Home » Lajme » RTP lajmet 4 janar 2012

RTP lajmet 4 janar 2012

Gjykata e Apelit në Beograd pas Ankesës së palës mbrojtëse dhe shqyrtimit të Aktgjykimit kundër nëntë shqiptarëve nga Presheva të akuzuar për krime lufte sot më 4 janar 2012 ka lajmëruar palën mbrojtëse se është marr vendimi për hedhjen poshtë të këtij aktgjykimi plotësisht. Lidhur me këtë vendim kryetari i lëvizjes kombëtare shqiptare Orhan Rexhepi për RTP ka dhënë deklaratën e tij. Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan më 26 dhjetor 2008 nën akuzën për krime lufte ndaj serbëve, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë gjatë viti 1999. Kodi penal i Serbisë parasheh ripërsëritjen e procesit gjyqësor ndaj të pandehurve të përmendur.
————————–
Marrëveshja e shumëpërfolur për lëvizjen e lirë, e arritur në dialogun teknik Prishtinë-Beograd, e cila ka nisur të zbatohet javën e fundit të dhjetorit, ka sjellë deri të izolimi i banorëve të Luginës së Preshevës, për shkak të vendosjes së tarifave të larta për policat kufitare të sigurimit, shkruan gazeta Zëri. Madje, shqiptarët e Luginës thonë se kjo marrëveshje përveç se ka cunguar lirinë e lëvizjes edhe ashtu të kufizuar, ka zhytur në bllokadë të tërë qarkullimin e qytetarëve të atjeshëm. Mirëpo, autoritetet qeveritare në Prishtinë, zotohen se brenda pak ditësh kompanitë e sigurimeve do të arrijnë një marrëveshje për heqjen e këtyre tarifave. Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, i ka deklaruar gazetës përmes telefonit se marrëveshja e arritur për lirinë e lëvizjes mes palës kosovare dhe asaj serbe, është e disfavorshme dhe ka dëmtuar në masë të madhe xhepin e varfër të shqiptarëve të Luginës. Ai madje, ka theksuar se nga paraqitja e tarifave enorme dhe reciprociteti në kuadër të këtyre tarifave për polisat kufitare të sigurimit, shihet se nuk është lehtësuar lëvizja e lirë, por përkundrazi është vendosur embargo për shqiptarët.
———————–
Ekipet për bisedimet Kosovë- Serbi do të duhej sërish të takohen në Bruksel pas 16 janarit, raportojnë sot mediat serbe, ndërkohë që data e saktë e dialogut të pritshëm do të caktohet në javën që vjen. Zyrtarët serbë, siç raporton sot gazeta serbe Novosti, janë plotësisht të gatshëm për të vazhduar bisedimet, për të cilat tashmë janë përgatitur disa propozime për zgjidhjen e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës në forumet rajonale. Kjo, sipas gazetës serbe, siç është pohuar edhe në Këshillin e Evropës, do të jetë do të jetë tema kryesore i dialogut. Nëse të dy palët përafrojnë qëndrimet rreth pjesëmarrjes në forumet rajonale në rend dite mund të jenë edhe temat rreth energjetikës dhe telekomunikacionit. “ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut, ndërsa pozicionet tona janë mirë të njohura dhe ato mbesin të njëjta. Përparim në bisedime mund të arrihet vetëm nëse Prishtina heq dorë nga kërkesa që përfaqësimi rajonal mos të mbështetet në Rezolutën 1244. Për palën serbe ky është kushti i vetëm”, ka thënë për Novosti, shefi i delegacionit serb të bisedimeve, Borislav Stefanoviq. Ai ka shtuar se formula për përfaqësimin rajonal duhet kërkuar ekskluzivisht në kuadër të Rezolutës 1244. Sipas gazetës serbe, Brukseli në ditë e ardhshme, do të bëjë presion të shtuar te zyrtarët e Kosovës që të jenë më kooperativ në dialog në mënyrë që sërish të ulen në dialog.
———————
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq konsideron se partia e tij mund t`u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’90-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse. Duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2000 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë ai. Daçiq është në krye të partisë, të cilën e ka drejtuar Sllobodan Millosheviqi, i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish republikat e Jugosllavisë për të përfunduar me Kosovën. Gjatë këtyre konflikteve u vranë mijëra persona, ndërsa figurojnë të zhdukur mijëra të tjerë nga Kosova, Bosnja e Kroacia
————————-
Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se për Kosovën serbët duhet të flasin vetëm me SHBA-të. “Ua kam thënë këtë amerikanëve – njerëz, hajde të përcaktojmë se cili është interesi jonë i përbashkët. Është e pamundur që shqiptarët të jenë për ju miq më të mëdhenj se serbët”, ka thënë Dacic për Pres. Ai tha se Serbia në rastin e Kosovës duhet të definoj se çka është ajo që duhet mbrojtur dhe që këtë ta mbrojë deri në fund, duke shtuar se nuk është “linjë e kuqe e Serbisë dëshira që të kthehet në Prizren apo Gjakovë, por sulmet ndaj serbëve, në veri të Kosovës, manastire, enklava”. “Kur kam thënë se Serbia nuk duhet të thotë se nuk do të luftoj, ky ishte një mesazh për Tadicin që nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë”, shton Dacic. Duke përsëritur se angazhohet për përkufizim sa më të shpejtë mes serbëve dhe shqiptarëve, ai kërkon që serbët e Kosovës të kenë “status të veçantë nga diçka që quhet shteti i pavarur i Kosovës”, sepse sipas tij, “në Kosovë linjat vetvetiu janë tërhequr
——————————
Kursi i mesëm zyrtarë 105 din e 78 pare për një euro , dhe valuat vendore është e dobët për 1.1% kundrejt euros në krahasim me 30 dhjetor 2011, ka njoftuar Banka popullore e Serbisë. Dinari ditëve të para të punës të viti 2012, në fund të muajit është dobësuar për 1.8% kundrejt euros , ndërsa gjatë tërë vitit konsiderohet se ka qenë më i fortë për 2%. Në 2011 dinari ka qenë më i dobët kundrejt euros më 6 janar , kur kursi ka qenë 106 dinarë e 50 pare për një euro , a më i fortë ka qenë më 23 maj , kur një euro ka kushtuar 96 dinarë e 7 pare. Dinari kundrejt euros ka qenë me i dobët me 4 nëntor 2010 , kur kursi i mesëm ka qenë 107 dinarë e 52 pare për një euro.
Për të zbutur luhatjet e tepërta të përditshme në kursin e këmbimit, Banka popullore gjatë 2011. Në tregun ndër bankar të këmbimit valutor, ka shitur 90 milionë euro dhe ka blerë 45 milion euro.
—————————-
Lajmërim.

Drejtori i shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë, Telat Arifi përmes një njoftimi informon nxënësit dhe prindërit se mbledhja me prindër për komunikimin e suksesit do të mbahet ditën e nesërme më datë 05 janar. Mbledhja me prindër do të organizohen si vijon për nxënësit e vitit të parë dhe të katërt nga ora 10,30 ndërsa për nxënësit e vitit të dytë dhe të tretë nga ora 11,30.
————————–
Lajmërohen prindërit e nxënësve të gjimnazit „SKENDERBEU ” në Preshevë se më 05.01.2012(e enjte)mbahen mbledhjet e prindërve(komunikimi i suksesit për gjysmëvjetorin e parë) sipas këtij orari: Ndërrimi i parë (I2,3,4,5, II2,3,4, dhe kl.III) prej orës 1000Ndërrimi i dytë (I6,7,8,9,II5,6,,7,8,9 dhe IV) prej orës 1100. Ardhja e Juaj është e obligueshme,por njiherit edhe e mirëseardhur.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch