Home » Lajme » RTP lajmet 31 mars 2012

RTP lajmet 31 mars 2012

Mbi dhjetë autobusë dhe shumë vetura të bashkatdhetarëve që vijnë kryesisht nga Gjermania janë ndalur në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, në Suboticë, pasi që autoritetet serbe nuk lejojnë hyrjen e tyre për në Serbi. Sipas dëshmitarëve, policët serbë po kërkojnë disa vërtetime dhe dokumente shtesë për të penguar me çdo kusht hyrjen në territorin serb. Mësohet se ka mbi dhjetë orë që këta udhëtarë janë duke pritur, kurse udhëtarët më të moshuar dhe fëmijët janë të stërlodhur. Gazmend Buzuku, një nga udhëtarët, i ka thënë agjencisë Kosovapress se janë në pritje nëse do të lejohen të kalojnë përmes Serbisë, ose në të kundërtën do të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur.

——————–

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, ka thënë se deklarata e fundit e ministrit të Brendshëm serb Ivica Dacic – se për arrestimin e serbëve do të marrë masa reciproke për “arrestimin e shqiptarëve që kërcënojnë rendin juridik të Serbisë” – ndikon negativisht në gjithë rajonin. Destani ka thënë për mediat e Beogradit se deklarata e Dacicit ka shqetësuar të gjithë shqiptarët në Preshevë dhe në Bujanoc. I pyetur nëse arrestimet e fundit të serbëve në Kosovë dhe shpallja e masave të ndërsjella mund të ndikojë negativisht në marrëveshjet e arritura në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Destani thotë se pa asnjë komplikim të ri këto marrëveshje janë kundër interesave të shqiptarëve nga Lugina. “Është vetëm një pjesë e marrëveshjes nga e cila do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në Preshevë dhe Bujanoc, e kjo ka të bëj me njohjen e diplomave të Universitetit të Prishtinës. Çdo gjë tjetër është kundër interesave të shqiptarëve, sidomos tarifat për hyrje në Kosovë. Por, për këtë askush nuk na ka pyetu, as Beogradi e as Prishtina”, ka thënë Destani, për të cilin këto tarifa pothuajse i kanë izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës. “E njëjta vlen edhe për bizneset të cilat më herët ishin të drejtuara në tregun e Kosovës, e tash nuk mund të shkojnë përtej Vranjës”, thekson Destani.
——————-
Deputeti, Riza Halimi ka prezantuar në tryezën e organizuar nga Jug Press në Bujanoc lidhur me situatën ekonomike dhe problemet ekonomike në rajon. Panelistë të tryezës ishin edhe drejtoresha e USAID-it amerikan, Suzan Fritz dhe atasheu ekonomik I ambasadës gjermane në Beograd ku është diskutuar për problemet ekonomike. Në këtë takim është potencuar edhe shembulli i mirë amerikan që ka të bëjë me ndihmën financiare që kanë dhënë për Preshevë dhe Bujanoc. USAID ka ndihmuar ekonomitë e vogla dhe të mesme në vendin tonë, rezultat ky I dukshëm duke rritur aktivitetet dhe numrin e të punësuarve. Deputeti Halimi pati edhe një dreke pune me drejtoreshën e USAID-it amerikan, Suzan Fritz me të cilën diskutuan për problemet me të cilat po përballen gjatë parapërgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, me theks të vacant kuota për garantimin e 1000 mijë nënshkrimeve për një deputet. Poashtu është folur edhe për garantimin e mjeteve financiare që në bazë të sistemit të ri zgjdhorë duhet të sigurohet garancioni zgjedhorë që duhet të deponohet në Ministrinë e financave. Lidhur me parapërgatitjet për zgjedhjet parlamentare është realizuar edhe një takim I përbashkët në mes të deputetit shqiptarë dhe sekretarit të pare të mabasadës së Britanisë së Madhe në Beograd. Koalicioni I shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare deri ditën e premte kanë grumbulluar gjithsej në Preshevë, 3200 nënshkrime, në Bujanoc afro 2000 dhe në medevgjë 200 nënshkrime.
———————–
Gazetari nga Kalifornia, Robert Rope ka vizituar paralelet e fëmijëve me nevoja të veçanta në Preshevë. Përgjegjësi I këtyre paraleleve, Isuf Sadriu gazetarin amerikan e ka informuar për aktivitetet që zhvillohen në këto paralele dhe për kushtet të cilat I posedojnë. Robert Rope gjatë kësaj vizite ka vlerësuar lartë kujdesin dhe dashurinë që u ofrohen fëmijëve në këto paralele nga stafi punonjës. Ndërsa psikologia, Arbnora Etemi njëherit, mësimëdhënëse në paralelet e fëmijëve me nevoja të veçanta ka vlerësuar se fëmijët që vijojnë shkollimin kanë një përmirësim dukshëm më të mirë në aspektin individual. Fëmijët e dy paraleleve gazetarin nga Kalifornia, Robert Rope e kanë pritur me entuziazëm duke e përshëndetur në gjuhën angleze. Ata bënë disa improvizme argëtuese për të treguar talentin e trye në disa lëmi, duke përfshirë këtu fëmijët me personalitete të ndryshme.
——————-
Serbia duhet menjëherë t’i lirojë dy shqiptarët e arrestuar më 28 mars, si reagim pas katër serbëve të arrestuar në Kosovë. Ky është paralajmërimi i organizatës për të drejtat e njeriut,
Human Rights Watch. Po ashtu, HRW ka kërkuar që edhe Kosova të rishqyrtoj statusin e serbëve të arrestuar. Më tej, organizata ngritë dyshime se si është e mundur që serbët të bartnin materiale zgjedhore ku mbajtja e tyre më 6 maj është kundërshtuar dhe hedhur poshtë nga të gjithë, transmeton Indeksonline. “Arsyetimi i mbajtjes në burg të dy shqiptarëve pa arsye ligjore është arbitrare”, ka thënë Lydia Gall, nga Human Rights Watch.
——————
Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj arrestimeve të ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë të shtetasve të njeri-tjetrit. Departamenti shprehu shqetësimin lidhur me deklartat e disa zyrtarëve, të cilët bënë tërthorazi kërcënime se arrestimet janë reciproke ose hakmarrëse. “Presim nga Serbia dhe Kosova të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve”, deklaroi Departamenti i Shtetit.

————
Më 24 mars në një deklaratë për opinion publik Ministria e punëve të brendshme të Kosovës kishte njoftuar se qyetarët e Luginës së Preshevës nuk obligohen që të udhëtojnë në Kosovë me pasaportë, por vetëm me letërnjoftime. Kjo ministri ka deklaruar se është duke u zbatuar marrëveshja për lirinë e lëvizjes “Kalimi me letërnjoftim”, dhe nuk qëndron se qytetarët e Luginës duhet të kalojnë me pasaporta. Policia kufitare në Muçibabë edhe pse ka demantuar një lajm të tillë, ajo edhe më tej po kërkon pasaportat për hyrje.
—————–

Beogradi heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë sepse rreziqet e sigurisë për mbajtjen e tyre, pa përkrahjen e UNMIK-ut e të bashkësisë ndërkombëtare, janë të mëdha, shkruan sot gazeta “Novosti” e Beogradit. I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq thotë se Qeveria është në kontakt me UNMIKU-n dhe EULEX-in për të mbajtur zgjedhjet parlamentare. Autoritetet në Kosovë ndërkaq kanë thënë se nuk do të lejojnë mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch