Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 Shkurt 2014 – Kuvendarët Preshevarë debate të nxehta pozitë- opozitë për planin investiv për vitin 2014 në Preshevë…

RTP lajmet 4 Shkurt 2014 – Kuvendarët Preshevarë debate të nxehta pozitë- opozitë për planin investiv për vitin 2014 në Preshevë…

Në seancën e sotme pas shumë debateve është miratuar plani invesitv për vitin 2014 në territorin e Komunës së Preshevës. seanca pritet të vazhdoj të martën që vjen ku do të shqyrtohen edhe 4 pika të rendit të ditës.

Në séance e sotme ishin paraparë gjashtë pika të rendit të ditës. Pika e parë Plani investiv  të komunës së Preshevës  për vitin 2014, ishte pika e cila ngjalli mjaft debate por pas një maratone të gjatë mbi gjashtë orë kjo pikë u miratua me shumicë votash. Këshilltarët  nga radhët e subjekteve politike nga opozita kanë paraqitur gjithsej 6 amandamente 4 nga Partia për veprim demokratik dhe 2 nga Unioni demokratik shqiptar.  me gjithë atë këto amandamente nuk kanë kaluar por janë propozuar të radhiten në planin rezervë për investime. sipas kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  investimet për këtë vit do të bëhen në ato vendbanime ku është më se e nevojshme por duke mos lënë anash edhe vendbanimet e tjera në mënyrë që investimet në territorin e komunës së Preshevës të jenë proporcionale dhe transparente. Kryetari Mustafa i është përgjigjur secilit këshilltarë duke arsyetuar gjithë planin investiv për këtë vit. Sipas kryetarit të Kuvendit Ramiz Latifi seanca e sotme është karakterizuar me diskutime të shumta por që janë në frymën demokratike.Në seancën e radhës pritet të shqyrtohet raporti i punës dhe ai financiar për vitin 2013 dhe 2014 në Organizatën për Kulturë Fizike, ndërmarrjen Informative Publike Presheva, Biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi. Po ashtu të martën e ardhshme do të shqyrtohet edhe raporti i punës dhe ai financiar  për vitin 2012/2013 dhe 2013/2014 të Entit Parashkollor 8 Marsi në Preshevë. Diskutimet e seancës së sotme keni pasur mundësi që në tërësi ti ndiqni në radiotelevizionin Presheva.

—————————————————-

Mbrëmë në emisionin studio e hapur nuk janë dhënë qëndrimet konkrete të liderëve politik për pjesëmarrje apo bojkot të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 16 mars të këtij viti. Takimi i radhë si liderëve pritet të mbahet të enjten , ku dhe do të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i lidershipit në Luginë.

 

Pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të republikës së Shqipërisë Ditmit Bushati , liderët e Luginës janë rënë dakord që të dalin me një qëndrim unik për pro ose kundër zgjedhjeve parlamentare.

Por mbrëmë në studion e hapur liderët e Luginës nuk kanë shprehur qëndrimet e tyre decide për këtë sfidë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është mbajt edhe një takim në kabineti e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arfifi, kur për veç kreut të PVD ishin të gjithë liderët. Por sipas Deputetit Riza Halimi në këtë takim nuk është marrë pjesë pasi subjekti i tij politik po pret qëndrimet e partive tjera politike. Në studion e hapur mbrëmë janë dhënë argumente e kundër argumente për pjesëmarrje në zgjedhjet e 16 marsit.

Por edhe vet deputeti Halimi nuk është ndarë i kënaqur gjatë mandatit të tij si deputet pasi zëri i tij nuk është dëgjuar nga qeveria , e sidomos kur amendamentet e tij për gjykatat  dhe prokurorinë themelore u hodhën posht. E në anën tjetër qëndrim të lëkundura për pjesëmarrje ka shprehë edhe partnerit tjetër i koalicionit UDSH. Sipas Rami Zulfiut pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk ka dhënë ndonjë rezultatat ,për veç disa të hyrave mujore që i takojnë si koalicion , e që për këto mjete ai në një konferencë për media kishte akuzuar PVD  se nuk po ia ndanë mjete sipas marrëveshjes. Po debati ka vazhduar ku me tej janë dhënë edhe detaje tjera se a është  koha që politika e Luginës të jetë unike në këto zgjedhje .

10 mijë nënshkrime do të jenë sfida e parë , por sipas të ftuarve Serbia po luan me standarde të dyfishta kur me regjistrim njeh afro 2 mijë shqiptarë , dhe shtrohet pyetja se si do të grumbullohen këto nënshkrime e sidomos tani kur gjykata nuk është në Preshevë. Kjo sfidë mbetet hapur deri të enjten kur dhe do të mbahet takimi i fundit i liderëve ,për të dalë me qëndrime unike dhe me kërkesa të përbashkëta për pro ose kundër zgjedhjeve parlamentare. Gjatë ditës së sotme ne jemi kontaktuar edhe nga ambasada e republikës së Shqipërisë në Beograd  , ku është thënë se qeveria shqiptare ka bërë apel për listë të përbashkët të liderëve të Luginës , por kjo sipas tyre kjo u mbetet shqiptarëve që të vendosin për politikën e tyre .Ndërkaq në këtë  bisedë telefonike është thënë se Tirana zyrtare pa varësisht qëndrimeve për zgjedhjet parlamentare pret dokumentin me kërkesat e shqiptarëve të cilat qeveria shqiptare do t’

ia adresonte qeverisë serbe që ato të realizim.

Deri më tani janë zyrtarizuar dy kandidatë që do të participojnë në këto zgjedhje Kujtim Sadriu nga Partia Liberal Demokratike e Çedomir Jovanviçit dhe Shoqëria Civile,me “Listën për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”, me  bartës të Listës, ka caktuar Nexhmedin Saqipin

 

——————————————————————

Në komunën Preshevës dhe Bujanoc sipas të dhënave zyrtare tre deri në pesë raste në vit preken nga sëmundja e kancerit. Nuk ka rritje të shifrave në dallim me vitet e 90- ta ka konfirmuar sot në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva , shefi I repartit të sëmundjeve të mushkërive, Sabit Sahiti. Me rastin e Ditës Botërore kundër Kancerit specialisti Sahiti ka potencuar se faktorët që dikojnë në shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene janë faktori gjenetik dhe faktorë të tjerë siç janë pirja e duhanit dhe ndotja e ambientit. Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja diagnostikohen me kancer, ndërsa 1.7 milionë të sëmurë vdesin për shkak të tij. Kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch