Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 Mars 2013

RTP lajmet 4 Mars 2013

Me ardhjen në Qeveri do të kërkojmë të jetësojmë një Traktat për respektimin e të drejtave të minoriteteve në Ballkan. Këtë e ka konfirmuar kryetari i partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama në takimin që pati me gazetarë dhe analistë politik ku Preshevën e përfaqësoi redaktorja përgjegjëse Arditë Behluli. Me ardhjen në Qeveri do të angazhohemi që të realizojmë një Samit vjetorë gjithë shqiptarë ka premtuar Rama. Në këtë takim redaktorja përgjegjëse e Radiotelevizionit Presheva njoftoi kryesocialistin Rama për jetën e medias shqiptare në Luginë dhe prezantoi një histori të shkurtër për Radiotelevizionin Presheva.
————————–
Faktori ndërkombëtarë posaçërisht pjesa burokratike në Serbi po sillet sikur të gjitha problemet janë zgjidhur në vitin 2001. Për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë fjalën vendimtare e kanë qeveria serbe dhe faktori ndërkombëtarë, kështu ka deklaruar deputeti, Riza Halimi. Takimi në mes të liderëve të Luginës dhe përfaqësuesit qeveritarë pak ditë më parë në Bujanoc ishte i karakterit përgatitor dhe vlerësohet i nivelit të ulët sepse përfaqësohej nga kryetari i Trupit Koordinues. Nëse duhet të pritet ndonjë rezultat konkret është e domosdoshme që përfaqësimi i qeverisë serbe të jetë shumë më i lartë. Sipas deputetit Halimi për zgjedhjen e temave të rënda dhe të ndjeshme jetësore duhet të gjenden instrumentet për normalizimin e gjendjes në Luginë të Preshevës. Temat do të shtohen prej bisedës në bisedë. Deri më tani është paraqitur spektri fillestarë i problemeve në Luginë ka konfirmuar gjatë bisedës për Radiotelevizionin Presheva, Riza Halimi.
————————————

Në Bruksel sot filloi raundi i gjashtë i dialogut midis Prishtinës dhe Beograd, të përfaqësuar në nivel të kryeministrave dhe me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Ketrin Eshton. Tema kryesore e këtij raundi ishte veriu i Kosovës dhe propozimi për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Lidhur me Bashkësinë e këtyre komunave, Beogradi kërkon që ajo të ketë kompetenca ekzekutive, një kërkesë që refuzohet nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq pas mbërritjes mbrëmë në Bruksel kanë pasur takime të ndara me zëvendës – ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Filip Riker, i cili i ka dhënë mbështetje të gjërë procesit të dialogut. Siç mësohet Riker ka kërkuar që palët të mbyllin çështjet e hapura përmes kompromisit dhe vullnetit të dyanshëm. Zëvendëskryeministri bëri të ditur se i njëjti parim vlen edhe për pozicionimin sa i përket shpërbërjes së strukturave ilegale të sigurisë, që Serbia ka instaluar në Veri të vendit. “Pritet të sqarohet edhe çështja e strukturave të sigurisë dhe të drejtësisë”, tha Kuçi. Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit serb ka theksuar se qëndrimi i Prishtinës nuk ka ndryshuar as një milimetër nga fillimi i negociatave.
———————————————-

Sekretari i ministrisë për rini dhe sport Nenad Borovçanin dhe menaxheri i programit PBILD Nikolas Herkules kanë vizituar zyrën për të rinj në Preshevë. Përfaqësuesi qeveritar dhe ai ndërkombëtar kanë përgëzuar zyrën për të rinj për aktivitetet e tyre , ndërsa i kanë inkurajuar se do ti ndihmojnë projektet e të rinjve në Preshevë .

Zyra për të rinj është përgëzuar për aktivitetet e realizuara .
E këro lëvdatat ia sot përcollën sekretarit në ministrinë për rini dhe sport Nenad Borovçanin dhe menaxheri i programit PBILD Nikolas Herkules, pas prezantimit që bëri menaxheri i zyrës për të rinj Agon Ajeti . Në anën tjetër sekretari për rini dhe sport Borovçanin tha se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen , ndërsa ftoj zyrën për të rinj që të aplikojë në konkurset e kësaj ministrie.

“ me aplikimin tuaj në konkurset tona , ne do të njihemi me idetë e të rinjve të Preshevës dhe kështu mund të iu ndihmojmë .
Gjithashtu shfrytëzoj rastin të iu njoftojë për fondin e talenteve në RS ku mund të aplikojnë gjimnazistët më të mirë por edhe studentët që studiojnë në serbë dhe Evropë, andaj ju ftoj të konkurroni dhe mudn të jenë pjesë e këtij fondacioni “ ka thënë Borovçanin.

Edhe menaxheri i programit PBILD Nikolas Herkules ka rikonfirmuar mbështetjen për zyrën e të rinjve.Në takimin e sotëm ka marrë pjesë edhe sekretari i OKF –ës Nderim Ajvazi i cili ka kërkuar investime në fushat sportive , ndërsa sekretari për rini dhe sport ka premtuar se komuna e Preshevës do të mund të jetë përfituese të ndonjë projekti. Ndërkaq nuk kanë munguar as pyetjet nga të rinjtë të cilët kanë kërkuar mbështetje nga ana e qeverisë .
Ndërsa edhe menaxheri Agon Ajeti ka thënë se zyra për të rinj do të vazhdojë rrugëtimi e saj në realizimin e projekteve në interes të të rinjve.Vlen të theksohet se Zyrës për të rinj të Komunës së Preshevës, vitin që lam pas ka fituar çmimin kryesor si “Qyteti i të rinjve 2012” në kategorinë e vetëqeverisjeve lokale për ndarjen e hapsirave publike, iniciativave rinore në bashkësi. Komuna e Preshevës vitin e kaluar në kuadër të projektit të mbështetur nga ana e programit të Kombeve të Bashkuara PBILD, ka ndarë një hapësirë për Klubin për të rinjë, ku me ndarjen e këtij çmimi i vërtetohet kontributi i përgjithshëm në përmirësimin e pozitës së të rinjve në nivelin lokal.
————————————-
Udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha kishte planifikuar një sulm ushtarak ndaj Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Broz Titos, shkruan e përditshmja kroate, “Jutarnji list”. Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus Artjom Ulunjam. Udhëheqësit komunistë shqiptarë, sipas tij, kanë shpresuar në një skenar, sipas të cilit pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josio Broz Tito, do të shkaktohej luftë për pushtet në mes të liderëve të ish-Republikave të Jugosllavisë. Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj. Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”. Ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, është vërtetuar se udhëheqësi komunist shqiptar kishte menduar se në Jugosllavi do të shpërthente një luftë e përgjakshme në mes forcave politike pro amerikane dhe pro ruse

————————————-
Njoftim. Njoftohen kandidatët e interesuar për marrjen e patent shoferit se certifikata mjekësore tani e tutje do të bëhen ditën e mërkurë prej orës 14.30. Ndërsa të interesuarit për marrjen e certifikatës mjekësore për kategorinë C vijnë në mëngjes për shkak të laboratorit, thuhet kështu në njoftimin publik të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Bujar Zylfiut.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch