Home » Lajme » RTP lajmet 31 janar 2012

RTP lajmet 31 janar 2012

Pas vendimit të GJYKATËS së APELIT të Departamentit për Krime Lufte në Beograd, të datës 7 Dhjetor 2011, për ANULIMIN e AKTGJYKIMIT të GJYKATËS së LARTË për Krime Lufte, i cili ishte shpallur më 21 Janar 2011 Gjykata e Qarkut në Beograd ka nisur sot seancën e parë të këtij vitin kundër nëntë shqiptarëve nga Presheva nën udhëheqjen e Kryetares së Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq. Orhan Rexhepi, kryetari i LKSH-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit komunal të Preshevës sot nga Beogradi i ka deklaruar Radiotelevizionit Presheva se në Beograd ka nisur seanca e parë e rigjykimit ndaj nëntë shqiptarëve të Preshevës: Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu të cilët u arrestuan në datën 26 Dhjetor 2008. Nga kjo Gjykatë serbe e Qarkut në Beograd ata u dënuan me 101 vjet heqje lirie, dënim të cilin GJYKATA e APELIT e anuloi me sugjerimin se fare nuk ishin marr parasysh dëshmitë e palës mbrojtëse, se dëshmitari kryesor i Prokurorisë, Bozhuri 50, kishte rënë në kundërshtim të plotë me fjalët e veta, se i njëjti plotësisht ishte ngatërruar në data, në emra dhe në emërtimet e vendbanimeve. Kësaj radhe, sipas Rexhepit, pas vendimit dhe sugjerimeve të qarta të kësaj Gjykate, gjithsesi në ndërlidhshmëri me pritjen e vendimeve të mëdha për rajonin e sidomos për Serbinë, do të duhet të kemi një shpresë më të madhe.
—————————-
Rrugët lokale në komunën e Preshevës gati janë të kalueshme të gjitha përkundër reshjeve të borës që kanë qenë evidente këto ditë. Ekipi i Radiotelevizionit Presheva gjatë paradites së sotme ka udhëtuar në disa fshatra të Malësisë së Preshevës për tu njohur më mirë se si po i kalojnë këto ditë dimri. Rrugët e fshatrave Ilincë dhe Maxhere janë të pastruara nga bora dhe të kalueshme për banorët e këtyre fshatrave. Deli Tahiri në emër të bashkësisë lokale Ilincë faleminderon përfaqësuesit e pushtetit lokal me theks të veçantë të drejtoratit përkatës të cilët po kontribuojnë në pastrimin e rrugëve me qëllim të lehtësimit të qytetarëve për të kaluar këto ditë dimri. Qarkullimi normal i rrugëve ka ndihmuar edhe zhvillimin pa probleme të procesit mësimorë në fshatrat e Malësisë së Preshevës. Bartja e nxënëse nga vendbanime të Malësisë për në shkollën qendër në Caravajkë bëhet në mënyrë të organizuar. Banorët e fshatit Maxhere gjatë bisedës me ekipin e Radiotelevizionit Presheva kanë potencuar se dimër i këtillë si i këtij viti kalendarik mbahet mend diku para 20 viteve. Ata kanë rrëfyer se në atë kohë pastrimi i rrugëve është bërë vetëm me lopata ndërsa tani është më lehtë për ta sepse pastrimi i borës bëhet nga institucionet. Sipas zyrtarëve komunal në këto ditë dimri resori për pastrimin e rrugëve është mjaftë efikas në të gjitha pjesët e territorit të komunës së Preshevës. Problemi kryesorë me të cilin ballafaqohen banorët e fshatit Maxhere edhe në këto ditë të ftohta është bartja e ujit të pijshëm nga fshati Caravajkë. Ndërsa ajo çfarë i preokupon malësorët është edhe pengesa për zhvillimin e bujqësisë, shkaktarë kryesorë të së cilës janë derrat e egër. Banorët e Malësisë së Preshevës janë qytetarët të cilët në kohë të caktuara janë përballuar me probleme të natyrave të ndryshme të cilët përkundër të gjitha sfidave edhe më tutje mbeten stoik për të ruajtur oxhaqet e stërgjyshërve të tyre.
—————————–
Për shkak të temperaturave të ulëta të cilat sonte e kanë kapluar regjionin, rekomandohen qytetarët, në ditët e ardhshme të shmangen lëvizjeve në vendet malore dhe të vozisin me kujdes, sidomos në rrugët me kanione dhe vendet malore ku ka dukuri të shpeshta të rrëshqitjes së dheut nga shkëmbinjtë’, thuhet në njoftimin e Qendrës për menaxhim me kriza. Në Preshevë dhe rrethinë, në natën e ditës së hënë, temperaturat kanë rënë deri në minus 15 gradë celsius. Komunikacioni përgjithësisht nëpër të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme, pa ndalesa, por në disa vende edhe me ngrica dhe mbetje të dëborës. Auto moto lidhja e Serbisë të gjithë shoferëve iu rekomandon që të vozisin me kujdes. Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në disa pjesë të Maqedonisë dhe Kosovës, ku temperatura ka arritur deri -20 gradë Celsius.
——————————
Gripi sezonal edhe më tej është prezent në komunën tonë. Kryeshefi i shërbimit të Praksës së Përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Reshat Ymeri potencon se gripi sezonal më vendin tonë është i shprehur te të gjitha moshat duke përfshirë këtu edhe fëmijët. Ai manifestohet me plogështi, dhembje kockash, temperaturë të lartë si dhe kollitje. Gripi sezonal më tepër atakon personat me sëmundje kronike çka do të thotë se gjasat më të mëdha janë tek ata edhe pse pjesa dërmuese e tyre janë të vaksinuar. Madje me uljen e temperaturave momentale në zero nënkuptojmë se edhe më tej mund të kemi prezent kësi lloj gripash. Mjeku në fjalë thekson se preventiva e saj është ajrosja e dhomave ku qëndrojmë apo ambienteve si dhe konsumimi i lëngjeve apo frutave. Shkaktar i paraqitjes së gripeve të këtilla është si burim vetë njeriu, influenca, potencon kështu mjeku në fjalë. Frekunentimi i pacientëve muajin e fundit është mjaft i shpeshtë në këtë institucion shëndetësor, me gjithë atë me frekuentim të ngjashëm kemi të bëjmë edhe nëpër klinika të ndryshme shëndetësore private në vend.
————————-
Në planin katërpikësh të kryetarit të Serbisë, Boris Tadic, mund të gjenden disa aspekte të cilat përputhen me dispozitat e Dokumentit të Ahtisaarit, në bazë të të cilit Kosova shpalli pavarësinë e saj. Plani i kryetarit serb Tadiq, përfshin një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe dhe administratën e tyre, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës. “Tri pikat që i përfshin plani i Tadicit, objektivisht janë pjesë në Planin e Ahtisarit, përkatësisht në Kushtetutën e Kosovës. E vetmja çështje që, sipas mendimit tim, me të vërtetë është politikisht diskutabile, është nëse krijohet një parlament specifik i veriut dhe një qeveri specifike e veriut. Ajo është një bombë e kurdisur, e cila do ta defunksionalizojë Kosovën sa herë të ketë nevojë pushteti në Serbi dhe sa herë që kanë nevojë serbët që janë krijues apo sajues të atij entiteti”, thotë për Radio Evropa e Lirë, analisti Behlul Beqaj. Mendim të ngjashëm ka edhe analisti Arben Qirezi. Ai thotë se brenda planit të Tadicit ka propozime “me qasje diskriminuese”. “Nëse (plani i Tadicit) do të mund të kuptohej si një propozim për autonomi territoriale, Pakoja e Ahtisarit këtë e përjashton në mënyrë decidive. Po ashtu, është mjaft e pakuptueshme çështja e mbrojtjes së pronësisë serbe. Pronësia e serbëve të Kosovës nuk është nën ndonjë atak, nga askush”, thotë Qirezi. Përfaqësuesit e pozitës dhje të opozitës në Kosovë, e kanë kundërshtuar planin e kryetarit serb, duke thënë se janë të papranueshme propozimet që mëtojnë zgjidhje jashtë Dokumentit të Ahtisarit. Megjithëkëtë, Beqaj vlerëson se duhet shqyrtuar ngjashmëritë që plani i Tadicit mund t’i ketë me Dokumentin e Ahtisarit. “Ka shumë elemente që i ngërthen Plani i Ahtisarit. Nuk është mirë që apriori të hidhet”, thotë Beqaj. Qirezi mendon se “këto bomba”, të cilat hidhen herë nga Beogradi, nuk duhet të kenë vëmendje të veçantë. “Nuk bën të lejojmë që Beogradi ta ditojë agjendën politike kosovare. Mendoj se, tani për tani, Qeveria e Kosovës dhe partitë politike kanë partnerë brenda pakicave të Kosovës, duke përfshirë edhe pakicën serbe. Mendoj se është zëri i saj ai që duhet të dëgjohet në Kosovë”. Sidoqoftë, Dokumenti i Ahtisarit mbetet oferta e vetme që institucionet e Kosovës ofrojnë për zgjidhjen e çështjes së veriut.
—————————-
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia do të bëjë çmos që në mars të marrë statusin e kandidatit për BE. Por kur bëhet fjalë për përfaqësimin rajonal të Kosovës, sipas tij, me asnjë kusht nuk do të pranojë në formulimin që përjashton rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jeremiq, ka theksuar se kjo rezolutë është ”linjë e kuqe” për Serbinë.
———————–
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushic ka thënë se Kroacia nuk do ta mbështesë Serbinë, përkatësisht Vuk Jeremicin në kandidaturën për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Kandidatura e Vuk Jeremicit ka ardhur e papritur dhe në moment të fundit”, ka thënë Pushic, duke shtuar se duhet pritur edhe rezultati i zgjedhjeve në Serbi. Ajo ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë Lituaninë në procesin e zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme, transmeton Evropa e Lirë. Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë se zgjedhja eventuale në krye të Asamblesë së Përgjithshme, nënkupton afirmim për Serbinë.
—————————
Njeriu numër një i “Reporterëve pa Kufij” për Evropë z. Oliver Basille për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ka deklaruar se liria e shtypit nuk është hiç më “lule” as në vendet fqinje të Shqipërisë si në Maqedoni, Serbinë, Bullari, Greqi e gjetiu…. Sipas “Reporters sans Frontiers” shikuar nga statistikat nga viti i kaluar dhe sivjet, vërehet një përmirësim në Kosovë, i cili vend një vit më parë zinte vendin e 92, ndërsa sivjet në atë të 86. Në raportin e fundit të posa publikuar nga “Reporters sans Forntieres” në indeksin e (mos) lirisë së medias për vitin 2011 se në “top listën” e vendeve ku gjendja e gazetarëve e dhe mediave është pa censurë dhe kontroll janë vendet kryesisht të shtrira gjeografikisht në „zemër“ të Evropës si Finlanda, Norvegjia, Austria, Zvicra etj…Ndërsa gjendja më drastike e mediave dhe gazetarëve për shkak regjimeve diktatoriale është në Eritrea, Kinë, Iran, pastaj në Bjelorusi, Siri etj. Sipas indeksit, të “Reporters sans Frontieres” liria e shtypit në Kosovë ma mirë, në Shqipëri ma keq… në Serbi e Maqedoni, keq e më keq. Në ketë drejtim, sipas njoftimeve të indeksit, vërehet se Kosova ka lëvizje, ndryshime pozitive e cila një vit më parë zinte vendin e 92, ndërsa sivjet në atë të 86. Në vazhdim z.Olivier Basille duke folur për mediat në raport me krimin e organizuar pohon se sot është vështirë të jesh gazetar në Ballkan sepse pushteti i qeverive bashkë me krizën ekonomike dhe social në rajon e ka bërë të veten, sot ka shumë gazetarë, media që t’i kenë “blerë” qeveritë. Kështu ngjet sikur në Serbi, po ashtu edhe në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri megjithëse diku më pak e diku më shumë. Shqipëria, në këtë indeks në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Ky regres, bile më drastik ka goditur edhe vendet fqinje të Shqipërisë si Maqedoni, Serbinë, Bugarinë, Greqinë e gjetiu…, thotë fillimisht në intervistën ekskluzive për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” z. Oliver Basillë, përgjegjës i “Reporters sans Frontieres” për Evropë. Për shembulI Shqipëria vitin 2010 ishte e radhitur në vendin 80, ndërsa sivjet në atë të 96. Sulmet dhe kërcënimet mbi gazetarët nuk i japin imazh të mirë Serbisë. Ndërsa Maqedonia dhe Serbia edhe më keq., pohon në vazhdim z. Basilë duke marr shembullin e se Maqedonisë, e cila ishte në vendin 68 si vjet nuk e ka at pozitë, por ka rënë në vendin e 94 (-36.70) ?! Lëvizje të ngjashme ka edhe me Serbinë. Sulmi agresiv mbi Teofil Pančić të editorialistit të “Vreme”, demolimi i transmetuesit të Radio 100 Plus i instaluar në malit Golia, rajon në Novi Pazar të Serbisë jugore, pastaj sulmi tjetër mbi Vukasin Obradovic, pronar dhe kryeredaktor i përjavshmes “Vranske Novine” në Vranjë, një tjetër gazetar i agjencisë BETA-s është sulmuar nga policia serbe , ngjashëm është sulmuar një kameraman serbë i kanalit B92TV gjatë një manifestimi të përkrahësve të Radovan Karaxhiqit etj. Pra, gjitha këto sulme dhe kërcënime të gazetarëve në Serbi, sipas z.Bazille, nuk i shërbejnë prosperitetit apo integrimit të shpejtë të e këtij vendi në BE. “Nëse themi se shtypi i lirë është barometër i demokracisë së një vendi, gjithsecili do të pyeste atëherë për çfarë demokracie dhe liri të shtypit mund të flasim në Serbi..” thotë z.Oliver Basille nga “Reporters sans Frontires.
——————
Delegatët e të ashtuquajturit Kuvend i bashkësisë së komunave të Kosovës në takimin e tyre të mbajtur të hënën në veri të Mitrovicës, kanë përkrahur njëzëri mbajtjen e referendumit në veri, duke ftuar qytetarët që t’i përgjigjen sa më masovisht këtij referendumi. Ata po ashtu kanë kërkuar nga kryetari i Serbisë dhe kryeparlamentarja serbe të organizojnë zgjedhjet edhe në Kosovë në të gjitha nivelet, duke filluar nga zgjedhjet lokale deri te ato presidenciale. “Mos mbajtja e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, do të thotë vazhdim i mosrespektimit të Kushtetutës së Serbisë nga ana e zyrtarëve të Beogradit”, kanë tërhequr vërejtjen këta delegatë, duke shtuar se me një veprim të tillë pushteti serb do të heqë dorë përfundimisht nga Kosova si pjesë e territorit të Serbisë. Ky Kuvend ka hedhur poshtë planin katër pikësh të Tadiqit për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke thënë se ky plan nuk dallon shumë nga plani i Ahtisaarit që prezanton Kosovën si shtet të pavarur. “Kritikohen ashpër presionet të cilat pushteti aktual në Beograd është duke ushtruar ndaj serbëve të komunave veriore të Kosovës, për t’i disiplinuar ata në ndjekjen e politikës tradhtare të regjimit të Boris Tadiqit”, kanë thënë mes tjerash delegatët e këtij Kuvendi, duke përmendur si masa ndëshkuese largimin nga puna të shumë serbëve, restrikcionet e rrymës në veri, etj. Lubomir Kragoviq, i ashtuquajturi kryetar i Këshillit për Kosovën, edhe pse mendon se kryetari Tadiq dhe Qeveria serbe nuk kanë bërë asgjë të mirë për serbët e Kosovës, megjithatë ata duan që ai të jetë kryetar i tyre, e jo Hashim Thaçi.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch