Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 korrik 2012

RTP lajmet 4 korrik 2012

KK emëron drejtor të rinj në Qendrën për punë sociale dhe NP Moravica

Me debate në mes të këshilltarëve të pozitës dhe opozitës rrethë rendit të ditës ka filluar seanca e tretë e KK të Preshevës, në të cilën ishin të caktuara 15 pika për rend të ditës. Në këtë seancë janë shkarkuar anëtarë nga këshillat drejtues në disa institucione ku themelues është kuvendi komunal. Një anëtarë në fondin për qëllime humanitare, një në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, dy në NIP Presheva. Shkarkimi i tyre ka ardhur që të mos ketë konflikt interesi pasi ata pas konstituimit të kuvendit ushtrojnë edhe funksione tjera në legjislativin dhe ekzekutivin e komunës së Preshevës. Menjëherë pas shkarkimeve janë bërë edhe emërimet e reja. Kryetari i KK të Preshevës Dr.Ramiz Latifi seancën e sotme e quan mjaftë konstruktive dhe me rrjedhë normale të debateve.

Në këtë seancë është miratuar edhe dorëheqja e drejtorit të NP “Moravica”, ndërsa është bërë edhe shkarkimi i drejtorit të qendrës për punë sociale. Që të dy këto institucione në 6 muajt e ardhshëm do të udhëhiqen nga u.d. të drejtorëve. NP “Moravica” do ta udhëheq Naser Sadiku, ndërsa qendrën për punë sociale Nazmi Jashari.Vlen të theksohet se kjo ishte seanca e parë që prej konstituimit të kuvendit që opozita qëndron në sallë deri në përfundim të seancës. Ata jo vetëm që qëndruan por në disa pika votuan pro duke i bashkuar votat me pozitën.

———————————————–

 

Arrestohen disa të dyshuar për sulmin në Dobrosin

Euleks ka njoftuar ditën e martë janë arrestuar dy persona të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit për shkak të sulmit të punktit policor në Dobrosin, duke e kualifikuar këtë vepër si “terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.Po ashtu edhe tre persona të tjerë janë të dyshuar që kanë marrë pjesë në këtë aksion, të cilëve iu është marrë pasaporta pas paraqitjes në stacionin policor.”Të dyshuarit janë arrestuar me datë 01 korrik nga ana e policisë së Euleksit dhe akuzohen për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, për gjuajtje në punktin policor serb në afërsi të vendkalimit 5″ thuhet në njoftim. Sulmi ka ndodhur ditën e enjte me datë 28 qershor, në ora 4 e 20, në Dobrosin. Polici i plagosur gjatë këtij aksioni është Branisllav Markoviq nga Bujanoci.

———————————————–

 

RAJONI

 

Mandati i EULEX-it deri në qershor të vitit 2014 do të mundësohet përmes bazës adekuate ligjore. Kështu tha kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë, duke mos saktësuar se çfarë baze do të ketë ky mandat. Kreu i Qeverisë e quajti historik vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërsa shtoi se tani kërkohet më shumë punë nga institucionet e Kosovës.. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se do të gjendet një bazë ligjore për mandatin e EULEX-it. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit do të ketë mandat deri në vitin 2014. Kreu i Qeverisë nuk dha detaje se çfarë baze ligjore do të ketë ky mandat.
“Ne jemi zotuar që të gjejmë bazën adekuate ligjore për të mundësuar vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2014”, tha Thaçi.

 

————————————

EULEX-it po i kërkohet nga Parlamenti Evropian më shumë përkushtim në hetimin e miliona eurove të dhuruara nga fondet e Bashkimit Evropian, të cilat ka dyshime se janë abuzuar në Aeroportin e Prishtinës dhe Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës. James Duch zëdhënës i Parlamentit Evropian i ka thënë Radio Kosovës se hetimet në këto raste janë adresuar që nga viti 2009: “Ekziston një raport për disa raste në dy ndërmarrjet publike në Kosovë dhe raste të tjera të evidentuara që nga koha e UNMIK-ut që nuk janë zbardhur. Këto i janë kërkuar EULEX-it që të vazhdohen”, i ka thënë Duch Radio Kosovës.

”Statusi i serbëve dhe çështja e veriut të Kosovës është definicion e dialogut të ardhshëm i cili para se gjithash duhet ta zgjidh çështjen e veriut ashtu që të sigurojë ekzistencën e serbëve dhe të institucioneve të tyre”, ka thënë Stefanoviq për Radio “Kontakt plus” të Mitrovicës.

 

———————————————–

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot ambasadoren e Estonisë për Kosovë, rezidente në Vjenë, Eve–Kulli Kala. Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e Estonisë për Kosovën dhe theksoi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim ndërshtetëror.  Ajo theksoi se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve euroatlantike dhe tha se Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë.  Jahjaga theksoi nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Serbisë, që është ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja.

————————————-

Për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesëtarët e FSK-së bënë ndërrimin e flamurit amerikan në Sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.. Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me FSK-në, kishte për qëllim respektimin e këtij simboli dhe respektimin e shtetit Amerikan. Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka theksuar se për nder të 4 korrikut Shoqata së bashku me FSK-në, kanë paraparë ndërrimin e flamurit të Amerikës, në shenjë respekti për këtë simbol dhe shtetin Amerikan, si dhe për hirë të miqësisë mes Kosovës dhe Amerikës.

 

SPORTI

 

Preshevari 22 vjecar Atdhe Nuhiu, i njohut si “Ibra shqiptar” futbollist i Rapidit të Vjenës, për sezonin 2011-2012 është huazuar tek klubi i superligës turke Eksisehirspor. Eksisehirspor është klubi qe është ngritur shumë shpejt në ëlitën e klubeve turke. Në sezonin e kaluar ka përfunduar në pozitën e pestë. Sipas  Ersun Yanal, trener i  Eksisehirspor, arritja e huazimit të Atdheut në klubin e tij, është arritje e madhe per ta. Ai llogarit shumë në shtatlartësin e Nuhiut, njëherit për sezonin e ardhshëm Yanal pretendon garë të ashpër kundrejt Galatasaray e Besiktas, për pozitën kampion, njëherit Eksisehirspor merr pjesë edhe në garat e Superligës Europiane. Huazimi i Nuhit në klubin turk ka kushtuar 575 000 funta për stinor apo rreth 1.5milion euro për tërë sezonin.

——————————–

Bailey Elite International, Footbal Academy me datë 6, 7 dhe 8 korrik në stadiumin Arena, prapa spitalit në Gjilan prej orës 09:00 deri 18:00 do të mbajë testimet për përzgjedhjen e 24 lojtarëve për testime me 20 gusht në Londër.Ekipet si Chelsea, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Tottenham, QPR, West Ham, Leeds United, Swansea, Crystal Palace e shumë të tjera kërkojnë talenta të rinj në futboll prej moshës 7 deri 17 vjeçare.Atëher  nëse mendoni se fëmiu juaj ka talent në futboll, ky është një shans i drejt suksesit .

——————————————

Ambasadori spanjoll në Tiranë, Rafael Tormo Perez, ka deklaruar se ka do bëjë përpjekje për të sjellë në Tiranë kombëtaren spanjolle për 100 vjetorin e Pavarësisë. Ambasadori ka folur për Shekulli, ku ka rrëfyer natën kur spanjollët u shpallën kampionë të Evropës.

Ai tha se është pak supersticioz dhe e ka ndjekur ndeshjen me një rreth të kufizuar njerëzish, por pastaj kur ndeshja mori tjetër rrjedhë, ai nisi një festë. Ambasadori nuk e fsheh pak zhgënjimin që në Shqipëri ka shumë pak tifozë të Spanjës, por thotë se i pëlqen fakti që Italia e Shqipëria janë kaq të lidhura.

Ai thotë se është pak e komplikuar që kombëtarja spanjolle të vijë në Shqipëri për 100 vjetorin e Pavarësisë, por ai do bëjë përpjekjet e tij pasi e di që shqiptarët kanë një pasion të madh për futbollin.

RTV Presheva

2 Responses

  1. arta thotë:

    jeni tu punu tvp bravo u mytet

  2. arta thotë:

    nje lajm i juaji dhe 5 te vjedhur, 30 punetor hallalll ju qofte djersa e qytetareve qs s’dine me i harxhu per vete po jau hani ju tu ndejt neper kafiqa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch