Home » Lajme » RTP lajmet 4 prill 2012

RTP lajmet 4 prill 2012

Unioni Demokratik Shqiptar mbrëmë zyrtarisht në orën 19 e 15 ka dorëzuar listën e kandidatëve për këshilltar në zgjedhjet lokale të 6 majit. Unioni Demokratik Shqiptar ka arritur t’i grumbullojë 1780 nënshkrime andaj UDSH radhitet me numrin rendor 4 në listën e subjekteve politike në Preshevë. Me këtë rast Unioni Demokratik Shqiptar ka dorëzuar listën e plotë me 38 këshilltar për të qenë pjesë e këshilltarëve në Kuvendin Komunal. Bartësi i listët të këtij subjekti politik Rahmi Zylfiu falënderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e këtij subjekti politik për angazhimin që ka pasur për grumbullimin e nënshkrimeve. Zoti Zylfiu para të pranishmëve në sallën e Konferencave në Preshevë potencoi ky është fundi i fillimit të mbarë që presim ta kurorëzojmë me fitore. Të pranishmit mbrëmë i përshëndeti edhe kryetari i degës në Preshevë Naser Aziri. Sipas ligjit për zgjedhje, një parti ka të drejtë që të marrë pjesë në to, nëse lista e tyre e plotë përkrahet me nga 30 nënshkrime për një kandidatë për këshilltarë, çka në komunën e Preshevës, kërkohen 1140 nënshkrime.

———————

Edhe Rilindja Demokratike në Preshevë mbrëmë ka dorëzuar zyrtarisht listën e kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet e 6 majit të këtij viti. Listën e plotë me 38 kandidatë për këshilltarë dhe me 1200 nënshkrime e dorëzoi përfaqësuesi i Rilindjes Demokratike Kelmend Ramadani. Rilindja Demokratike tani radhitet me numrin 5 rendor të listës së subjekteve politike në zgjedhjet lokale. Kryetari i shtabit të Rilindjes Demokratike Naser Nuredini tha se garojmë me listë komplete ndërsa falënderojmë të gjithë ata që mbështetën këtë listë zgjedhore të Rilindjes Demokratike që na dhanë mundësinë të barabartë edhe ne të garojmë në zgjedhjet e 6 majit, prandaj uroj që në këto zgjedhje të jetë një garë drejtë. Pas përfundimit të regjistrimit të dorëzimit të listës nga ana e komisionit zgjedhor përfaqësuesit, aktivistët e simpatizues të Rilindjes Demokratike filluan edhe urimet në mes të njëri tjetrit.

——————-

Një delegacion i Unionit Demokratik Shqiptar u takua në Prishtinë me zëvendës kryeministrin e Kosovës Hajredin Kuçin. Delegacioni i përbërë nga kryetarët e këtij subjekti politikë të tri komunave të Luginës mori premtim nga zëvendës kryeministri Kuçi për zvogëlimin e taksave të policave të sigurimit për automjete brenda një periudhë të shkurtë. “Qeveria e Kosovës për këtë çështje është duke punuar intenzivisht dhe së shpejti këto tarifa do të zvogëlohen”, është shprehur Kuçi në këtë takim. Kryetari i UDSH-së Rahmi Zulfiu përveç tarifave njoftoi zyrtarin e qeverisë së Kosovës për situatën e rënduar politike në Luginë, sidomos në fushën e punësimit, shkollimit, qarkullimin e lirë dhe së fundmi me arrestime. Edhe kryetari i këtij subjekti politikë dega në Bujanoc Mejdi Zeqiri pasqyroi pozitën diskriminuese të shqiptarëve në këtë komunë. Zëvendës kryeministri i Kosovës në këtë takim tha se përkrahja për Luginën do të jetë në nivelin më të lartë, duke theksuar se “kosovarët e dinë shumë mirë çfarë është të jesh nën Serbi.

—————–

Policia e Nishit ka arrestuar në teritorin e Preshevës Selami L. (53) pasi tek ai kishte gjetur 986 gramë drogë. Sipas njoftimit të policisë, Selamiu ka kryer prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe se droga ishte dedikur për shitje. Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej një muaji nga Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Vranjë.

———————
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e grupit kuvendar të zhvilluar në ambientet e partisë së tij njoftoi deputët e PS për depozitimin e një projektligji nga ana e opozitës, që parashikon miratimin e fondeve për hapjen e një shkollë dhe një materniteti në Luginën e Preshevës. Nisma mbështetet në Nenin 8 (1) të Kushtetutës ku thuhet se: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Në fillim të mbledhjes, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi për depozitimin e një projektligji nga ana e opozitës, që parashikon miratimin e fondeve për hapjen e një shkollë dhe një materniteti në Luginën e Preshevës. “Nevoja është emergjente për jetën e bashkëkombësve tanë atje (Lugine te Preshevës). Për ne ky është një gjest solidariteti. Kur është fjalë për tu ardhur në ndihmë një komuniteti shqiptarë, jemi të gjithë bashkë të motivuar për të bërë më të mirën në Kuvend pa asnjë dallim mes mazhorancës dhe opozitës”, tha Rama në fjalën e tij. Ku projekt ligj do ti dërgohet së shpejti kryetares së Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topallit. Me anë të këtij projektligji grupi nismëtar i deputetëve të Partisë Socialiste propozon miratimin e fondeve që shteti shqiptar do të japë në ndihmë për ndërtimin e një materniteti dhe një shkollë në Komunën e Preshevës, Republika e Serbisë. Nisma mbështetet në Nenin 8 (1) të Kushtetutës ku thuhet se: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Ndërkohë që Rezoluta e Parlamentit Evropian e 9 Janarit 2012 përcakton qartë nevojën për përmirësimin rrënjësor të gjendjes dhe pjesëmarrjes në jetën publike të pakicës shqiptare që jeton në Luginën e Preshevës. Sikundër për përmirësimin e jetës ekonomike dhe shoqërore të kësaj zone. Dhënia e këtyre fondeve konsiderohet si një financim që shteti shqiptar do të bëjë si ndihmë në favor të bashkë kombësave shqiptarë të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky financim është parashikuar me një destinacion konkret, për ndërtimin e një shkolle fillore dhe të një materniteti, në favor të banorëve shqiptarë të Komunës Preshevë. Shqiptarët në Preshevë (rreth 80-100 mijë banorë), nuk kanë maternitet dhe detyrohen të shfrytëzojnë spitalin e qytetit serb të Vranjës i cili ndodhet 70 km larg, ku ballafaqohen jo rrallëherë me diskriminim etnik. Kjo iniciativë ishte si pasoj e vizitës se Edi Ramës në Preshevë më 28 Janar të këtij viti e organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës
——————
Njomza Agushi nxënëse e gjimnazit Skënderbeu muaj më parë kishte dhënë idenë për realizimin e një projekt humanitar për ti ndihmuar shokët dhe shoqet e saja të cilat përballen me kushte të vështira ekonomike. Me moton ,, ti blej ëmbëlsirë dhe ndihmo dike ,, , Njomza me shumë shok kishin përgatitur ëmbëlsira nga më të ndryshmet duke i shitur qytetarëve me çmime shumë të volitshme. E nga ky projekt janë grumbulluar një sasi e të hollave të cilat sot iu ndan 6 nxënësve të gjimnazit Skënderbeu. Njomzës kjo ide i kishte lindur kohë më parë , dhe ajo nuk e mbajti në vete ,atë e bëri realitet falë përkrahjes së prindit , parlamentit të nxënësve dhe drejtorisë. E për këtë aksion humanitarë ajo mori lëvdata edhe nga drejtori Abdurrahman Zulfiu , i cili përgëzoi Njomëzën dhe stafin e saj. Ndërkaq Njomza tha se do të vazhdojë me projekte të tilla. Ajo dhe drejtori Abdurrahman Zulfiu bënë apel që projekte të tilla të realizohen edhe nga nxënësit tjerë. Projekti me moton ,,ti blej ëmbëlsirë dhe ndihmo dike,, i realizuar nga nxënësit e gjimnazit Skënderbeu meriton çdo lëvdatë dhe si mision i tillë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen.

——————

Pas marrjes së kandidaturës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia po hyn në fazën e caktimit të datës së bisedimeve për anëtarësim. Pritet që kësaj date do t’i paraprijnë kushtëzimet tjera, ndër të cilat është njohja e pavarësisë së Kosovës. Tash për tash kjo kërkesë është formuluar si “realizimi i raporteve të mira me shtetet fqinje”. Në këtë nivel flet Rezoluta e Parlamentit Evropian, në kopje të së cilës e posedon Vesti. Dokumenti përmban edhe kërkesa për hetimin e privatizimit të 24 firmave të mëdha në Serbi. Ndërsa, nga Beogradi kërkohet që të hiqet shënjimi “konfidenciale” nga dokumentet shtetërore. Pra, që të mos ketë sekrete shtetërore, meqë kjo është në kundërshtim me standardet evropiane. Sipas Rezolutës, mund të pritet që Serbia në të ardhmen të ballafaqohet edhe me kërkesën e gjermanëve të Vojvodinës, për kthimin e pasurisë që ju është konfiskuar nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë aspekt nuk përmenden gjermanët, por flitet për dëmin e pësuar në kuadër të “fajit kolektiv”. Ndërsa, shqetësim të madh për PE-në paraqesin edhe akuzat në proceset e Serbisë, në bazë të nenit 359 të Kodit Penal, që flet për “keqpërdorim të postit”. Kështu, Serbia do të detyrohet të kthej edhe pronat e konfiskuara në bazë të këtij neni. Nga Serbia po ashtu pritet të eliminohet trashëgimia e shërbimeve sekrete komuniste, të hapen dosjet dhe të zbardhen ato. Kjo përfshinë edhe hapjen e arkivave kombëtare, si dhe kontrollin e tashëm të shërbimeve sekrete

——————

Zyrtar i Komisionit Evropian, Stefano Sannino, tha se hapja e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE, kushtëzohet me përparimin e bisedimeve me Prishtinën. “Duhen përpjekje tjera në përmirësim e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën”, tha Sannino pas takimit në Beograd të grupit të ekspertëve të Trupit Koordinues për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Sannino, që është shefi i Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, tha se Serbia duhet po ashtu të bëj edhe reforma tjera të brendshme.

————————-

Miqtë ndërkombëtarë e kanë ndarë mendjen. Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë do t`u kërkohet që menjëherë pas zgjedhjeve në shtetin fqinj të bëjnë marrëveshje për veriun e Kosovës. Janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme kah përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Sanino. Analistët politikë në Kosovë, vizitën e kryeministrit në SHBA e shohin si mesazh të fuqishëm në moment të rëndësishëm për Kosovën. Zyrtari i Komisionit Evropian, Stefano Sanino, ka deklaruar sot në Beograd, se për hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, Serbia e ka të domosdoshme që t’i vazhdoj reformat dhe t’i avancoj raportet me Kosovën. “Janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme kah përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Sanino.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch