Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 4 tetor 2012

RTP lajmet 4 tetor 2012

Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me shkresë zyrtare ka kërkuar nga ministria e drejtësisë e qeverisë së Serbisë, kthimin e kompetencave të gjykatave komunale. Dokumenti i është drejtuar ministritë të drejtësisë, zv/ministrit, koordinatorit të grupit punues dhe anëtarëve të grupeve punuese. Në këtë shkresë fillimishtë kryetari Mustafa sqaron se reformat në gjyqësi në komunën e Preshevës nuk janë arritur sepse me këtë nuk sigurohet drejtësi e njejtë si për çdo qytetarë të republikës së Serbisë. Nuk është arritur qasja e njejtë në drejtësi. Objektivat në çka është bazuar reforma gjyqësore nuk është arritur. Arsyeja është sepse të gjitha kompetencat e gjykatës janë marrë dhe për neë gjykim të thjeshtë qytetarët duhet të udhëtojnë 50 km për në Vranjë. Më lejoni tju bëjë me dije dhe tju paraqesë disa fakte. Së pari shkelen qytetarët rëndë ekonomikishtë. A e dini se sa janë shpenzimet që për një dokument të thjeshtë të udhëtohet 100 km në dy drejtimet, pastaj taksat gjyqësore, por edhe humbja e ditës.

Unë shpresoj se e dini situatën politike dhe ekonomike në komunën e Preshevës. Gjithashtu Presheva i përmbushë kushtet themelore për gjykatën themelore, sepse komuna Preshevës ka numër të madhë të banorëve, është në zonën kufitare dhe multinacionale, që të gjitha kushtet i përmbushë. Gjithashtu ju kujtojmë se gjatë vitit 2009 është ndërtuar edhe ndërtesa për prokurorinë. Në fund të letrës kryetari Mustafa thotë se qytetarët e komunës së Preshevës presin që ti përmisoni gabimet tuaja, ndoshta me qëllime jot ë këqija, por me pasoja shumë të rënda për qytetarët. Unë shpresoj që grupi punues do ti marrë parasyshë të gjitha faktet e paraqitura. E kryetari Ragmi Mustafa gjithashtu i ka njoftuar edhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues, misionin e OSBE-së në Serbi e parasegjithashë ambasadën e SHBA-ve në Beograd, se i ka dërguar shkresën ministrisë së drejtësisë së qeverisë serbe, ku kërkohet kthimin e kompetencave në gjykatën komunale, dhe prokurorinë publike.

——————

Nga qarqe diplomatike kanë arritur sinjale se përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka njoftuar Tomislav Niklocin me parimet e vazhdimit të dialogut Beograd – Prishtinë, njoftojnë mediat e Beogradit. “Ashton ia ka kumtuar tetë parimet Nikolicit për negociata, dinamikën e përgjithshme dhe formatin e bisedimeve. Beogradi duhet të jetë i gatshëm për bisedime deri më 20 tetor, sepse çdo gjë duhet të jetë gati para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Për Beogradin është e pavolitshme që dialogu teknik ngrihet në atë politik dhe aty do të futen të gjitha çështjet përfshirë edhe veriu për të cilin thotë Ashton, duhet të bisedojnë serbët e veriut dhe Prishtina. Në fund do të verifikohen marrëveshjet, ndër të cilat edhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë. Njëkohësisht në takim me Ashtonin, Nikolic ka kuptuar se askush nuk e detyron për hyrë në BE por është çështje vendimtare ‘NATO ose asgjë’”, ka thënë Dushan Janjic për Danas.

————-

Transmisioni energjetik i Kosovës dhe çështja e Telekomit të Serbisë që operon ilegalisht në Kosovë, mund të rikthehen si temat kryesore me të cilat do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarë të afërt me kabinetin e Baroneshës Ashton kanë thënë për “Kohën Ditore” se pas zbatimit të konkluzioneve të arritura më herët, Telekomi dhe Transmisioni energjetik mund të jenë baze e vazhdimit të dialogut. “Dialogu teknik nuk është ndalur ndonjëherë. Ka pasur pauzë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, por nuk është ndalur ‘ i ka thënë gazetës ky zyrtarë. Planifikimet për vazhdimin edhe për një periudhë me temat teknike vijnë pas zhgënjimit të përfaqësueses së lartë të BE-së me zyrtarët e Serbisë, të cilët, sipas diplomatëve, kanë dhënë “shenja të përziera sa i përketgatishmërisë për të nisur shpejt dialogun e vërtetë politik.

——————-

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është takuar me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërkaq gjatë këtyre takimeve ka thënë se fati i personave të pagjetur duhet të jetë temë diskutimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kacin në takimet me zyrtarë vendor dhe ndërkombëtar ka thënë se fati i personave të pagjetur duhet të ndriçohet për hir të pajtimit dhe hapjes së një kapitulli të ri ndërmjet kosovarëve dhe serbëve. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin gjatë vizitës së tij në Prishtinë është takuar me kryeministrin, Hashim Thaçi, udhëheqësin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, etj.“Besoj se fati i personave të pagjetur duhet të ndriçohet për hir të procesit të pajtimit dhe hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet kosovarëve dhe serbëve. Kjo definitivisht duhet të jetë një nga temat që duhet të diskutohet në dialogun e nivelit politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Kacin. Sipas tij, familjet duhet ta dinë të vërtetën se çka ka ndodhur me të afërmit e tyre. Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës dhe Serbisë duhet ta qartësojnë dhe ta mbyllin këtë temë të vështirë.
—————-
Është i domosdoshëm përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës, i cili të dyjave do t’ua sigurojë vazhdimin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, duke parandaluar në këtë mënyrë që njëri apo vendi tjetër të jetë i bllokuar në këtë proces, thuhet në draftin e dokumentit. Dallimet që kanë vendet anëtare të BE-së në lidhje me statusin e Kosovës vazhdojnë që të pengojnë zhvillimin e thellimit të relacioneve në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Çështja e veriut të Kosovës paraqet sfidën kryesore, ndërsa përparimi në këto çështje kërkon angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve të involvuara. Kështu thuhet në draftin e strategjisë së zgjerimit, dokument ky i cili do publikohet së bashku me raportin e progresit javën e ardhshme. Edhe ky dokument që do marrë formën zyrtare javën e ardhshme konfirmon sërish se Serbia mund të marrë rekomandimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Brukselin vetëm kur t’i normalizojë dukshëm raportet më Kosovën. “Është i domosdoshëm përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës, i cili të dyjave do ua sigurojë vazhdimin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian duke parandaluar në këtë mënyrë që njëri apo vendi tjetër të jetë i bllokuar në këtë proces”, thuhet në draftin e dokumentit, në të cilin kishte qasje RTK-ja. Ky dokument i qaset edhe marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se implementimi nuk ka qenë i kënaqshëm, ndërsa drejtpërsëdrejti kërkohet nga Beogradi që pas qartësimit të përmbajtjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal të mos shkaktojnë më pengesa për përfshirjen e të dyja palëve nëpër nismat rajonale. Në dokument thuhet se në kohërat kur BE-ja ballafaqohet me sfida serioze dhe pasiguri globale, zgjerimi vazhdon t’i kontribuojë paqes, sigurisë dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është njëkohësisht investim në stabilitetin e fqinjësisë së Bashkimit Evropian. Më 10 tetor, Komisioni Evropian do të publikojë versionin përfundimtar të strategjisë për zgjerim së bashku me Raportin e Progresit për secilin vend që mëton integrimin e plotë në strukturat evropiane. Vetëm Kosova sivjet nuk do të marrë Raport të Progresit pasi që në vend të këtij dokumenti vendi do e marrë Studimin e Fizibilitetit në të cilin Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse vendi është i gatshëm që të nisë negociata për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch