Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 Janar 2013

RTP lajmet 4 Janar 2013

Jonuz Musliu nuk ka qëndruar duarkryq përballë provokimeve që bënë një ditë më parët zyrtarët e lartë serbë, të cilët e kishin hequr flamurin kombëtar shqiptar nga varrezat e dëshmorëve në Dobrosin. Musliu, i shoqëruar edhe nga bashkëluftëtarët dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës, tha për rajonipress se në mesditë ka shkuar vet në Dobrosin dhe bashkërisht kanë vendosur sërish flamurin në vendin e mëparshëm. “Ai flamur është i shenjtë për popullatën e Luginës së Preshevës dhe për vetë banorët e fshatit Dobrosin. Por mbi të gjitha është i shenjtë për dëshmorët dhe të rënët e luftës së UÇPBM-së”, tha Musliu, transmeton Zëri. Musliu tha se flamuri do të mbrohet në të gjitha variantet e provokimeve serbe. “Ne kemi të drejtë të ruajmë dhe të shprehim emocionet tona kombëtare e patriotike. Kemi të drejtë edhe të ngremë lapidarë e përmendore. Këtë nuk e bëjmë për të provokuar dikë, por për të përkujtuar se aty është derdhur gjak dhe është luftuar me forca terroriste e pushtuese”, tha Musliu.
—————-
Shtetasi i Bangladeshit, Saib Eli Kemal (26), emigrant ilegal, është lënduar rëndë gjatë tentimit të kërcejë në tren në stacionin hekurudhor në Bujanoc, për shkak të cilit në Klikinën e Nishit në ortopedi iu është dashur ti amputohet këmba. Ky njeri i pafat me një grup bashkështetas të tij kishte hyrë në mënyrë ilegale në terrotirin e Serbisë, ndërsa nga Bujanoci kishte pasur qëllimin që të arrij deri në Beograd, ku edhe do të vazhdonte rrugën për në Evropën Perëndimore. Goran Jovçiq, zëdhënës i policisë në Vranjë ka deklaruar për medie se deri tek fatkeqësia ka ardhë për shkak të tentimit të Saibit që të kërcejë në tren në momentin kur treni ishte nisur nga stacioni hekurudhor. Ai dhe disa emigrant ilegal kishin tentuar që të hyp në tren i cili ka qenë në lëvizje. Gjatë tentimit të kërcejë në vagon, ai ka rënë dhe e ka lënduar rëndë këmbën. Këtë shtetas së pari e kemi dërguar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, pastaj në Vranjë e më në fund në spitalin e Nishit” ka thënë Jovçiq. Milosh Stanojloviq, zëvendës drejtor në Klinikën e ortopedisë në Nish, thotë se Saib Eli Kemal ka pësuar lëndime shumë të komplikuara e cila ka kërkuar që ti amputohet pjesë e këmbës. Ky emigrant i pafat po shërohet nga lëndimet e mara, mirëpo nuk është në gjendje të komunikojë me askënd pasi përveç gjuhës amtare, ai nuk din asnjë gjuhë të huaj.
——————-
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, do të takohen ne Bruksel, ku do t`u prezantohet ideja për nënshkrimin e një traktati të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbante firmën e të dy presidentëve. Traktati është përpjekje disamuajshe e diplomacisë evropiane dhe pretendon të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, shkruan “Koha Ditore”. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, planifikon që pas takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, të ftojë në takim të ngjashëm edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic

—————–

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, ka paralajmëruar se më 17 janar, në takimin e parë në janar të këtij viti mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij, Ivica Daçiq, do të flitet edhe për veriun e Kosovës. Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe siç jemi marrë vesh më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“, ka theksuar ajo. Përfaqësuesja e lartë e BE-së duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se „ndarja nuk është opsion“, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si „të paqëndrueshme”.

—————–

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq i ka thënë gazetës serbe ”Blic” se gjatë mandatit të tij çështja e Kosovës do të marrë zgjidhje. Ai ka deklaruar se që nga muaji gusht, qeveria e tij ka punuar në përpilimin e tri dokumenteve: i pari ka qenë “Parimet për dialog” dhe ai dokument sipas tij, do të miratohet në formë rezolute nga Parlamenti i Serbisë. Dokumenti i dytë është ai se si do të duket autonomia substanciale për Kosovën, sipas tij, në të cilin ka punuar kabineti i presidentit serb Nikoliq dhe dokumenti i tretë është ai për pozitën ndërkombëtare të Serbisë. Që nga fillimi, thotë Daçiq marrëveshja ka qenë që vetëm dokumenti për dialog me përfaqësuesit e Kosovës të shkojë në parlamentin e Serbisë për tu miratuar në formë rezolute, ndërkaq dokumenti për autonomi substanciale, siç e quan Daçiq, nuk është paraparë që të miratohet në Parlament. Sipas tij dokumenti i parë Parimet për dialog, bazohet në disa pika: nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës, vendosjen e fokusit tek bashkësia serbe në Kosovës dhe tendenca për zgjidhje gjithëpërfshirëse të problemit. Të tria këto, të përcjella me përparim në procesin e integrimeve si dhe me respektimin e marrëveshjeve të arritura. Sipas tij, rezoluta për parimet e dialogut do të hidhet për votim me 11 janar në Parlamentin e Serbisë. Ndërkaq, sa i përket dokumentit të përgatitur nga kabineti i presidenti Nikoliq, siç thuhet për “autonomi substanciale të Kosovës”, në këtë pikë, Qeveria serbe do të jetë e matur dhe do të veprojë hap pas hapi në mënyrë që të mos shkaktojë ndonjë reagim tek pala kosovare, që do të ndërpriste bisedimet. Kjo ka lënë të kuptohet se Daçic, do të prishte planet e Serbisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim më BE-në që sipas kryeministrit serb pritet të ndodh në muajin mars.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch