Home » Lajme, Ndërkombëtare, Rajonale, Vendore » RTP lajmet 31 Janar 2013

RTP lajmet 31 Janar 2013

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në faqen e Facebook për fansat e tij në lidhje me deklaratën e kryeministrit Daçiq i cili gjatë qëndrimit në Shkup, krahasoi UÇPMB-në me Al Qaedan. “Pyetjes për arsyet e heqjes se përmendores së heronjëve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj ne Shkup se ata ishin terroriste dhe shtroi pyetjen retorike: “A do te lejonin SHBA-te te vendosej ne New York një përmendore e terroristeve të Al Qaeda-s?”Luftetaret e lirise rane per lirine e qytetareve shqiptare te Lugines se Presheves qe perjetonin shtypjen me te eger nga rregjimi i Milloshevicit. Ata me luften e tyre te drejte imponuan nje marreveshje me ndermjetesim nderkombetar me autoritetet e Beogradit per me shume liri, te drejta dhe autonomi per shqiptaret e Lugines se Presheves, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit te Milloshevicit dhe ne nje fare menyre edhe clirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristet e Al Qaeda-s eshte nje shprehje e rradhes e albanofobise pa te ardhme qe dominon ne Beograd. Te renet tane nuk vdesin kurre.
 ———————
Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në programin e mëngjesit në TV Pink ka thënë se vitet e kaluara nuk është shenuar asnjë incident ndërnacional ndërmjet njerëzve që jetojnë në këto hapsira, çka edhe duhet të afirmohet.
Stankoviq ka thënë se dje ka qëndruar në jug të Serbisë me ekipin nga trupi koordinues ku ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës së Preshevës për çështjet ekonomike dhe përfundimin e maternitetit në Preshevë. Ai ka thënë se janë kryer punimet e ndërtimtarisë dhe tani pritet vetëm finalizimi dhe pajisjet, duke theksuar se një gjë e tillë pritet të përfundoj këtë vit të përfundojë. Ai ka thënë se është biseduar për vendkalimet kufitare në Miratoc dhe Strezoc drejt Maqedonisë si dhe vetqeverisja lokla ka pregaditur projektin për zonën industriale. Ai ka përkujtuar se jugu i Serbisë është njëri ndër vendet më të pazhvilluara si dhe papunësia është më e madhe. Stankoviq ka thënë se në Bujanoc vshtë biseduar edhe për funksionimin e ndërmarjes “Komunalia” e cila ka qenë në bllokade, dhe si pas tij, në bashkëpunim me Ministrinë e energjetikës është zgjidhur problemi dhe është çbllokuar llogari ku ka pasë një borxh prej 159 milionë dinarë.
 ——————–
 
Ambasadori gjerman në Beograd, Hajnc Vilhelm ka deklaruar se dakordimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk është kusht që u është shtruar autoriteteve serbe. Natyrisht, kjo ka të bëjë për këtu dhe tani. Në fund megjithatë do të imponohet kërkesa e Prishtinës që ne e mbështesim – Serbia nuk duhet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në KB”, ka thënë Vilhelm shkruan gazeta serbe “Politika”. Ambasadori gjerman ka thënë se edhe Serbia në instancë të fundit nuk mund të bllokojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, sepse nëse Kosova një ditë bën kërkesën e tillë për këtë me propozimin e Këshillit të Sigurimit vendos Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
 ———————
Shtëpia e kulturës Abdulla Krashnica gjatë viti 2012 ka arrit të realizoj gjithë plan programin e paraparë. Kjo është konstatuar në mbledhjen e sotme nga anëtarët e këshillit drejtues. Gjithashtu ata kanë miratuar edhe raportin financiar të vitit që lanë pas. Pas këtyre konstatimeve pozitive, ky institucion ka miratuar edhe programin e punës dhe atë financiar për vitin 2013. Drejtori Naser Nuredini është optimist se edhe këtë vit do të jetë me aktivitet të shumta. Megjithatë edhe pas këtyre miratimeve fjalën e fundit do ta thonë këshilltarët e kuvendit komunal në seancën e radhës. E para tyre do të duhet të raportojë drejtori i këtij institucioni ku më pas të gjitha këto pika do të hidhen në votim.
 —————
Ne Shoqata e Muhaxhirëve në Kosovën Lindore do të marrim pjesë në Protestën që do të mbahet të Premtën më 01 shkurt 2013 në Bujanoc, në ora 13:00. Kjo për këto arsyeNe jemi të mendimit se kjo protestë e solidarizimit është vazhdimësi e protestave që u mbajtën nga shqiptarët në Preshevë, Prishtinë, New York (SHBA) para OKB-së, Bruksell etj. dhe si e tillë është një hap përpara në ngritjen e zërit të së vërtetës për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.  Ne u bëjmë thirrje të fuqishme të gjithë bashkëkombësve tanë kudo që janë që së bashku me ne të bashkohen në protestën e Bujanocit për Kosovën Lindore  për t’i treguar  botës së qytetëruar demokratike se shqiptarët janë të diskriminuar nga Serbia pan-sllaviste e Beogradit.  Andaj si gjithmonë do të jemi krah për krah me vëllezërit dhe motrat e Kosovës Lindore në këto kohëra të zymta që po e kalon kombi ynë shqiptar ku është edhe Shoqata e Muhaxhirëve në Luginë të Preshevës. Kryetari i Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës, Reshat Avdiu.
————————
Kosova po humb një rast historik që në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA, të shtrojë për zgjidhje problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore si dhe atë të veriut“, kështu ka deklaruar Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku në takimin që të mërkurën mbrëma kishte me qytetar të Bivolakut të Vushtrrisë. Duke qenë mjaftë kritik ndaj procesit të bisedimeve që po zhvillohet deri më tani, kryetari i LB-së, Avni Klinaku tha se në bisedimet me Serbinë nuk po shtrohen për zgjidhje problemet që i kanë Kosova dhe Serbia. “Po tentohet një normalizim  i marrëdhënieve me Serbinë pa i prekur problemet kryesore politike që Kosova i ka me Serbinë, si Kosova Lindore dhe veriu”, ka deklaruar Klinaku.
 —————
Pas ndihmës shumëvjeçare të Amerikës, projekti “Shqipëria e Madhe” mund të përfundojë këtë vit. Liderët e lëvizjes nacionale shqiptare këto ditë paralajmëruan se SHBA dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e kufijve, kështu që Presheva, Kosova, një pjesë e Maqedonisë dhe Malit të zi, do të gjendjet në kuadër të Shqipërisë së madhe, paralajmërojnë ekspertët. SHBA me vite të tëra po pregadisin projektin e Shqipërisë së madhe, e cila do të mund të përfundojë këtë vit, shkruan gazeta kroate nga Spliti “Slobodna Dalmacija”. Gazeta paralajmëron se juglindja e Evropës është rruga më e shkurtë për tranzit ndërmjet perëndimit me naftën dhe gasin me vendet e Azisë së mesme, për të cilën edhe kjo është pjesë e “lojës së re gjeopolitike”. “Slobodna Dalmacija” citon dhe drejtorin e Institutit të parashikimeve regjiolane dhe krijuesin e “Shqipërisë natyrale” Koço Danaj, i cili thotë se këtë vit në rrugë paqësore mund të vij deri tek formimi i shtetit të ri Shqiptar tek i cili do të bashkohen të gjitha territoret shqiptare. “Projekti Amerikan për krijimin e “Shqipërisë së madhe” me mjete diplomatike dhe ushtarake po realizohet me vite të tëra. Ekziston histori amerikane e angazhimit në regjion, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë projekt, duhet të rikujtojmë disa pika të rëndësishme. Kjo është bombardimi Amerikan i NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, ku pastaj në Kosovë janë vendosur 50.000 ushtarë të armatosur mirë” shkruan gazeta. Këtu është, edhe “Marrëveshja e Ohridit”, projekt Amerikan, me të cilin ka filluar proceri i reformimit politik të Maqedonisë i cili me ndryshime në kushteturë dhe me miratimin e ligjeve të ndrsyshme kanë siguruar të drejta më shumë për shqiptarët e Maqedonisë. Pika e tretë kyçe, shkruan gazeta, përkrahja e madhe e Amerikës për pavarsinë e Malit të Zi dhe Kosovës, me të cilën është dobësuar Serbia, është bërë dekompenzimi dhe me këtë është krijuar edhe balansimi regjional. “Politika Amerikane me këtë angazhim diplomatiko-ushtarak ka pregaditur projektin e Shqipërisë së Madhe, thotë për gazetën Dr Jadranka Poloviq, politikolog. “I lidhur me Mediteranin, Lindjen e afërt, me pjesë të Kaukazit dhe Azisë së mesme po edhe me Evropën e mesme, gjithmonë ka qenë interes i fuqive të mëdha. Poloviq ka thënë projekti për vendosjen e dominimit të Amerikvs në Evroazi fillon me Shqipërinë dhe përfundon në Kinë. SHBA gjeostrategjinë e saj kundrejt Azisë së mesme e mbështesin në rrjetin proamerikan në Evropën juglindore – Maqedoni, Shqipëri, Rumani, Bullgri, Turqi dhe Greqi dhe në kontekstin e ri me Kosovën, si dhe në regjionin kaspik – Azerbajxhan, Uzbekistan, Gjeorgji dhe Ukrainë
————
 
Kuriozitet.
Njëri prej vendeve më të varfra dhe më të keq qeverisura në botë, Zimbabveja, në javën e kaluar kishte vetëm 217 dollarë në arkën e shtetit. Ministria e Financave ka njoftuar se pasi u pagua administrata, arka e shtetit në janar mbeti thuajse e boshatisur. Megjithatë, ministria në fjalë ka sqaruar se në situatën aktuale, shteti nuk mund të quhet i falimentuar, por se është e qartë që nuk mund të përballojë shpenzimet për zgjedhjet e përgjithshme që duhet të mbahen gjatë këtij viti. Disa vite më parë, Zimbabveja u përball me një hiperinflacion. Vendi i pasur me rezerva të shumta diamanti adresoi këtë problem duke i hequr shumë zero dollarit vendas, por problemet ekonomike, shkaktuar nga keqmanaxhimi, shpërdorimi dhe korrupsioni, mbeten kronike. Presidenti i vendit jeton një jetë luksi dhe ka një pasuri që llogaritet në miliarda dollarë, ndërsa paga mesatare është një dollar amerikan në ditë dhe shumica dërrmuese e popullsisë janë të prekur direkt nga mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm, shërbimit shëndetësor dhe arsimit. Në këtë vend afrikan me 12.7 milionë banorë jetëgjatësia mesatare është 43 vjet për meshkujt dhe 44 për femrat.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch