Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 31 tetor 2012

RTP lajmet 31 tetor 2012

Është hapur panairi “Javët e Biznesit Kombëtar”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, në bashkëpunim me komunat e Preshevës dhe atë të Bujanocit. Ky panair po mbahet në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ka filluar më 17 shkurt, e që do të përfundojë më 28 nëntor, ku të gjithë prodhuesit nga mbarë trojet shqiptare do të bashkohen në Vlorë. Sipas organizatorëve,  qëllimi i këtij panairi është informimi i qytetarëve të Luginës së Preshevës por edhe të rajonit për prodhimet dhe shërbimet kombëtare të cilat meritojnë një trajtim më të mirë, të konsumojnë produkte kombëtare, të krijojnë partneritet me të gjitha afaristët mbarë shqiptarë, e tërë kjo në ngritjen dhe avancimin e mirëqenies socio-ekonomike të rajonit. Në këtë panair të pranishëm ishin përfaqësues të AKB-së, kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, përfaqësues të bizneseve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa u vlerësua se përmes këtij panairi tentohet të ndërtohen kanale të reja të komunikimit mes prodhuesve kombëtar, vendim-marrësve dhe konsumatorëve. Panairin e shpalli të hapur kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ndërsa fjalën e mori si bashkë organizatorë edhe kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Kryetari i AKB-së ende e ka në kujtesë kur para disa muajve me shumë vështirësi u lejua hyrja e tij në Serbi nga ana e autoriteteve kufitare serbe. Ai sot u lejua të hyj pa asnjë problem. Thotë se një gjë e tillë është bërë për shkak të takimit në Bruksel të dy kryeministrave. E për kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Menderez Kuçi të jesh në Preshevë është një gjë e veçantë. Ndërsa kryetari komunës së Çairit tha se festat nuk janë të kënaqshme nëse nuk festojnë të gjithë shqiptarët. Pas prerjes së shiritit nga nikoqirët dhe mysafirët, të gjithë së bashku vizituan stendat ku ishin të vendosur prodhuesit vendor shqiptarë nga Lugina e Presheva, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e nga Shqipëria.

 ————————–

Sot pas 11 viteve një pjesë e amanetit të dëshmorëve shkoi në vend.

Mbi varret dhe vend rëniet e tyre tani do të valëvitë flamuri kombëtar , i cili ishte motivi dhe ideali i çdo dëshmori.  E për prindin e dëshmorit të komandant Deltës Bejtulla Osmani kjo është një ditë historike për Luginën. E OVL –ë UÇPMB-së në Preshevë , familjarët ,invalid dhe  veteranë të luftës së  UÇPMB-së dhe qytetarë kanë bërë homazhe në çdo vend rënie dhe varrë të dëshmorëve.  Sipas kryetarit të OVL së UÇPMB-së në Preshevë Ramadan Ismaili vendosja e flamujve ishte paraparë  të bëhej në muajin maj , por për shkak të arrestimeve të 5 majit , ku ne mesin e tyre ishin edhe dy ish luftëtarë të UÇPMB-së kjo iniciativë ishte ndërprerë. Ndërkaq para varrit të dëshmorit të komandat Deltës janë bërë sot homazhe edhe me rastin e 40 vjetorit të lindjes , aktivitet ky  këtë që është organizuar nga shoqatat për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në bashkëpunim me OVL e UÇPMB-së. Me këtë rast shoqatat për trashëgimi dhe krijimtari kulturore ka konsideruar se komandant Delta ishte një vazhdimësi e patriotëve tanë të cilët kishin për synim lirin e kombit. Por Bardhyl Osmani komandant Delta kishte një moto të cilën ia përcillte vazhdimisht bashkëluftëtarëve të tij. Për 40 vjetor mbesa i kishte përgatitur xhaxhait edhe një poezi. Ndërkaq sot është mbajt edhe akademi përkujtimore për nder të 40 vjetori të komandant Deltës dhe dëshmorëve të tjerë në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë , akademi kjo e organizuar nga shoqata për trashëgimi dhe  krijimtari kulturore.                

————— 

Partia Demokratike Shqiptare është duke vazhduar zgjedhjet në të gjitha organet e saja me rastin e kuvendit të 5-të zgjedhor të saj. Partia demokratike Shqiptare gjatë ditës së djeshme ka vazhduar aktivitetet e saj zgjedhore me mbajtjen e kuvendeve në nëndegën qendër e cila përfshinë njësit zgjedhore  5 dhe 6. Si pika të rendit të ditës ishin:1.Organizimi i Kuvendeve të nëndegës (zgjedhja e kryetarit, anëtarëve të kryesisë së nëndegës ) 2.Propozimet për listën e delegatëve për Kuvendit e 5-të zgjedhor të PDSH-së 3.Propozimet për anëtar të Këshillit qendror nga Lista e delegatëve për Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDSH-së. Të pranishëm ishin një numër I madh I anëtarëve të PDSH-së që gravitojnë në këto njësi zgjedhore ku pas konsolidimit me anëtar të kryesisë, u emërua edhe kryetari I nëndegës. Poashtu me rastin e organizimit të kuvëndit të 5-të të përgjithshëm të PDSH-së, nga kjo nëndegë u propozuan delegatët në përbërje prej 12 anëtarëve nga radhët e së cilëve u propozuan edhe anëtarët për Këshillin Qendror për Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDSH-së. I pranishëm në aktivietetet e nëndegëvë ishte edhe kryetari i PDSH-së I cili I përgëzoi për aktivitetet që kanë pasur këto njësi si dhe iu dëshiroi sukses në Kuvendin e 5-të zgjedhor. Nga të gjithë delegatët e Kuvendit të 5-të u mbështet lista me nënshkrime e kandidaturës së kryetarit aktual të PDSH-së z. Ragmi Mustafa për tu rizgjedhur sërisht në këtë detyrë .

——————– 

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka ngushëlluar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd , Michael D. Kirby, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e uraganit “Sandy” “Me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve, të shkaktuara nga uragani “Sandy”,  thuhet në letrën drejtuar ambasadorit. “Në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës  dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave të uraganit”, shkruan Ragmi Mustafa. “Populli shqiptarë i Luginës së Preshevës  në këto momente të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jenë përkrah jush, duke shprehur ndjenjat më të thella të mbështetjes dhe të solidaritetit”, thuhet në fund të letrës

———————

Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për Radio Televizionin 21 ka thënë se veriu i Kosovës vazhdon të “mbetet thembër e Akilit” për Kosovën apo si një “Kalë i Trojës”. Qosja ka thënë në këtë intervistë që pritet të transmetohet më vonë në këtë televizion se ai nuk pret bisedime të suksesshme me Serbinë. “Nuk pres një përfundim të suksesshme të bisedimeve, nuk pres”, ka thënë Qosja. Ndërkaq duke folur për idenë e tij që të këtë shkëmbim territoresh, ai mendon se kjo është edhe një praktikë ndërkombëtare që të shkëmbehen territoret. Ai thotë se veriu i Kosovës është “Kali i Trojës” për Kosovën. “Për mu ajo pjesë (veriu v.j) është një ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjell rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shoh Kosovën me ato rreziqe dhe ato brenda saj dhe për atë arsye e kam thënë se pse mos të bëhet shkëmbim i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”.

 ——————-

Një ditë pas qëndrimit të sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton dhe shefes së diplomacisë evropiane Ketrin Eshton, kreu shtetëror i Serbisë mblidhet sot për të diskutuar platformën e dialogut me Kosovën. Zëvendës-kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuqic ka deklaruar për mediat serbe se pjesëmarrësit në takimin e lartë shtetëror që mbahet sot, do të hedhin mbi tavolinë të gjitha vërejtjet dhe propozimet lidhur me Platformën e Qeverisë së Serbisë për dialog me Kosovën, e cila po profilizohet drejt versionit përfundimtar. Qeveria serbe është duke mbajtur sekret shtetëror platformën, të cilën është duke e përgatitur lidhur me dialogun i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.  Platforma pritet që ditëve dhe javëve në vijim, t’u prezantohet edhe partive opozitare në Serbi, me qëllim të marrjes së një konsensusi sa më të gjerë politik, njoftojnë media serbe.  Drejtuesit shtetëror në deklaratat e tyre, disa herë deri më tani kanë deklaruar se synojnë të marrin një pajtim të gjerë dhe tek më pas platforma për Kosovën t’i shtrohet për miratim parlamentit të Serbisë.  Sipas kreut të parlamenti serb Nebojsha Stefanoviq, platforma duhet të jetë çështje shtetërore dhe jo politike. Vetëm pasi Platforma të ketë arritur konsensusin e nevojshëm, do të bëhet e njohur edhe për opinion publik, citohet të ketë thënë kreu i parlamentit të Serbisë. Deri atëherë ajo do të vazhdojë të mbetet sekret shtetëror

—————

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi do të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve me 7 nëntor. Autoritet në Beograd pritet të ofrojnë një model të ri për zgjedhjen e problemit të institucioneve paralele në Kosovë. Si kthim për këtë Serbisë mund t`i epet në dhjetor data e kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Këto janë pritjet themelore të sekretares amerikane të shtetit,Hillary Klinton dhe përfaqësuese së lartë të Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Chatherine Ashton, të cila janë takuar dje me presidentin ,Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin, Ivica Daçiq,shkruan gazeta Blic. Siç mëson Blic, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri,Ivica Daçiq iu kanë thënë mysafirëve të tyre se implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk është e lehtë për tu zbutur. Por ata kanë shprehur përkushtimin e qeverisë serbe për të implementuar të gjitha marrëveshjet arritur deri me tani

————–

Deri te takimi i ardhshëm i Beogradit dhe Prishtinës pritet të arrihen marrëveshjet parimore në bazë të të cilave do të bëhet transparent financimi i institucioneve në veri të Kosovës, shkruajnë mediat e Beogradit.  “Tash për tash nuk janë të njohura modelet”, shkruan “Blic” në lidhje me vizitën e Sekretares amerikane Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton. Sipas burimeve të ditores, SHBA-të i japin mbështetje kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, meqë atij i është dhënë mbështetja e shumicës në Kuvendin e Kosovës Por, gjatë bisedimeve pritet që Thaçi “në mënyrë kreative të angazhohet për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës”: “Pritet progresi tek menaxhimi i integruar i kufijve”, shkruan gazeta. Tema e bisedimeve, siç thuhet, do të jetë edhe përfaqësimi i Kosovës në takimet ndërkombëtare e jo vetëm rajonale, ndërsa për zgjidhjen e kësaj çështjeje do të dëgjohet së pari Beogradi

RTV Presheva

                                                       

 

 

 

 

 

                                            

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch