Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 31 Mars 2014 – Ragmi Mustafa- Nuk njohim deputetët shqiptarë që abuzuan me vota të qytetarëve

RTP lajmet 31 Mars 2014 – Ragmi Mustafa- Nuk njohim deputetët shqiptarë që abuzuan me vota të qytetarëve

RTP-LogoNuk I njohim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, nuk I njohim as dy deputetët shqiptarë që kanë arritur të mashtrojnë popullin, qeverinë dhe opinionin e gjerë. Me mbushjen e kutive të votimit në mënyrë të pandërgjegjshme është shkelur vota e qytetarëve dhe dinjiteti qytetarë, deklaroi sot kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva. Sipas zotit Mustafa dy deputetët shqiptarë në parlamentin serb nuk guxojnë të thirren në mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve sepse ata përfaqësojnë vetëm elektorin e Partisë për Veprim Demokratik. Po ashtu kryetari Ragmi Mustafa ka deklaruar se nuk është domosdoshmëri të ketë pushtet deputeti në pushtetet lokale, me të cilën shpesh trumbetohet nga pala e kundërt

————————————————————

Hapet Qendra Info Duhani në Preshevë

 

Për t’iu dale në ndihmë prodhuesve të duhanit është hapur zyre informuese Duhani e cila do të tuboj të gjithë prodhuesit vendor.  Kjo zyrë gjithashtu do të shërbej për sugjerime informacione por edhe për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka kërkuar nga kompania Filip Morris që të gjen mundësin e hapjes së monopolit i cili do të ishte në interes të përbashkët.

 

 

Presheva dikur  njihej si vendi me prodhimin e duhanit më kualitativ. Një punë e lodhshme e cila bëhej me të gjithë anëtarët e familjes dhe ishte e vetmja  mundësi për të mbijetuar. Nga kultivimi I duhanit shumë familje kanë krijuar të ardhura materiale por ka vite që kjo punë e lodhshme nuk paguhet sa duhet dhe bujqit kanë lënë anash këtë veprimtari. Me gjithë atë duke u përballë me  gjendjen e vështirë ekonomike shumë prej tyre iu kanë kthyer zanatit të vjetër. Ata  edhe më tej po vazhdoj të jenë të pakënaqshëm  me çmimin e pagesës së duhanit. këtyre ditëve në Preshevë për t’iu dale në ndihmë prodhuesve të duhanit është hapur zyre informuese Duhani e cila do të tuboj të gjithë prodhuesit vendor.  Kjo zyrë gjithashtu do të shërbej për sugjerime informacione por edhe për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve.

Hapjen e kësaj zyreje e ka përshëndetur edhe kryetari  Ragmi Mustafa I cili ka thënë se kjo zyrë do të jetë një mundësi më e mire për bujqit  kur dihet se Presheva njihet për kultivimin e duhanit kualitativë.

Kryetari Mustafa ka kërkuar që kompania Filip Moris të shfrytëzoj mundësinë në agjensionin për privatizim për marrjen e fabrikës  së Monopolit e cila do të ndikonte në interesin e përbashkët.

Një sukses në këtë lëmi e ka dëshmuar edhe Selim Salihu nga fshati Tërrnoc i cili ishte fitues i gjethit të artë të duhanit, për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë në Novi Sad.

————————————

Kuizi i Diturisë Sh.F. ‘’DITURIA’’ – Corroticë fiton kundrejt SH.F Desanka Maksimovic- Bilaç

 

Në xhiron e V , të kuisit të diturisë sh.f 9 Maji – Leran     ka triumfuar kundrejt sh.f Desanka Maksimovic- Bilaç me rezultat 147 me 111.

      

Në xhiron e V    të kuisit të diturisë “Lugina garon 2014 “ ,  janë përballur Sh.F. ‘’DITURIA’’ – Corroticë e cila ka  fiton kundrejt SH.F Desanka Maksimovic- Bilaç me rezultat 147 me 111.

 

Sh.f. ‘’DITURIA’’ Corroticë                                 Sh. f. ‘’DESANKA MAKSIMOVIQ’’ Bilaç

 

1. Agnesa Zylfiu – kl. Vkl V-të                             1 .Valdrin Elezi – kl. V

2. Nora Muliu kl. – VI                                           2.Shqiprim Veseli – kl.VI

3. Ajmone Mustafa – kl. VII                                  3.Vjollca Rashiti – kl.VII

4. Tuba Sadiku – kl. VIII                                       4. Kybra Beqiri – kl. VIII

5.Vesa Hasani të përgjithshme                               5 .Enesa Selimi të përgjithshme

 

 

Nxënësit janë përballur në këto rubrika :Pyetjet e përgjithshme , drejtshkrimi , Loja e numrave , loja e shkronjave dhe asociacioni .Në pyetjet e përgjithshme janë përballur në mënyrë individuale nxënësit e klasave të pesta , gjashta , shtata dhe të teta, ku Sh. f. ‘’DESANKA MAKSIMOVIQ’’ Bilaç arriti të grumbullojë 100 pikë, ndërsa Dituria Corroticë   95. Por rezultati do të përmbysej në rubrikat e radhës , ku në atë të drejtshkrimit rezultati i barazuar 110 me 110. Ndërkaq Dituria Corrotic në epërsi do të kalonte në lojën e shkronjave dhe numrave por edhe në asociacione ku Sh.f. ‘’DITURIA’’ Corroticë     fiton kundrejt Sh. f. ‘’DESANKA MAKSIMOVIQ’’ Bilaç me rezultat 147 me 111. Kryetari i jurisë prof i gjuhës dhe letërsisë shqipe Xhelal Arifi i  ka vlerësuar lartë dyja shkollat për përgatitjet në këtë kuiz , duke potencuar se kjo garë po ndikon dukshëm në nxitjen e nxënësve për njohuri të përgjithshme.Në xhiron e VI të Kusit të diturisë janë përballur sh.f Muharrem Kadriu Tërnoc dhe 9 Maji Leran .Kuisi transmetohet çdo të enjte ora 21 dhe të dielën repriza prej orës 19 .

—————————————

Fillon liga komunale në futsall , sezoni pranverorë 2014/2015

Këtë vikend ka nisur sezoni pranveror në ligën komunale në futsall.Të shtunën janë zhvillua ndeshjet e grupit B ku kryesuesi i grupit Miratoca ka shënuar fitore 5 me 1 kundër Zhunicës , duke e ruajtuar kështu pozitën e parë. Ndërkaq edhe në grupin B Tërnava e ka nisur me fitore këtë edicion duek ruajtur diferencën prej katër pikëve nga përndjeksi Max bet Presheva.

 

Të shtunë dhe të dielën është zhvilluar xhiroja e parë e Ligës komunale në Futsall.Të shtunën prej orës 14 janë zhvilluar ndeshjet e grupit B ku janë ndeshur.

 

GRUPI A

 

1.BURIMI ZH. 0:5 MAX-BET PRESHEVA
2. LERANI 1:5  RAINCA
3.BUSHTRANI 2:2  RAHOVICA
4.TËRRNAVA 3:0 LLAPINCA

Tan

 

GRUPI B

1.ZHUNICA 1:5 MIRATOCA
2.RAINCA J.3:4 NORÇA
3.CORROTICA –2:2 GERAJ
4.FONTANA B.3:0 ST.HEKU.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch