Home » Lajme » RTP lajmet 5 janar 2012

RTP lajmet 5 janar 2012

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë sot gjatë tërë ditës kanë bërë pastrimin e pusetave në rrugën e Kumanovës, si pasojë e kësaj ka qenë mos kujdesja e qytetarëve të cilët kanë hedhur lecka dhe gjëra tjera që kan ardhur deri tek zënia e këtyre pusetave. Që nga mëngjesi punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë bërë pastrimin e këtyre pusetave ku janë nxjerrë mbi 50 mijë litra ujë. Drejtori I Ndërmarrjes Publike Moravica, Naser Sadiku thot se kjo që ka ndodhur në pusetat e kësaj lagjeje është mos kujdesi I qytetarëve për hedhjen e mbeturinave. Sipas Naser Sadikut pastrimi I pusetave do të vazdhojë gjatë tëtë ditës dhe luten qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm pasi qe kjo do të jetë në të mirën e tyre dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
—————————
Zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiq ka vlerësuar sot se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt ose në të kundërtën kriza do të jetë më e keqe për të gjithë aktorët e saj “Po qe se bashkësia ndërkombëtare, Prishtina dhe Beograd fusin kokën në rërë. kriza do të zgjasë dhe ajo do të përfundojë keq. Për secilën palë”, ka thënë ai për Tanjug. Daçiq ka sqaruar se skenari i keq do të thotë se Evropa do të ketë gjithmonë destabilitet, shqiptarët nuk do ta arrijnë qëllimin që e kanë por njëkohësisht as Serbia nuk do ta arrijë qëllimin vet, sepse ka thënë ai, mund të ndodhë që serbët nga veriu të dëbohen nga Kosova e edhe nga enklavat. Prandaj, ka thënë ai, marrëveshja është në interes të palës serbe e të palës shqiptare. Daçiq problemin e Kosovë e sheh si problem territorial dhe angazhohet për ndarje të saj. Ministri serb i Punëve të Brendshme i ka këshilluar serbët në veri që çdo gjë të bëjnë në harmonin me qeverinë e Beogradit, e kështu edhe me referendumin e paralajmëruar.
————————-
Behet fjalë për një rekord , por jo I tillë për tju gëzuar. Po flasim për një banor i fshatit Zhunicë, I cili theu rekord në konsumimin e alkoolit. Ai me 4.09 promilë alkool në gjak, është rekorder absolut në vozitje të automobilit në gjendje të dehur që ka shënuar ndonjëherë polica në jugun e Serbisë kanë konstatuar përfaqësuesit e policisë në Vranjë gjatë një konference për media. Ky rast ka ndodhur kur policia e Vranjës tek personi ende anonim këtë përqindje alkooli e ka shënuar deri sa ai me automobilin e tij nga Presheva po kthehej në fshatin Zhunicë. Vozitësi i cili ka qenë i vetëdijshëm për gabimin e tij, nuk ka refuzuar, ka bashkëpunuar, dhe pas mbajtjes së tij që të kalojë gjendja e dehjes, ai është dërguar tek gjykatësi hetues në Preshevë” ka thënë Spasiq, ku ka shtuar se kundër tij janë marrë të gjitha masat ligjore. Ky rast kishte ndodhur pak para festës së vitit të ri dhe personi në fjalë 2011 e ka mbyllur me këtë rekord që është për tu shqetësuar. Dehja rekorde dhe rezistenca e tij ndaj alkoolit nuk e kishte penguar vozitësin që ai të paktën të gabonte rrugën, por ai mund të ishte shkaktar i ndonjë incident fatal që për fat të mirë policia e kishte ndaluar me kohë. Nuk duhet të keni iluzione: Edhe një gotë pije alkoolike është e mjaftueshme për humbjen e aftësisë tuaj drejtuese, duke rritur mundësitë e të qënit përgjegjës për shkaktimin e aksidenteve fatale. Andaj ky rast është konsideruar rekord pasi vdekja nga alkooli mund të shkaktohet në rreth 5 promilë alkool në gjak, ndërsa tek ata që nuk e përdorin fare dhe tek të rinj, edhe 2.5 promilë në gjak mund të jetë vdekjeprurëse. Përfaqësuesit e policisë kanë konstatuar se aksidentet më të mëdha janë si pasojë e konsumimit të alkoolit dhe 2012 ka të nisë me masa më të rrepta ndaj personave që kapen në gjendje të dehur.
———————-
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila po udhëheq dialogun Prishtinë-Beograd, është zotuar se brenda pak ditësh do të hiqen krejtësisht tarifat për policat kufitare të sigurimit. Ajo ka pranuar se këto tarifa janë mjaft të larta krahasuar standardin jetësor të qytetarëve të Luginës, pavarësisht se janë të përkohshme, porse është arsyetuar se kjo masë është vendosur me insistimin e palës serbe. “Pakënaqësitë e banorëve të asaj ane kanë bazë dhe janë të kuptueshme, pasi që tarifat janë mjaft të larta, të cilat po pamundësojnë lirinë e lëvizjes. Por, i siguroj qytetarët e Luginës se shumë shpejt kompanitë e sigurime do të bëjnë një marrëveshje komerciale për heqjen e tarifave”, ka thënë Tahiri për “Zërin”. Zëvendëskryeministrja ka pranuar se qytetarët serbë ende po vazhdojnë t’i përdorin tabelat e vjetra ilegale, porse u zotua se kjo praktikë do të përfundojë brenda pak ditësh. Sipas marrëveshjes, tarifat doganore që momentalisht paguhen nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, kanë edhe çmimet e caktuara. Qytetarët e Luginës së Preshevës për të hyrë në Kosovë me veturë, paguajnë 60 euro për 15 ditë, ndërsa tarifa vjetore kushton hiq më pak se 603 euro. Por, kjo tarifë nuk vlen edhe për qytetarët që hyjnë me targa të Kosovës në Serbi, të cilët përveç se pajisen me targa provuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Beogradit, ata detyrohen të paguajnë për policat kufitare të sigurimit as më shumë dhe as më pak se 240 euro për një muaj.
———————–
Autoritetet në Bruksel po vazhdojnë të negociojnë me përfaqësuesit e dy grupeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të koordinojnë takimin e radhës për 23 janar, duke e konsideruar si kohën më të përshtatshme për të vazhduar dialogun. Kështu ka bërë të ditur për “Zërin”, në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë nga Këshilli i Evropës. Sipas tij, autoritetet në Bruksel janë në bisedime intensive këto ditë me të dyja palët veç e veç për të caktuar datën e bisedimeve dhe temat e debatit. Prandaj, sipas të njëjtit burim, u është lënë kohë e mjaftueshme që të dyja palët të përgatiten. Ky burim përmendi zhbllokimin e procesit, duke i mundësuar Kosovës që të marrë pjesë në takimet rajonale. “Është pikërisht kjo temë që do të diskutohet në raundin e ardhshëm, me ç’rast janë paraqitur probleme nga ana serbe, e cila vazhdon të kërkojë që Prishtina në përfaqësimet rajonale të mbështetet në Rezolutën 1244, diçka që është mohuar nga pala kosovare”. Ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, sipas të njëjtit burim, pret që të hënën me datën 23, java e fundit e këtij muaji të jetë vazhdimi i bisedimeve Kosovë- Serbi. Megjithatë, sipas tij, më saktësisht rreth kësaj date Brukseli do të tregojë publikisht gjatë kësaj jave, ose në fillim të javës së ardhshme.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch