Home » Lajme » RTP lajmet 31 dhjetor 2011: Subjektet politike dhe institucionale urojnë ” Gëzuar Vitin e Ri 2012″

RTP lajmet 31 dhjetor 2011: Subjektet politike dhe institucionale urojnë ” Gëzuar Vitin e Ri 2012″

Me rastin e festës së Vitit të Ri, përmes një mesazhi PDSH uron të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, me dëshirën që viti i Ri të sjellë, mirëqenie dhe perspektivë për të gjithë. Të dashur bashkëqytetarë, Viti që po e lëmë pas, për komunën e Preshevës, shënoi ndryshime të kënaqshme, duke qenë vit i sfidave të suksesshme. Ndërsa viti 2012, për PDSH pritet të jetë vit i kthesave historike të shqiptarëve nga trojet etnike, e sidomos i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ditur se cili është qëllimi kombëtarë i çdo personi me gjak shqiptari. Në vitin 2011, në komunën e Preshevës, duke iu falënderuar pushtetit lokal, në çdo Bashkësi Lokale është investuar si në infrastrukturë, në disa tjera në arsim e shëndetësi, duke bërë që jeta e qytetarit të jetë sa më e lehtë në këtë kohë të krizës ekonomike. Vitin 2012, së bashku me ju qytetarë të nderuar do të punojmë edhe më tepër në rrugën e fitoreve që na presin si komb shqiptarë. Kërkesat tona legjitime për më shumë të drejta në të gjitha sferat e veprimtarisë qytetare dhe kombëtare do të vazhdojnë edhe në vitin 2012-të. Zonja dhe zotërinj, urime Vitin e Ri 2012-të, plot shëndet, lumturi dhe harmoni familjare. Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë ne! Gëzuar!

———————-

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Të respektuar miq, Kam kënaqësinë, që në emër të Lëvizjes së Progresit Demokratik, t’ju përgëzoj për festën e Vitit të Ri 2012-të. Vitin, të cilin po e lëmë prapa s’ka se si të mos e kujtojmë për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, e posaçërisht ata të Komunës së Bujanocit po e përmbyllin edhe një vit të kthesave pozitive, ngecjeve dhe sfidave. Na mban shpresa se në vitin në vijim do të shënohen edhe më shumë hapa pozitivë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve tanë. Kërkesat tona legjitime për më shumë të drejta në të gjitha sferat e veprimtarisë qytetare dhe kombëtare do të vazhdojnë edhe në vitin 2012-të. Zonja dhe zotërinj, urime Vitin e Ri 2012-të, plot shëndet, lumturi dhe harmoni familjare. Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë ne! Gëzuar! NGA KRYESIA E LPD-së, Jonuz Musliu – kryetar.

————————–

Partia Demokratike të gjithë shqiptarëve kudo që janë i uron Vitin e Ri, me shpresë dhe dëshirë që në vitin 2012 të jemi më të bashkuar dhe me një perspektivë më të mirë për të gjithë ne. Vitin që e lamë pas ishte vit i shumë sfidave, vit i rritjes së papunësisë e i varfërisë, por vitin 2012 popullata e Luginës së Preshevës do ta pres me shpresë se të gjitha planet do t’i realizojë, si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë politik. Partia Demokratike uron që në vitin e ardhshëm shqiptarët e Luginës së Preshevës t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në arsim, kulturë, dygjuhësi, punësim, integrim në organet shtetërore, siguri të plotë, si dhe në të gjitha fushat tjera të jetës. Partia Demokratike, Kryetar: Mr Nagip Arifi

——————–

Të nderuar qytetarë të Luginës, Më lejoni që në emër të anëtarve të Bashkimit Demokratik të Luginës dhe në emrin tim personal tju uroj përzemërsisht Vitin e Ri 2012 me deshirë që në te te keni sshëndet e lumturi,paqë e prosperitet. Viti që po e lamë pas ishte vitë I vështirë për qytetarët e Luginës naspektin ekonomik,social e politik dhe uroj që në vitin e Ri të ketë ndryshime positive në cdo lami të jetës shoqëroro-politike .Pritshmëria është e madhe dhe besoj se në vitin e Ri do të kemi mundësi ti bëjmë këto ndryshime dhe me këtë të përmirsojmë sadopak jetën e qytetarit tone ,sepse ata një gja të tillë e presin nga ne. GËZUAR VITI I RI 2012 ! Me rrespekt, Dr. Skender Destani, kryetar i BDL-së

———————

Gjithë qytetarëve të luginës së Preshevës, dhe miqve tanë nga mbar bota ju urojmë festën e vitit të ri 2012 me dëshirë dhe shpresë që të jetë simbol i paqes, tolerancës dhe barazisë në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, e jo i konflikteve të interesave të ngushta personale e partiake e cila veprimtari është evidente dhe prezente në shoqërinë tonë. TA VAZHDOJMË PUNËN E FILLUAR ME NDRYSHIM! Me qindra mijëra njerëz kemi filluar. Kemi tronditur dhe rikthyer shumë qytete dhe komuna. Në Evropë po flitet rreth NDRYSHIMIT, jo si projekt partiak, por si mënyrë e re e të jetuarit në Serbi dhe luginën e Preshevës. NRYSHIM në politikë, ekonomi, kulturë, sport, shkencë, bujqësi, universitet – kjo është vendimi ynë për 2012. NRYSHIM nënkuptohet nxerrjen e njerëzve nga llogoret të cilat i ka futur politika. NRYSHIM nënkupton përdorimin dhe garantimi i lirë i barabartë gjuhës dhe të simboleve kombëtare të mbar përkatësive nacionale kjo është e vetmja alternativ e gjendjes eksistuse e të mjeruar në këtë luginë të Preshevës si dhe më gjerë. Partia liberale demokratike është këmbëngulës për ndryshimin e të gjitha akteve dhe ligjeve më të larta shtetërore dhe anasjelltas të cilat janë evidente ligje që tolerojnë dhunën huliganizmin, krimin e korrupcioni e gjithë kjo është thelbi i punës i cili patjetër duhet ta kryejmë është demokratizimi, qartë dhe sigurt kthim ndaj kushtetutës dhe pa ide të gabuara, sistem modern ekonomik dhe politik dhe dedikuar shekullit 21. NDRYSHIM ËSHTË LUFTA PËR JETË DHE EKZISTENC NË VITIN E RI DUKE E NDRYSHUAR NGA I VJETRI! GËZUAR VITIN E RI 2012! Këshilli i partisë liberale demokratike, Kujtim Sadriu

————————-

Me rastin e festës së ndërrimit të motmoteve në lokalet e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë u organizua sot një koktej rasti. Në këtë koktej morën pjesë të gjithë këshilltarët, anëtarët, aktivistë si dhe simpatizues të kësaj partie me ç’rast , kryetari i këtij subjekti politik Riza Halimi njëherit edhe Deputet Popullor përshëndeti pjesëmarrësit me një fjalim të shkurtër duke shpresuar që ky vit që po e presim të jetë vit i sukseseve dhe realizimit të aspiratave të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

———————-

Ministria e punëve të brendshme ka përkujtuar të gjithë qytetarët se afati për pasaportat e vjetër skadon me 31 dhjetor të këtij viti. Afati i përdorimit të “pasaporta të kalërt” skadon nesër dhe se nuk do të ketë vazhdim të saj. “Përkujtojmë qytetarët që nuk kanë ndërruar pasaportat e vjetra “pasaportat e kalërta” me ato biometrike, që afati i përdorimit është me 31 dhjetor 2011″ thuhet në njoftim

——————

Radiotelevizioni Presheva ju ofron programin festiv me rastin e festës së Viti të Ri 2012. Ekipi realizues gjatë ditëve të shkuara në mënyrë intensive ka punuar lidhur me parapërgatitjet e skenografisë, organizimit të programit kulturo- artistik, xhirimet në studio si dhe gjithqa që kishte të bëjë me programin festiv. Gjatë kësaj mbrëmje ju argëtojmë me program të shumëllojshëm të përgatitur për ju. Këngëtarët preshevarë dhe orkestra e përzgjedhur enkas për ju gjatë natës së parë të vitit të ri këndojnë këngët më të bukura nga repertuari i tyre. Televizioni jonë ka përgatitur për orët e ndërrimit të mot moteve edhe sofrën preshevare me këngë popullore. Grupi i mirënjohur nga Kosova, Xhevahirët kanë kënduar këngë ekskluzivisht për teleshikuesit tanë. Në kuadër të skemës programore festive për Vitin e Ri 2012 në Radiotelevizionin Presheva nuk do të mungojnë humori më ri, këngët e bukura shqipe si edhe filmat e përzgjedhur të kinematografisë botërore. Skema programore për programin festiv me rastin e Vitit të Ri 2012 do të ju shoqërojë edhe gjatë ditëve në vijim si më datë një, dy dhe tre janar 2012. Festoni me programin tonë. Gëzuar.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch