Home » Lajme » RTP lajmet 4 nëntor 2011

RTP lajmet 4 nëntor 2011

Kryetarët e komunave të Rrethit të Pçinjës janë takuar dje në Vranjë me ministrin e planifikimit hapësinorë dhe mbrojtjen e ambientit Oliver Dulliç. Në këtë takim janë trajtuar problemet e planifikimeve hapësinore , pasi për veç komunës sonë që e ka kryer vitin e kaluar planin detal rregullativ komunat tjera tani janë në përfundim e sipër.
Ndërkaq sipas kryetarit Ragmi Mustafa temë kyçe ka qenë menaxhim i mbeturinave dhe pastrimi i ujërave të zeza. Ndërkaq sa i përket edhe kësaj problematike komuna jonë ka nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave ,dhe së shpejti pritet edhe grumbullimi i mbeturinave nëpër fshatra ku dhe do të vendosen kontejnerë sikur në fshatra e Vranjës. Ndërkaq sot janë ndarë 1 milion e gjysmë dinarë që i dedikohen ambientit. Kryetari Mustafa është zotuar se do të përkrahë çdo projekt që ka të bëjë me ambientin , duke konsideruar se rruga drejt BE-së kërkon një përkujdes më të madh në ruajtën e pastërtisë.
————————–
Taksat lokale në Preshevë për vitin 2011 nuk janë rritur fare në asnjë pozicion, risi kjo nga vitet e tjera ka deklaruar sot kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa pas mbledhjes së rregullt të këshillit komunal. Buxheti I komunës së Preshevës ka një rritje të qëndrueshme ku për 60 milion dinarë do të jetë më tepër vitin e radhës. Nga data një tetorë ka filluar tu kthehet komunave tatimi në të ardhurat e punëtorëve në vlerën prej 80 përqind, kthim ky I paraparë me Ligjin e aprovuar ditë më parë në Parlamentin e Serbisë. Vlera prej 60 milion dinarëve ishin të realizuara vitin e kaluar si dhe gjatë këtijë viti po realizohen të hyra nga tatimi në të ardhura I punëtorëve të territorit të komunës së Preshevës. Në mbledhjen e sotme të këshillit komunal anëtarët e këtijë organi me bashkëpunëtorët e tyre kanë shqyrtuar dhe miratuar taksat nga të gjitha dikasteret e komunës sonë.
————————
Shoqata Humanitare Solidariteti në Preshevë ka bërë realizimin e projektit për ndërtimin e shtëpisë së Veli nga Presheva. Në ditën e sotme është përfunduar pllaka përfundimtare e shtëpisë, ndërkaq planifikohet që pas festës së bajramit të përfundojnë edhe ngritja e kulmit. Donatorë të këtij projekti janë mërgimtarët e Komunës sonë që punojnë në botën e jashtme. Ekzekutuesi I punëve theksoi se të gjitha punët janë zhvilluar ashtu siq ishte paraparë. Ndërkaq pronari I shtëpisë u shpreh I kënaqur me punët e ndërtimit të shtëpisë që janë zhvilluar deri më tani. Pritet që mbrenda këtij muaji do të kryhen të gjitha punimet mbrenda dhe jashtë që kjo kjo shtëpi do të jetë e gatshme për banim.
———————
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri ka akuzuar “presheva.com”-in për bashkëpunim me „dorën e zezë“ të UDB-së Duke reaguar ndaj lajmeve të fundit të “presheva.com”-it lidhur me Këshillin Nacional gjatë një interviste në studio të RTV “Aldi”, Galip Beqiri ka theksuar se „pas kësaj fshihet BIA dhe UDB-a“. Presheva.com kishte dërguar më 14 tetor 2011 disa pyetje përmes e-mailit përgjegjësve të Këshillit Nacional pas punës njëvjeçare të saj, në kuadër të ciklit të filluar nga presheva.com-i për të kërkuar informata rreth shpenzimeve financiare të institucioneve që veprojnë në Luginën e Preshevës. Por, përgjegjësit e Këshillit Nacional nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara duke mos dëshmuar transparenc dhe përgjegjësi ndaj opinionit publik. Gjatë intervistës, Beqiri ka akuzuar edhe komentuesit e presheva.com duke thënë se komentet e tyre „krijojnë përçarje, vëllavrasje dhe na shtyjnë të urrehemi në mes veti“. Sipas njeriut të parë të Këshillit Nacional, presheva.com mund të shkruaj se „çfarë të doje, por jo edhe për veturën sepse unë udhëtoj në Kosovë, në Shqipëri dhe nesër mund të ndodhë edhe më e keqja që ky kerr të regjistrohet edhe nga bandat kriminale serbe edhe t’i ndodh diçka edhe SHOFERIT“. Sipas Galip Beqirit, për sa i përket financave dhe buxhetit duhen të pyeten një herë bartësit e pushteteve lokale që kanë buxhet shumë më të madh se KNSH. Kryetari i KNSH-së, Galip Beqiri ka zgjedhur me sa duket mënyren më të vrazhdë duke akuzuar se pas presheva.com fshihet një „dorë e zezë“ dhe duke iu bashkëngjitur kësisoj ish-kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nebojsha Çoviqin që e kishte akuzuar me të njëjtën mënyrë “presheva.com”-in në kohën e UÇPMB-së. Ky sulm i ri ndaj medias dhe shtypit të lirë në gjuhën shqipe shprehet për fat të keq jo vetëm nga drejtuesi i një institucioni që thirret në emër shqiptarëve, por që e ka marrë mandat edhe për ta zhvilluar informimin në gjuhën shqipe. Për më tepër, këto akuza ndaj medias dhe shtypit të lirë në gjuhën shqipe vijnë menjëherë pas refuzimit për të qenë transparent me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës lidhur me shpenzimet financiare të tyre. Nëse kryetari i KNSH-së, Galip Beqiri nuk ka pasur mundësi ta përcjell tekonologjinë moderne të quajtur internet gjatë këtyre 14 vjetëve, presheva.com i rikujton atij se misioni i saj nuk është të shpreh mllef ndaj asnjë zyrtari dhe institucioni, por të kërkoj llogaridhënie nga ata që kanë funskione publike dhe politike. Detyra e presheva.com-it nuk është të mbrojë asnjë zyrtar apo institucion, por që ta zbulojë dhe kërkojë të vërtetën. Puna 14 vjeçare e presheva.com-it është karakterizuar pikërisht me këtë filozofi mediale, suksesin e të cilës e reflektojnë më së miri qindra mijë vizitorë të vazhdueshëm dhe besueshmëria e tyre dhe shtëpive rajonale informative. Presheva.com rikujton z.Beqiri se detyra e tij nuk është që të pijë kafe dhe që të bisedojë privatisht me përgjegjësit e mediave, por që të jep llogari për punën e tij opinionit publik, për të cilën presheva.com do të jep gjithnjë hapësirë, siç ju ka dhënë që nga themelimi juaj, edhe atë pa kurrfarë kompensimi financiar , thuhet kështu në sqarimin e stafit të Presheva.com.
———————
Me rastin e Festes së Kurban Bajramit, Kordinatori I zyrës së Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanoocit e Medvegjës me seli në Preshevë, Branko Delibashiq ia ka dërguar kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa urimin e kësaj feste në të cilin thuhet: I nderuari zotri kryetar, Në emër të të punësuarve në zyrat e Trupit Koordinues të Qeverise së Serbisë për Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Preshevë dhe Bujanoc me rastin e festës së Kurban Bajramit, juve, familjes suaj dhe të gjithë banorëve të Komunës së Preshevës, pjesëtarëve të bashkësisë fetarë islame ju urojmë festën më të madhe islame më dëshira për shëndet të mirë dhe sukses të plotë në ushtrimin e obligimeve të juaja punuese.
——————-
SHOQATA PER TRASHEGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINES SE PRESHEVES NE PRESHEVE I URON KURBAN- BAJRAMIN TE GJITHE BESIMTAREVE MUSLIMANE TE LUGINES SE PRESHEVES DUKE I DESHIRUAR FESTE TE MBARE, HARMONI NE FAMILJE DHE MIREQENIE NE JETE, NE EMRIN TIM PERSONAL, TE KESHILLIT DREJTUES DHE ANETAREVE TE SHOQATES.
RTV Presheva

These have all been promised to us within the next few years, but there is little http://justbuyessay.com hope of seeing them any time soon

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch