Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 Dhjetor 2012

RTP lajmet 4 Dhjetor 2012

Në Bruksel është arritur pajtimi për çështjet lidhur me Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të kufijve (IBM) Kosovë-Serbi, e cila duhet të fillojë së zbatuari me 10 dhjetor, raportojnë mediat serbe. Shefi i Grupit serb për implementimin e kësaj Marrëveshjeje, Dejan Paviçeviq, ka thënë për B92, se nuk duhet pritur ndryshime të mëdha në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Merdar, ku fillimisht do të nis të aplikohet regjimi i ri. Ai tha se është arritur pajtimi për funksionimin e doganës dhe ka shtuar se doganimi i mallrave nuk do të bëhet në Jarinje dhe në Merdar. “Jemi marrë vesh që malli të mos doganohet në pikëkalimet e kufirit, por në terminalet doganore në brendësi të territoreve”, ka deklaruar Paviçeviq. Ai ka sqaruar se kjo do të thotë që malli që del nga Kosova të doganohet në terminalet në Nish, apo Vranje, ndërsa malli që hyn në Kosovë të doganohet në terminalin në jug të Mitrovicës. Paviçeviq ka shtuar se doganierët e EULEX-it, të Serbisë dhe të Kosovës në pikëkalimet kufitare vetëm do të kontrollojnë dokumentet, por nuk do të doganojnë mallrat. Në Bruksel është arritur, poashtu, marrëveshje për rolin e ardhshëm të EULEX-it, prezenca e të cilit, sipas fjalëve të Paviçeviqit, do të jetë “e barabartë me prezencën e policëve të Serbisë dhe policëve të Kosovës”. Ai ka theksuar se “në pikalimet kufitare në Jarinje dhe në Merdar nuk do të ketë kurrfarë simbolesh shtetërore.

——————-

Deputeti dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka deklaruar se nuk do të takohet me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq i cili do të vizitojë Luginën e Preshevës, pasi sipas tij, nuk dëshiron të jetë vetëm dekorim për fotografia që të prezantohet sikurse po punohet diçka këtu. “Nëse me të vërtetë dëshiron të bisedohet për problemet që ekzistojnë këtu, atëherë nuk na duhet kamerat që të na fotografojnë” ka thënë Halimi për mediat serbe. Halimi konsideron që Trupi Koordinues është i degraduar, pasi kryetari i saj nuk është pjesë e qeverisë dhe “ka më pak kuptim se sa tek qeveria e mëhershme: Deputeti Halimi ka përkujtuar se serbët në Qeverinë e Kosovës kanë “pozitat më të rëndësishme, zëvendës kryeministër dhe tre ministri”. “Ne nuk kemi kërkuar asnjë ministri, pasi kjo as që qëndron në raport me përqindjen e shqiptarëve në numrin e përgjithshëm të banorëve, mirëpo konsiderojmë që neve na takon një funksion i rëndësishëm në Trupin Koordinues, pasi ky Trup edhe është krijuar për këto tre komuna” ka thënë Halimi. “Kam pritur që kjo qeveri të merret më seriozisht me problemet në Luginën e Preshevës, për të cilën kam biseduar edhe me kryeministrin Ivica Daçiq dhe nënkryetarin e parë Aleksandar Vuçiq” ka theksuar Halimi. E kam kuptuar ndër të tjerash, ka shtuar Halimi se po përsëritet tregimi i njejtë i kyqjes jo serioze edhe i kësaj qeverie si ato të mëparshmet, përveç asaj të XHinxhiqit që kishte filluar të zgjidh krizën. I pyetur se a do të vazhdojë partia e tij PVD të marrë pjesë në punën e Trupit Koordinues, Halimi ka thënë se ky organ me vite të tëra nuk po bën punën për çka edhe është themeluar. “Në një vit e gjysmë praktikë janë eskivimet për tu marrë seriozisht me problemet dhe mos rrespektim drastik i marrëveshjes së vitit 2009” ka vlerësuar Halimi duke shtuar se ka prituar një vit që ish kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq të punojë seriozisht të punojë. “Kam parë se ai nuk ka gatishmëri për këtë, andaj edhe vitin e fundit nuk kam marrë pjesë në asnjë takim të Trupit Koordinues” ka thënë Halimi.
———————

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka deklaruar sot me rastin e vizitës së tij në Luginë të Preshevës se ka planifikuar të bisedojë me liderin e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimin, i cili ka kërkuar reformim të Trupit Koordinues, mirëpo z. Halimi nuk ka ardh në këtë takim. Stankoviq ka thënë se sipas programit të tij gjatë vizitës ka planifikuar të takohet me Halimin në Preshevë, mirëpo sikurse edhe 20 herë më herët, ai nuk iu është përgjigjur ftesës. “Deri tek takimi nuk ka ardh me dëshirën e Halimit. Jemi të gatshëm në çdo moment për bisedime, i ofrojmë bashkëpunim të bisedojmë me të si një deputet nga këto treva. E kam lexuar letrën e Halimit në Kuvendin e Serbisë në të cilën kërkohet reformimi i Trupit Koordinues dhe disa nga kërkesat e tij do ti marrim parasysh” ka thënë Stankoviq, i cili për herë të parë ka qëndruar në Luginë të Preshevës. Stankoviq ka thënë se z. Halimi nuk mund të jetë anëtarë i Trupit Koordinues për shkak të konfliktit të interesit. “Nuk mund të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë dhe të jetë anëtarë i Trupit Koordinues pasi nuk mundet të jetë në të njejtën kohë ai edhe legjislativ dhe ekzekutiv. Kur jam emëruar kryetar i Trupit Koordinues, personin e parë që e kam thirr ka qenë z. Halimi, mirëpo edhe pas 20 thirrjeve për takim, ai nuk është përgjigjur për të biseduar” ka thënë Stankoviq. Stankoviq ka thënë se mendon që Trupin Koordinues ta shëndrrojë më operativ për të shmangur situatat që për një vendim duhet të vendosin 35 persona, dhe se në vend se 6 nënkryetar sa janë tani të jenë vetëm tre, dhe ata të jenë drejtuesit e komunave.

——————–

Koalicionit për qeverisje me Komunën e Bujanocit do ti bashkohen edhe dy këshilltarë të Partisë Përparimtare Serbe. Bisedimet të cilat u zhvilluan në mes të liderëve të partive serbe me ata të Partisë Përparimtare Serbe, kanë dhënë rezultatet e para. Partitë serbe që janë në pushtet nga hisja e tyre kanë ndarë nga 1 e disa nga dy poste për partinë e kryetarit Tomisllav Nikolliq. Me këtë marrëveshje që pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim, PPS do të menaxhojë Çerdhen e Fëmijëve, do të ketë një anëtarë në Këshillin Komunal, deri në dy kryetarë të këshillave drejtuese të ndërmarrjeve publike dhe anëtarë në këto këshilla, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet ti jepen edhe disa resorë tjerë në mënyrë që edhe të përfundohen bisedimet. Vlen theksuar se në këto bisedime nuk ka qenë e përfshirë edhe Partia Demokratike e Nagip Arifit, dhe se postet e ndara për PPS-në janë nga 40 për qindëshi i partive serbe dhe se këtij subjekti serb nuk i është dhënë asnjë post nga 60 për qindëshi që i takon shqiptarëve. Këtë e konfirmoi për Titullin edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Nexhat Behluli

————-

Gjykata e Qarkut në Gjilan të hënën ka vendosur për pranimin e kërkesës për ekstradimin e Baki Sadikut nga Rahovica e Preshevës për në Sllovaki, i arrestuar javë më parë në rajonin e Gjilanit. Gjykata ka vendosur që Baki Sadiku nuk është shtetas i Kosovës pasi i njëjti ka dështuar ta vërtetojë këtë pranë gjykatës. Policia e Kosovës gjithashtu nuk ka gjetur ndonjë të dhënë për ekzistimin e këtij personi në regjistrat civilë të Republikës së Kosovës. Baki Sadiku është dënuar në mungesë nga një gjykatë sllovake me 22 dy vjet burg për veprën e importimit, shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike (heroinë). Të dhënat e gjykatës thonë se, sipas autoriteteve sllovake, Baki Sadiku ishte pjesëtar i një organizate kriminale e cila merrej me importimin e heroinës nga Turqia në Evropën Perëndimore. Prokuroria sllovake në këtë rast ka arritur të vërtetojë që i pandehuri kishte importuar në Sllovaki së paku 6 herë kontingjente atletesh të mbushura me heroinë, shkruan Gazeta JnK.

—————

Kryetari Shoqatës së Prindërve me aftësi të kufizuara në Preshevë Isuf Sadriu, sot ka deklaruar ndaj deklaratës së nënës së Anita Selimit e cila në dokumentarin “në rrugë”, i cili është transmetuar mbrëmë prej orës 19:00 në Rtv Presheva, ku deklaron se askush nuk kujdeset për fëmijën e saj e cila është me aftësi të kufizuara, më konkretishtë duke thënë se asaj nuk i sigurohet transporti. Isuf Sadriu thotë se vajza Anita Selimi në këtë shoqatë është që nga viti 2010 dhe kjo shoqatë kujdeset për të dhe bënë transportin e saj prej shtëpie në shoqatë dhe anasjelltas çdo ditë. Në Shoqatën e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara procesin edukativ e ndjekin 28 fëmijë, ndërsa shoqata kujdeset për ta që ta kryej transportin ku që të gjithë fëmijët mirren prej shtëpie në mëngjes ndërsa prap ata i kthejnë në shtëpi, çdo ditë pune.

————–

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në Vlorë, ka deklaruar se do të japë shtetësinë shqiptare për shqiptarët kudo që ndodhen. Ai tha se ky është ligji i 100- vjetorit. Ai tha se ky ligj nuk bëhet me qëllime elektorale. Berisha u kërkoi edhe fqinjve dhe ndërkombëtarëve mirëkuptim për këtë çështje.“Kërkoj mirëkuptimin e fqinjëve dhe të faktorit ndërkombëtar. Çështja shqiptare është sërish një çështje që ekziston në mënyrë të padiskutueshme. Ka një albanofobi ndaj shqiptarëve dhe kjo duhet të zhduket nëpërmjet procesit të bashkimit të shqiptarëve. Kjo nuk zhduket nëpërmjet status-quo-ve që e thellojnë më shumë albanofobinë,” tha Berisha.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch