luginës. Në këtë mbledhje të mbajtur në Beograd u kërkua që të ngritet zëri në kuvendin e Serbisë për lirimin e të burgosurve të pafajshëm. “Janë harruar këta njerëz që ndodhen në burgje dhe me dënime të rënda”, tha me këtë rast Kujtim Sadriu, që përfaqëson subjektin e Çedomir Jovanoviqit në Preshevë. Ai mëtej shtoi se disa politikan kanë krijuar konfikt në Preshevë, “më kujtohet si femijë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanoci quheshin Kosove Lindore, ndërsa sot Luginë e deri sa në fund edhe Serbi Jugore”, u shpreh Sadriu. Sipas Sadriut këto ndryshime të emërtimeve dhe moskujdesi për popullatën shqiptare të Luginës u bënë nga politikanët vetëm për interesa të tyre, si për të fituar edhe ulëse në parlament.
—————-
Drejtues të Shoqatës e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL, “Vatra”, thanë se takimet e tyre lobuese për Kosovën Lindore ishin të suksesshme. Sejdulla Kadriu, tha se në aktivitetet e parapara nga kryesia e delegacionit të “Vatrës”, çdo herë në përbërje të ndryshme, ka mbajtur takime me të gjitha partitë që janë pjesëmarrës në Parlamentin e Kosovës, dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës si: zv.Kryeministrin Hajredin Kuqi, Kryeparlamentarin z. Jakup Krasniqin, Kryetarin e OVL Muharrem Xhemajlin, përfaqësuesit e PDK-së, të LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes, AKR-së dhe Lëvizjes për Bashkim. Sipas tij, këto takime kishin për qëllim sensibilizimin e opinionit të gjerë, por edhe të pozitës e opozitës në Kosovë se; problemi i Kosovës Lindore nuk është zgjidhur, andaj ne kërkuam nga të gjithë, që të na përkrahin sa më fuqishëm në zgjidhjen fatlume të kësaj çështje, shkruan 2lonline. “Në bisedimet eventuale, nëse bisedohet me Serbinë për pjesën e Veriut, atëherë me çdo kusht në agjendën e bisedimeve të futet edhe Kosova Lindore. Mendojmë se çdo insistim i palës kosovare për përfshirjen në agjendë edhe të problemit të Kosovës Lindore, vetëm sa e forcon pozicionin e palës kosovare për kërkesa reciproke” thekson Kadriu.
—————-
Serbët protestojnë kundër vizitës në Beograd të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me moton: “Larg kthetrat nga Kosova, kjo është toka e serbit”. Mbështetësit e lëvizjes “Nasi” kanë mbajtur mbrëmë një protestë në Sheshin e Republikës në Beograd. Pos tyre, të pranishëm ishin edhe organizatat tjera ekstreme djathtiste, si Këshilli Serb “Zavetnici”, transmeton smedia. Në protesta ata kanë thënë se Clinton nuk është e mirëseardhur në Beograd, për shkak të “rolit amerikan në grabitjen e Kosovës nga Serbia”. Vojislav Seselj, i cili drejton Partinë Radikale Serbe dhe i cili është duke u gjykuar në Hagë për krime lufte, ka urdhëruar “të gjithë patriotët serbë” të mblidhen jashtë Presidencës serbe para vizitës së Sekretares Clinton dhe Përfaqësueses për Punë të Jashtme në BE, Catherine Ashton, transmeton ansamedia. Në anën tjetër, kundër kësaj vizite është shprehur edhe opozita serbe.
——————-
Policia e Novi Pazarit arrestoi të hënën pesë anëtarët e grupit të tifozëve të futbollit “Ekstremi” nga Novi Pazari, të cilët ditë më parë kishin vënë një flamur me përmbajtje fyese gjatë gjatë një ndeshje futbolli, ku shkruante “zemra veshka, mushkëri – rroftë shtëpia e verdhë”, duke aluduar në atë që propaganda serbe e ka ngritur për gjoja trafikim me organet njerëzore të marra nga serbët e rrëmbyer në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka deklaruar për Tanjug se flamuri është sjellë në stadium nëpërmjet portës veriore. Një nga tifozët është akuzuar edhe për pengimin e një oficeri të policisë në krye të detyrës. Tifozët e Novi Pazarit e shfaqën flamurin gjatë një ndeshje me ekipin Rad të Beogradit më 24 tetor, si kundërpërgjigje ndaj një incidenti të ngjashëm në Beograd në mars, kur tifozët e ekipit Rad kishin shpalosur një flamur ku shkruhej “tela, thika, Srebrenicës” si fyerje për viktimat e krimeve të luftës në Srebrenicë. Dy incidente janë dënuar ashpër nga zyrtarët e nivelit më të lartë në Beograd dhe Novi Pazar, nga udhëheqësit fetarë, partitë politike dhe institucionet publike serbe.
—————-
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, organizon akademi përkujtimore dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve. Akademia përkujtimore që do të mbahet nesër nga ora 16h në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, do ti kushtohet Bardhyl Osmanit, Komandant “Delta” në 40 vjetorin e lindjes, dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Këto dy organizata me seli në Preshevë, njoftonë se para mbajtjes së akademisë përkujtimore, do të organizohen edhe homazhe te varri i Bardhyl Osmanit si dhe te penda e Rahovicës, vendi ku ranë dëshmorët. OVL e UÇPMB-së ftonë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇPMB-së si dhe qytetarët, që të marrinë pjesë në këtë homazh i cili do të niset nga selia e kësaj organizate në Preshevë, të mërkurën në orën 10h.

—————-

Ndeshjet e xhirosë së pestë në Ligën Komunale në futboll të vogël, e paraparë të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, do të luhen të mërkurën dhe të premten, kjo për shkak të reshjeve të shiut në fundjavë në vendin tonë.

 

Në Grupin A të Mërkurën takohen:

Zhunica – Shoshaja 14:00

St.Policor – Fontana B 14:40

Rainca 2 – Presheva 15:20

Rahovica 2 – Rahovica 1 16:00

 

Në Grupin B të Premte takohen:

Rainca 1 Norça 14:00

Miratoca – Lerani 14:40

Geraj Corrotica – Norça 15:20

Bushtrani e lirë

 

Ndërsa të shtunën dhe të dielën do të vazhdojë përsëri liga komunale me ndeshjet e xhirosë së gjashtë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch