Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 Prill 2013

RTP lajmet 4 Prill 2013

Stankoviç – organet shtetërore duhet te reagojnë ndaj kompleksit memorial në Rahovic

 

Pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të kombit nga qendra Preshevës , tani qeveria e Beogradit ia ka mësy edhe atij në Rahovicë. Ndërsa kryetari i bashkësisë lokale Rahovic Fadil Azizi i ka thënë RTP se ky kompleks memorial do të përfundohet ashtu siç është paraparë , pavarësisht mesazheve nga qeveritarët për ndalimin punimeve. Në anën tjetër kryetari i TK Zoran Stankoviç ka thënë se ligjet do të zbatohet , e ambasadori amerikan ka kërkuar që palët të bisedojnë.

 

 

Më 14 nëntor  në mënyrë zyrtare ishte  hedhur  gurëthemeli i ngritjes së lapidarit të dëshmorëve të Kombit në vendin e quajtur gurishte në Rahovicë. Por pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të kombit nga qendra Preshevës , tani qeveria e Beogradit ia ka mësy edhe atij në Rahovicë. Mediat në Beograd  ka raportuar për investimet dhe se di do të duke ky kompleks memorial. Ndërsa kryetari i bashkësisë lokale Rahovic Fadil Azizi i ka thënë RTP se memorial i dëshmorëve do të përfundohet ashtu siç është paraparë , pavarësisht mesazheve nga qeveritarët për ndalimin punimeve. Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç ka thënë se shteti duhet të reagoj dhe se ligjet duhet të zbatohen.Por ambasadori amerikan Majkëll Kirbi ka thënë se palët për ngritjen monumenteve duhet të bisedojnë dhe se të drejtat e pakicave dhe historia e tyre duhet të respektohet nga organet e shtetit.E në anën tjetër edhe përkundër protestave për largimin e kompleksit memorial të xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë , ndërsa lapidari i UÇPMB-së që u larguar nga qendra Preshevës dhe ai në Rahovicë ende nuk dihet se si do ta kenë fatin .

————————————————-

Ambasadori SHBA-ve në Beograd Kirby prêt marrëveshje në takimin e së martës në Bruksel

 

SHBA-të presin që takimi ardhshëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbis të sjellë edhe marrëveshjen e shumë pritur. Ambasadori i SHBA-ve në Beograd Majkll Kirby thotë se marrëveshja është shumë afër.

 

Mos arritjen e marrëveshjes në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbis e ka komentuar edhe ambasada amerikane nëBeograd. Ambasadori Majkll Kirbi thotë se mos të prese ndokush që brenda 6 muajve dhe me 8 takime të arrihet diçka që nuk është arritur me vite. Për amerikën marrëveshja është shumë shumë afër.

Edhe pse është besuar se më 2 Prill Kosova dheSerbiado të arrinin marrëveshjen në Bruksel sa i përket kompetencave të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë kjo gjë nuk u arrit. Takimi ardhshëm dhe i fundit do të mbahet të martën dhe deri në atë kohë që të dyja qeverive iu është dhënë kohë për konsultime në kryeqytetet e tyre, por sipas palës serbe, i gjithë presioni është mbi Beogradin.

 

 

——————————————-

LPD- Bashkimi me Kosovën – vullnet i shqiptarëve të shprehur me referendum

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, serialin e takimeve të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit e sheh si një “qarkullim në rreth të mbyllur”, duke u dhënë kohë e hapësirë serbëve të veriut të Kosovës, në emër të “dialogut” t’i realizojnë aspiratat e tyre politike e territoriale.

 

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, është duke shkuar drejt një Autonomie, duke vënë para sprovave të reja bashkësinë ndërkombëtare, Prishtinën dhe Beogradin. LPD, “marrëveshjen” e shumëpritur mes palëve negociatore e cila po zvarritet, ka krijuar një klimë jo të favorshme edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët gjithnjë po e humbin durimin dhe besimin në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme mes dy shteteve dhe dy popujve. LPD, vazhdimisht, ka kërkuar nga Prishtina dhe ndërkombëtarëve, që në kuadër të këtyre bisedimeve të përfshihet edhe çështja e Luginës së Preshevës, e cila përballet me probleme të shumta politike dhe ekonomike. Beogradi sistematikisht diskriminon shqiptarët edhe pse ata rregullisht kanë marrë pjesë në proceset demokratike për zgjidhjen e problemeve me të drejtat, të cilat u jepen serbëve në veri. LPD nuk ka kërkuar as më shumë e as më pak se sa kërkojnë serbët e Kosovës. Po qe se Beogradi edhe më tej vazhdon dhunën dhe diskriminimin ta ushtroj ndaj shqiptarëve etnikë të Luginës, LPD, nuk mban përgjegjësi nëse në skenë shfaqen incidente, të cilat askush nuk i dëshiron. Po a nuk janë këto forma të dhunës shtetërore, të cilat i detyruan shqiptarët t’i kapin armët në duar për ta mbrojtur nderin e familjes dhe dinjitetin qytetar e kombëtar. Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, për një unifikim të qëndrimeve konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991, pastaj në pajtim me Marrëveshjen e Konçulit dhe Platformën e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të vitit 2006, për ta jetësuar vullnetin e popullit të shprehur me referendum për bashkim me Kosovën, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga lideri I LPD-së, Jonuz Musliu

—————————————————-

Në Medvegjë fillon të zbatohet dygjuhësia

 

Me insistimin e përfaqësuesve politik shqiptarë Pllakati para komunës së Medvegjës, me mbishkrime vetëm në gjuhën serbe, është ndërruar duke ia shtuar edhe gjuha shqipe.

Pllakati para komunës së Medvegjës, me mbishkrime vetëm në gjuhën serbe, është ndërruar. Me insistimin e përfaqësuesve politik shqiptarë i është shtuar edhe gjuha shqipe. Kështu pritet të ndodhë me të gjitha ato institucionet që janë në kompetencë të komunës. Tashmë ka filluar edhe përkthimi i vulave në gjuhën shqipe në të gjitha ato institucione ku kanë qenë vetëm në gjuhën serbe. Sipas përfaqësuesve politik të shqiptarëve, praktika e njëjtë do të ndiqet edhe në pllakatin që është e vendosur në udhëkryqin kryesor të Medvegjës, në drejtim të Leskocit.

————————————————-

Sezoni pranverorë- kohë ideale për parapërgatitje të bletarëve

 

 

Mjalta ndonëse nuk është ushqim luksoz por më shumë i nevojshëm e sidomos për fëmijët dhe moshat  e shtyra. E në vendin tonë kultivohen disa lloje të mjaltave falë kushteve natyrore. Shoqata e bletarëve Bleta në Preshevë ka gjithsej 30 anëtarë të rregullt në këtë shoqatë ndërsa komuna e Preshevës numëron afro 120 bletarë, duke llogaritur afro 1000 koshiqe me bletë.

 

Konsumimi i rregullt i mjaltës është mjaft i rëndësishëm  për organizmin e njeriut mbase mjalta nuk bazohet në kushte lukzose por është ushqim i nevojshëm që duhet përdorur ka thënë kështu  në programin e paraditës anëtari i shoqatës së bletarëve në Preshevë Qemal Murati njëherit kultivues i mjaltës. Në territorin e komunës sonë grumbullohen disa lloje të mjaltës ku në pjesën malore dominon ai i luleve dhe në pjesën rrafshinore lloji i mjaltës nga bagremi ose akacies . Ky i fundit preferohet të përdoret për fëmijët duke marrë parasysh përmbajtjen që ka. Stina e pranverës është koha ideale kur bletarët bëjnë përgatitjet bletëve për zhvillimin e tyre. Shoqata e bletarëve Bleta në Preshevë ka gjithsej 30 anëtarë të rregullt në këtë shoqatë ndërsa komuna e Preshevës numëron afro 120 bletarë, duke llogaritur afro 1000 koshiqe me bletë.

—————————————————

Në Tabanoc konfiskohen  3 kilogram heroinë

Falë qenve të specializuar për nuhatjen e lëndëve narkotike në Tabanoc mbrëmë janë konfiskuar 3 kilogram drogë e llojit heroinë. Personit M.R (40) nga Struga drogën e kishte mbështjellë me shirit ngjitës në trup.

 

 

Në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi, në Tabanoc, në një autobus me targa të Maqedonisë, mbrëmë rreth orës 20:25 janë zbuluar 3 kilogram drogë e llojit heroinë. Heroina e konfiskuar nga autoritetet doganore të Maqedonisë është konstatuar se është e cilësisë së lartë, vlera e të cilës në tregun e zi arrin deri në 200.000 euro. Droga e gjetur dhe e sekuestruar ishte fshehur në trupin e personit M.R (40) nga Struga, i cili atë e kishte mbështjellë me shirit ngjitës në trup. Zbulimi i drogës së fshehur në trupin e dyzetvjeçarit, e cila ishte destinuar për tregun e Austrisë,  është zbuluar nga qeni i kufirit, i specializuar në nuhatjen e lëndëve narkotike. M.R. për transportin do të paguhej 2.000 €, nga të cilat 500 i janë paguar atij paraprakisht, para nisjes së autobusit, ndërsa pjesa tjetër e parave do ti jepej në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Vjenë

 

 

 

—————————————————-

 

Rohan- Zhgënjyese që Serbia refuzoi propozimet

 

 

Ish ndërmjetësi për status të Kosovës, Albert Rohan, ka thënë dështimi i dialogut të së martës në Bruksel është për keqardhje dhe Serbia është ajo që duhet ndërruar qasjen nëse një marrëveshje do të arrihet brenda afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

 

Rohan në një intervistë për “Kohën Ditore” ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.  “Asociacioni i propozuar i komunave serbe plotësisht korrespondon me Kartën për Vetëqeverisje Lokale të Këshillit të Evropës, anëtare e së cilit është Serbia. Është zhgënjyese që Serbia nuk i ka pranuar propozimet e zonjës Ashton”, tha ai.  Sipas tij, gjithmonë ka hapësirë për marrëveshje, edhe pse për këtë do të duhej një ndryshim i qasjes në Beograd.  “Nëse Serbia insiston në refuzim, kjo do të jetë mundësia e tretë e humbur për Beogradin pas Rambouilletit më 1999 dhe Vjenës më 2007, për t’u përballur me realitetin në rajon. Në atë rast është tejet e papritur që Serbia të marrë një datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.  Sipas tij, nëse nuk ka marrëveshje, status quo-ja do të vazhdojë në veri me të gjitha parashikueshmëritë e përfshira. Kjo tha ai, nuk do të jetë në interes as të Kosovës, e as të Serbisë

 

——————————————————

Daçiq:Serbiapa aleatë – të gjithë me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq si duket është dorëzuar .

Ai ka thënë se  bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës dhe deri të martën Beogradi duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo atë që i është ofruar në Bruksel.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës dhe deri të martën Beogradi duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo atë që i është ofruar në Bruksel.“Ashton na ka thënë se më nuk ka negociata. Presionet kanë qenë të papara. Në një moment ajo më tha ‘Askush tjetër nuk është me ju, nuk keni nga t’ia mbani’”, ka thënë Daçiq për gazetën “Alo. “Pra, bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës dhe ne kemi mbetur të vetëm për të luftuar. Në këtë moment nuk mund të them se cila do të jetë përgjigja jonë, sepse kreu shtetëror do të konsultohet sërish për këtë”, ka thënë Daçiq

 

 

RTV Presheva

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch