Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 31 korrik 2012

RTP lajmet 31 korrik 2012

Autoritetet doganore të Maqedonisë rekomandojnë turistët e huaj dhe mërgimtarët që janë për pushime në vend që të shfrytëzojnë vendkalimet alternative për të shmangur kaosin dhe radhët e gjata në pikën kufitare Tabanoc që lidh Maqedonin me Serbinë. Kjo ka ndodhur, pasi që ditëve të fundit janë shtuar radhët e gjatë në pikën kufitare Tabanoc dhe se udhëtarët janë detyruar që mbi 90 minuta të presin në qiellë të hapur dhe në temperatura të larta. Rekomandimi i doganave është bërë për shkak se ditëve të ardhshme pritet rritje e temperaturave dhe se pritjet e gjata do të mund të jenë të papërballueshme. “Ne jemi në gatishmëri të plotë dhe po kryejnë në mënyrë efektive detyrimet për të ulur radhët e gjata. Në këtë drejtim kemi shtuar edhe hapjen e korsive të tjera për të lehtësuar kalimet”, ka thënë për INA, një polic kufitar, duke apeluar që shumica e mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia, për të evituar radhët e gjata në Tabanoc, mund të shfrytëzojnë për kalim pikën kufitare Prohor Pçinski. Sipas autoriteteve doganore, mërgimtarët mund të informohen për detaje dhe të sigurojnë informacione për të udhëtuar drejt kësaj pike kufitare, e cila nuk është e ngarkuar gjatë këtij sezoni të pushimeve verore

—————-

Në adresë të kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa sot kanë arritur kuotat për regjistrim të studentëve të rinjë nga Lugina e Preshevës në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë. Këtë vitë gjithësejë do të jenë 182 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që do të regjistrohen në Shqipëri. Këtë vendim e ka marrë këshilli i ministrave i qeverisë shqiptare me propozim të ministries së arsimit. Ragmi Mustafa thotë se me këtë vendim të qeverisë shqiptare, dhe me vendimin tjetër të ministrisë së arsimit të Republikës së Kosovës ku do të pranohen 230 studentë nga Lugina e Preshevës, atëherë do të jenë 412 vende të rezervuara në Shqipëri e Kosovë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por ai thotë se do të bëjë përpjekje që ky numër të rritet në mënyrë që çdo kush që dëshiron të regjistrohet të mund ta bëjë një gjë të tillë pa problem. Ata që janë të interesuar të studiojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten në kabinetin e kryetarit të komunës, për të dhënë informacionet se ku dëshirojnë të studiojnë dhe në cilin fakultet. Të gjitha të dhënat lidhur me regjistrimin, Mustafa thotë se mund të gjenden edhe në sajtet e internetit të ministrisë së arsimit. Vlen të theksohet se kryetari I komunës së Preshevës ka pasur takime të shumta dhe kontakte si me ministrinë e arsimit të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, në mënyrë që numri i studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës të jetë sa më i madhë në universitetet publike të Kosovës dhe Shqipërisë.

——————

Edhe gjatë kësaj vere studentët nga Komuna e Preshevës kohën e leximit e kanë gjetur në sallën e leximit të Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi. Në muajt korrik dhe gusht salla e leximit përmbushet nga studentë të ndryshëm të cilët përgatitjet për provimet e tyre i bëjnë po në këtë sallë. Studentët ndjehen rehat me kushtet e ofruara, pasi qetësia dhe freskia kanë nivelin e duhur për koncentrim në mësimet e tyre. Edhe drejtori i Bibliotekës thotë se kushtet janë të mira për lexim dhe studentët. Çdo ditë e më shumë e gjejnë kohën e mësimit në këtë sallë. Me përmbushjen e kushteve në këtë sallë edhe numri i lexuesve rritet dukshëm nga viti në vit.
———————-
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se mbi vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit do të bisedojë në shtator, raporton rel. “Mbi këtë temë ende nuk është folur. Ne e kemi treguar gatishmërinë për dialog, por për këtë temë qartazi do të flitet në fund të shtatorit”, u tha Daçiq gazetarëve pas një takimi me ministrin italian të Punëve të Jashtme Xhulio Tercin. Daçiq ka thënë se nga ministri italian ka dëgjuar se nuk do ketë kushte të reja për Serbinë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë pezulluar që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Nga nëntë raundet e mbajtura në vitin e kaluar e deri në fillim të këtij viti, janë arritur shtatë marrëveshje. Pala kosovare këmbëngul që së pari të nisë zbatimi i plotë i marrëveshjeve, e pastaj të vazhdohet dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian
————————-
Kosova dhe Serbia duhet t`i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura si kusht për integrim në BE. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Kohën Ditore”, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. Ai ka thënë se dialogu politik duhet të fillojë tash dhe kërkesa për këtë kryeministrit Hashim Thaçi ia ka bërë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton gjatë qëndrimit në tij të fundit në Bruksel. Edhe zëvendëskryeministrja e Serbisë për çështjen e integrimeve evropiane Suzana Grubjeshiq, ka theksuar se dialogu me Kosovën do të fillojë së shpejti në nivel politik. “Duhet të bëjmë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Kjo ka të bëjë me arritjen e marrëveshjeve për energjetikë dhe telekomunikacion si dhe me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arrira deri më tani, kurse duhet bashkëpunuar aktivisht edhe me Euleksin ka thënë ajo për gazetën serbe ”Veçernje Novosti.

—————–

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka përsëritur se pret nga liderët e Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen seriozisht në dialog. Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB-së, pak kohë pas përfundimit të turneut të tij në shtetet ballkanike, me ç’rast vizitoi edhe Kosovën. “U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dy palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, është shprehur Ban, transmeton REL. Ai ka thënë se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në secilin hap që ka bërë në rajon, derisa është shprehur se kthehet në Nju Jork me përshtypjen të thellë për elasticitetin dhe dinamizmin e rajonit

Daniel Serwer thotë se Kryeministri serb, Ivica Dacic ka dhënë disa sinjale të mira në raport me Kosovën, por tani duhet parë veprimet e tij. Megjithatë, normalizimi i raporteve mes dy vendeve, sipas tij, është ende larg. Analisti amerikan në një intervistë për Express pohon se diplomacia kosovare përballë kundërshtarëve po shfaqet e talentuar, edhe pse me resurse të kufizuara. Kushtetuta e Serbisë kërkon që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, kështu që në këtë kuptim, Dacic në fakt nuk ka zgjedhje. Politikanët serbë i kanë krijuar vetes së tyre një pengesë të jashtëzakonshme kur ndryshuan Kushtetutën më 2006. Vazhdimi i dialogut nuk është qëllim, por mënyrë. Le të shohim nëse ai do të përmbushë premtimin për të implementuar marrëveshjet tashmë të arritura. Ndërsa sa i përket fazes së ardhshme marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Serwer ka potencuar se ai pret shumë pak, por shpresoj që Serbia do ta pranojë se normalizimi i marrëdhënieve u shkon interesave të saj më të mira. Normalizimi domethënë për mua që Beogradi dhe Prishtina duhet të kenë përfaqësues në kryeqytetet e tyre dhe të pranojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit. Beogradi është ende shumë larg nga kjo. Nuk jam i sigurt që edhe Kosova është e gatshme për këtë ka deklaruar Server për gazetën Ekspres.
——————
Lajmërohen të gjithë punëtorët e Kristalit të cilët kanë ngritur padi ndaj kësaj ndërmarrje në Gjyq të lajmërohen nesër në lokalet e Ndërmarrjes Kristal në Pershevë. Sipas udhëheqësisë takimi I përbashkët konsultatit I punëtorëve organizohet në ora 10.00.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch