Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 gusht 2012

RTP lajmet 4 gusht 2012

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare me Serbinë.

Në vendkalimin kufitar Horgosh  drejt Hungarisëedhe më tej bashkëatdhetarët tanë janë të detyruar të presin me orë të gjata.Sipas dëshmitarëve  pritjet shkojnë deri në tre orë, si në hyrje të Serbisë ashtu edhe në dalje.gati e njëjta gjë po ndodh edhe në vendkalimin kufitar të Preshevës në Tabanoc.Për të ardh  nga Maqedonia drejt Preshevës pritjet janë prej 30 deri 60 minuta.E Intenziteti i trafikut është rritur për shkak të vikendit dhe kthimi i atyre që punojnë në shtetet e evropës perëndimore pas pushimeve të kaluara në vendlindje pore dhe të turistëve të cilët I kanë kaluar pushime tnëpër bregdete të ndryshme.

——————————————–

Dënohet sjellja e autoriteteve serbe në Merdare

Ministria e Diasporës është njoftuar nga Policia e Kosovës se autoritetet e Serbisë kanë shkaktuar sërish tollovi në pikëkalimin kufitar me Kosovën, në Merdare dhe si pasojë rreshtat e automjeteve që hyjnë ose dalin nga territori i Kosovës janë të gjatë, thuhet në një njoftim të kësaj Ministrie.

“Gjatë njoftimeve që na japin bashkatdhetarët tanë që shfrytëzojnë këtë pikëkalim, autoritetet kufitare të Serbisë pa asnjë arsye po zvarritin punën e tyre duke shkaktuar pritje të gjata, me orë të tëra. Edhe një herë vlerësojmë se, me këtë sjellje jo demokratike Beogradi zyrtar po tregon se, vazhdon të vuajë nga komplekset e të kaluarës”, thekson Ministria e Diasporës.“Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës e dënon një sjellje të këtillë të autoriteteve kufitare të Serbisë dhe u bënë thirrje të gjitha mekanizmave ndërkombëtarë që të ndikojnë tek institucionet e Beogradit që qytetarëve t’ua mundësojë lëvizjen e lirë dhe të papenguar, që është pjesë e parimeve demokratike evropiane”, thuhet në njoftim.

———————————-

E Deklaratat e djeshme të Presidentit serb, Tomislav Nikolic, se për Kosovën duhet kërkuar zgjidhje brenda sovranitetit të Serbisë, kanë nxitur reagime të ashpra në Prishtinë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kreu i shtetit serb po sheh ëndrra të viteve ’90-ta. Një nga temat që mund të diskutohen mes dy palëve, Kuçi përmend demarkacionin e kufirit.Tomislav Nikolic dje ka thënë se ka një plan për autonomi substanciale për Kosovën, duke thënë se në këtë rast shqiptarët do të jetonin sikur gjermanët në Itali apo Belgjikë.Ndersa Hajredin Kuçi i ka Nikolicit që të lexojë ndonjë libër të ri për çështjen e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërshtetërore sesa të merret me ëndrra..“E kisha ftuar të mos sheh ëndrra ose ëndrra të viteve të 90-ta mos t`i përsëriten në gjumë. Zakonisht ndjenja e kompensimit vjen në pleqëri dhe duket se atij i ka ardhur, sikur ata njerëzit që i shohin filmat e vizatur si fëmijë dhe fillojnë me iu përsërit kur të plaken”, ka ironizuar Kuçi idenë e Nikolicit.

—————————————-

Publikohen emrat e 11 ish-spiunëve në Maqedoni në mesin e tyre 4 shqiptarë

Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari ( Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço Jevrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi.
Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këto persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese.
Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni.

———————————–

 

Të hënën kursi i mesëm 118,6 din për një euro

 

Dinari të hënën do të vazhdojë të bjerë edhe atë për 0,2 % ose  20 pare , dhe kursi i mesëm zyrtarë do të jetë 118 din e 57 pare për një euro ka njoftuar Banka Popullore e Serbisë.Gjatë vikendit do të vazhdojë  kursi i të premtes që ka vlerën prej 118 din e 37 pare për një euro.

Dinari më i dobët ka qenë më 27 korrik , kur një euro ka vlejtë 118 dinarë e 69 pare për një euro . ndërsa këtë vit më i fortë ka qenë më 11 janar , ku kursi i mesëm zyrtarë ka qenë 103 din e 69 pare për një euro .Banka Popullore e Serbisë nga fillimi i vitit ka shitur 1 miliard e 332,5 milion euro , për të zbutur oscilimet e kursit brenda ditës.Valuta serbe të hënën do do të jetë me e dobët për 2,5 % kundrejt euros sesa një mua më parë , ndërsa për 13,6% se 1 vit më parë.

Kursi indikativ i dinarit kundrejt dollarit të premten ka qenë 96 din e 22 din dhe 1 % është më i lartë se muajin e kaluar.

Dinari kundrejt dollarit është më i dobët për 3%  për një muaj , ndërsa  24,6 % gjatë 1 viti.

————————————-

Pasojat shkatërruese të tajfunit Saola janë fiksuar nga një kamera, që ka kapur momentin kur një person përpihet nga një gropë që hapet papritur poshtë këmbëve të tij.Gropa hapet kur shembet rruga sikur të ishte një kurth, raporton tema.Sipas CNN, incidenti ndodhi pranë tempullit Sansha. Personi në fjalë gjeti vdekjen.Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar së paku pesë të vdekur në Tajvan

—————————————

Turniri memorila Baki bajrami

 

Ka nisur sot në Tërnav Turniri në futboll memorial Baki Bajrami .

Ky turnir tashmë tradicional është organizuar nga Forumi rinor I bashkësisë  lokale. Të gjithë pjesëmarrësit janë tubuar në stadiumin e fshatit dhe më pas janë nisur për të bërë homazhe në varrin e të ndjerit Baki Bajrami. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje dhe më pas u shfletua biografia e të ndjerit.

“ Të flitet për jetën dhe veprën e të ndjerit Baki Bajrami është një privilegj dhe krenari për secilin bashkëfshatar të tij , por për këtë më së miri e dëshmon vepra e tij madhore , liridashëse për çlirimin e popullit të tij nga sundimi huaj”  u tha në letrën biografike të lexuar nga forumi rinor i fshatit.

Po ashtu para të pranishmëve u shtjellua jeta e të ndjerit që nga fëmijëria e deri tek studimet akademike ushtarake , dhe më pas për kontributin e tij të dhënë në luftën e Kroacis , Kosovës dhe më pas në Luginë të Preshevës.I ndjeri Baki Bajrami  po ashtu ishte edhe njëri nga aktivistët më të dalluar sportiv të fshatit , pasi pasion e kishte futbollin. Ai gjatë atyre viteve e kishte riaktivizuar klubin e futbollit të fshatit Tërnav dhe ishte një nga udhëheqësit kryesor. Po ashtu sot në këtë turnir veprën e të ndjerit e kanë nderuar 13 ekipe, ndërsa turniri do të zgjasë deri ditën e diel ku dhe do të mësohet 3 ekipet më të mira të këtij turniri të cilat do të pajisen me pehar dhe medalje.

 

———————————–

 

RAJONI

Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit, shkruan kohaditore.Një varg veprimesh të tjetra, sipas planit të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, pjesë të të cilit i ka kuptuar gazeta, pritet që të fuzionohen brenda pakos së Ahtisaarit. Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zubin-Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, sipas burimeve të gazetës, do të kenë mundësinë që ta krijojnë një asociacion të veçantë.Ky asociacion do të ketë asamblenë e vet dhe do të merret me menaxhimin, gjegjësisht ndarjen e buxhetit që do të ndahet nga buxheti i Kosovës,  ai i Serbisë por edhe nga donacionet ndërkombëtare. Do të emërohen edhe katër zyrtarë të lartë.

———————————-

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jap kontributin e vet në Kuvend por nuk do të jetë pjesë e asnjë grupimi politik që do të hynte në bisedime për integritetin territorial të Kosovës” , ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka insistuar edhe një herë në respektimin e marrëveshjes për mandatin e presidentes dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa tha sot se ai dhe partia e tij nuk do të jenë pjesë e asnjë grupimi politik, i cili do të bisedonte me Serbinë për veriun e Kosovës. Ai kundërshtoi çdo formë të dialogut për kufijtë dhe integritetin territorial të vendit.
“LDK do të qëndrojë prapa politikave të veta. Ne do të japim kontributin tonë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por jo në asnjë grup të unitetit, apo grup tjetër si grupe hibride që propozohen që të jenë. Nuk pranojmë assesi të jemi pjesë e këtyre grupeve. Po ashtu nuk do të përkrahim asnjë bisedë politike lidhur me kufijtë e Kosovës, apo pjesët dhe integritetin territorial të Kosovës. Ne konsiderojmë që këto biseda janë përfunduar në Vjenë”, tha Mustafa.
Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend tha se beson që marrëveshja mes PDK-së LDK-së dhe AKR-së për presidenten e vendit do të realizohet dhe që zgjedhjet parlamentare të organizohen sipas marrëveshjes së paraparë.

———————————————

Kosova nuk duhet të hyjë në kurrfarë dialogu me Serbinë, aq më tepër në rrethanat e krijuara pas formimit të qeverisë së re në Beograd, thonë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nënkryetari i kësaj lëvizjeje Shpend Ahmeti tha se qëllimet e presidentit serb ndaj Kosovës janë të njohura. . Ai iu bëri thirrje partive opozitare në Kosovë që të mos i bashkohen asnjë koalicioni apo grupimi politik për të hyrë në bisedime me Serbinë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch