Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 31 Dhjetor 2012

RTP lajmet 31 Dhjetor 2012

Viti 2012 ka qenë viti  shumë i bujshëm për Komunën e Preshevë ka deklaruar sot  kështu në Programin e Praditës Për Ju në Televizionin Presheva Ragmi Mzustafa kryetar i Komunës. Konsideroj se viti 2012 filloi me përgatitjet e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare është shprehur ai. Sipas zotit Mustafa ky vit ka qenë dyfishi apo trefishi i zhvillimeve ekonomike në vend.

Në programin e sotëm janë shtejulluar edhe tema të tjra që kanë të bëjnë me  bisedimet Prishtinë-Beograd  si dhe lapidarin e vendosur përpara objektit të Komunës së Preshevës.

—————————————–

Këshilli Komunal i Preshevës vitin 2012 e ka përmbyllur me një koktej të organizuar. Në të morën pjesë të gjithë ata që kanë bashkëpunuar përgjatë vitit 2012 me këshillin komunal. Të pranishëm ishin edhe neë numër i këshilltarëve të kuvendit, anëtarët e këshillit komunal, drejtorë të institucioneve, udhëheqësit e shërbimeve të administratës lokale, dhe mysafirë të tjerë. Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë fjalës së tij tha se viti 2012 ishte vit me plotë sfida e probleme. Ai potencoi investimet që janë kryer prej 1 Janar e deri më 31 Dhjetor, janë hiq më pak se 395 milion dinarë, e të cilat kanë qenë të drejtuara në të gjitha fushat. Viti 2013 do të sjellë shumë risi pore dhe shumë sfida. Do të jetë vitë I zhvillimeve positive në të gjitha fushat theksoi Mustafa. Këshilli Komunal i Preshevës gjatë vitit 2012 ka mbajtur dhjetra seanca nga ku janë nxjerrë vendime mjaftë të rëndësishme në fushën e investimeve të shumta që kanë ndodhur gjatë këtij viti. Ndërsa përgjatë vitit 2013 e presin punë edhe më të mëdha për shkak të parashikimeve në investime tjera në fusha të ndryshme, e të cilat së pari duhet të marrin dritën jeshile si organ ekzekutiv.

————————————-

Shtëpia, shtylla kryesore e çdo personi,gjëja më me rëndësi në jetën e çdo familjari, ëndrra e secilit person është të ketë një shtëpi të bukur. Por në të shumtën e rasteve kjo ëndërr nuk bëhet realitet. Një kulm mbi kokë e ëndërron edhe familja Taipi nga fshati Shoshajë, pasi edhe një dhomë e vetme për ta do të ishte dhurata më e mirë për fëmijët e kësaj familje. Lindije Taipi nënë e tre fëmijëve tani e një muaj është kthyer nga Belgjika,ajo tregon për kushtet e vështira me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Për dy vite rresht jetoi me tre fëmijët e saj në Belgjikë, por pasi mori përgjigjen negative ajo u detyrua të kthehej në vendlindje. Duke marrë parasysh që ishte e vetme dhe duhej të kujdesej për tre fëmijët e saj,tani momentalisht është strehuar tek kunati i saj në fshatin Shoshajë. Por për të kërkuar  ndihmë,ajo ka gjetur mbështetje tek Qendra Solidariteti dhe Avancimi në Preshevë  të cilët kanë menduar për të gjetur zgjidhje,duke marrë iniciativë për ti ndihmuar me një shtëpi. E gjithë kjo përpjekje është bërë edhe nga përfaqësuesi i Qendrës Solidaritet dhe Avancim me qendër në Bruksel,i cili është përpjekur që kjo familje të bëhet me shtëpi duke bërë apel tek të gjithë ata që kanë mundësi financiare për të ndihmuar një nënë me tre fëmijë. Qendra Solidariteti dhe Avancimi në Preshevë kanë nënshkruar memorandum me RTP në lidhje me programin e strehimit.

 

Viti 2013 të sjellë të mira dhe mbarsi, ishte ky urimi i kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa për Shoqatën e Shurdhmemecëve të komunës së Preshevës. Personat e kësaj shoqate ishin të pranishëm në kabinetin e kryetarit ku dhe morën dhurata për këtë festë. Mbyllet me pamjet e personit shurdhmemec dhe kryetarit.

—————————————

Në vendkalimin ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bërnjak në komunën e Zubin Potokut sot në orën tetë ka filluar zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin integruar të kufirit (IBM). Në vendkalim gjenden ushtarë të KFOR-it, të EULEX=it, të policisë kufitare të Kosovës e të doganës, ndërsa në anën serbe polica serbe dhe doganierë serbë, njoftojnë medie serbe. Në vendkalim, pos shenjave të komunikacionit nuk është vendosu asnjë simbol shtetëror. Doganierët shqiptarë, njoftojnë medie të Beogradit, për shkak të bllokimit të rrugës, në vendkalim kanë shkruar me helikopter. Edhe në vendkalimin Dheu i Bardhë sot ka filluar zbatimi i marrëveshjes së IBM.

—————————————-

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se autoritetet serbe do ta heqin monumentin kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ai po ashtu tha se do të shkojë në Bruksel, meqë monument të tillë nuk do të ketë më në Preshevë. “Ne do të veprojmë në mënyrë evropiane, që do të thotë se do ta heqim këtë monument”, ka thënë Daçiqi, duke reaguar në ftesën e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të sillet në mënyrë evropiane për këtë çështje. Sipas Haradinajt, edheSerbia duhet të sillet ngjashëm siç bënë Kosova për të njëjtën çështje, duke thënë se edhe në Kosovë ka lapidare dhe monumente historike serbe, e të cilat ruhen dhe respektohen. Daçiqi shtoi se nuk është i sigurt nëse diku në Evropë mund të ketë “monumente për ata që janë anëtarë të organizatave terroriste dhe atyre që janë të përfshirë direkt në vrasjen e policëve dhe ushtarëve”. Ai deklaroi se edhe organizatat ndërkombëtare, veçanërisht “ato që veprojnë në jug të Serbisë”, u kanë sugjeruar shqiptarëve që ta heqin atë monument, dhe se ai është “i gatshëm për këtë lloj kompromisi”. Kryeministri i Serbisë ka thënë ditë më parë se afati i fundit për heqjen e monumentit të UÇPMB-së është 17 janari. Sipas tij, nëse ky monument nuk hiqet, ai nuk do të shkojë në Bruksel për ta takuar autoritetet e Kosovës. Në prononcimin e tij të sotëm për RTS ai tha se do të jetë më 17 janar në Bruksel, për ta takuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi. “Nëse ata nuk e largojnë vet, e heqim ne. Nuk ka dilema nëse unë do të shkoj në Bruksel. Patjetër që do të shkoj, sepse atëherë nuk do të ketë monument”, ka thënë Daçiqi.

———————————————-

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore” ka paralajmëruar se më 17 janar 2013, në takimin e parë në vitin e ri mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, do të flitet për veriun e Kosovës. E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç jemi marrë vesh, më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“. Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu, duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se “ndarja nuk është opsion”, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”. Lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Ashton ka thënë: “Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politikën e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Krejt çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina është që të mbeten fuqishëm të përkushtuar për dialogun.

——————————————

 

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar se para 20 ditësh ia ka dërguar ftesë kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga për t’u takuar dhe për këtë e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe komisarin për zgjerim, Stefan Fuele. Nikolic ka thënë se ka pak rëndësi se ku do të mbahej ai takim, porse ndoshta duhet evituar Beogradin e Prishtinën. “Sa më përket mua unë mund të shkoj në Prishtinë dhe atje në Kuvend t’ua ekspozoj Platformën. Nuk kam kurrfarë problemi për këtë” ka thënë Nikolic për gazetën “Politika”. “Me platformë dëshirojmë të ndërpritet praktika për të bërë marrëveshje parciale e të mos kemi obligime që të respektojmë ndonjërin nga dokumentet tona. Dua të bisedohet edhe për probleme parciale, por e di se interesat tona optimale janë që edhe parcialisht të ketë marrëveshje, por vetëm pasi të arrihet marrëveshje për çdo gjë”, ka thënë Nikolic, transmeton “Koha”. Në pyetjen nëse është i pakënaqur me atë që ka arritur marrëveshje Dacic, Nikolic është përgjigjur: “Dacic nuk ka bërë asnjë marrëveshje, ai vetëm ka përmbushur atë për të cilën marrëveshje kanë bërë të tjerët”. Në konstatimin se Dacic është marrë vesh për doganat dhe për “oficerët për lidhje”, Nikolic është përgjigjur “Jo, për doganat marrëveshje ka arritur Borko Stefanoviv. Ai ka arritur marrëveshjen, e kam letrën në arkiv sipas të cilës malli doganohet me ligje të Kosovës. Kjo është letra ë më së shumti na ngarkon. Detyra më e vështirë e Dacicit është se ai nuk ka tema të reja e unë me Platformë i çel hapësirë manovruese.

Bashkimi Evropian nuk është lodhur nga zgjerimi dhe nëse Serbia bën hapa të mëtejmë në dialog me Kosovën deri më 1 mars dhe nëse arrin marrëveshje të reja, Këshilli i Evropë është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e hapjes së negociatave me Serbinë, ka thënë për “Blic” ambasadori i BE në Beograd Vincet Degert. Kur bëhet fjalë për Kosovën Degert ka thënë se deri më 1 mars duhet të zgjidhen temat siç janë zbatimi i marrëveshjeve për IBM, bashkëpunim me EULEX-in, telekomunikacioni e energjia dhe situata në veri

——————

Me datë 1 dhe 2 janar 2013, e martë dhe e mërkurë, nuk punohet, si dhe me 7 janar për kërshëndella, ka njoftuar sot ministria e punës. Sipas ligjit për festat shtetërore dhe të tjera, festa e vitit të ri është festë shtetërore dhe dy ditë, gjegjësisht ditën e martë dhe të mërkurë, me 1 dhe 2 janar 2013 nuk punohet. Edhe me 7 janar, për shkak të kërshëndellave si festë fetare nuk punohet, ka njoftuar për medie ministria e punës, punësimit dhe politikës sociale. Edhe shkollat kanë përfunduar mësimin e gjysmvjetorit të parë, dhe nxënësit do të kalojnë pushimet dhe do ti kthehen bankave shkollore me 14 janar

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch