Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 Janar 2013

RTP lajmet 5 Janar 2013

Pritje të gjata në Merdare dhe Dheun e Bardhë

 

Policia ka bërë të ditur se në pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, që gjinden në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë janë krijuar kolona me pritje të gjata. Departamenti i Policisë Kufitare, saktësisht zyrtaret policor të pikë kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, informojnë se janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi.

 

Pritjet në këtë kohë në dalje të pikë kalimit kufitar Merdare po zgjasin nga dy deri tri orë, ndërsa në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin nga tri deri katër orë dhe kolonat janë të gjata (2-3) dy deri tri kilometra. Në bazë të informacioneve të pranuara e gjithë kjo pritje po bëhet për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe qytetarëve të cilët po shfrytëzojnë këto dy pikë kalime kufitare, për tu kthyer në vendet prej nga kanë ardhur për festat e fundëvitit në Republikën e Kosovës, si dhe punës jo efikase të autoriteteve serbe, njofton policia.Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet e gjata i ka krijuar edhe ndërprerja e punës së përkohshme nga pala serbe për shkak të vendosjes së një kontejneri në atë vend kalim kufitar, ku ajo ndërprerje tani ka përfunduar.Policia e Kosovës me qëllim të përshpejtimit të punës dhe krijimit të mundësisë së qarkullimit më të shpejt dhe evitimin e pritjeve të gjata të qytetarëve, ka ngritur kapacitetet e veta të punës duke angazhuar zyrtarë policor shtesë.Policia e Kosovës po ashtu ka informuar institucionet e Republikës së Kosovës, ku përmes tyre dhe mekanizmave ndërkombëtarë është kërkuar përshpejtimi i punës nga autoritetet policore serbe. Kohëzgjatja e pritjeve në këto dy pikë kalime kufitare mund të ndryshojë kohë pas kohe, varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe qytetarëve.Në pikë kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.

 

RAJONI

 

Burime të “Express” bëjnë të ditur se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, mund ta hedhë në tryezë një propozim me të cilin synohet të gjendet një zgjidhje për situatën në pjesën veriore.Merret vesh se Brukseli ka në propozim këtë çështje që është hartuar nga një diplomat evropian, që është i angazhuar direkt në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.Sipas këtij propozimi, komunave veriore u ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë evropianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilat kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave.Siç dihet, një mekanizëm i tillë është Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Evropiane, që është organizata më e madhe e qeverive lokale dhe rajonale në Evropë.Po ashtu një mekanizëm që ka të bëjë me qeverisje lokale është edhe Komiteti i Regjioneve, që është trup i BE-së.Burime të gazetës po ashtu theksojnë se propozimi nuk tejkalon Pakon e Ahtisaarit, e cila lejon bashkëpunimin direkt të komunave me shumicë serbe me Serbinë.

————–

Prokurorja e dyshuar nga Policia e EULEX-it për bashkëpunim me Zvonko Veselinoviqin, Vahide Badivuku, ka dalë e pastër nga skaneri verifikues i Prokurorisë së Shtetit. Ajo është emëruar prokurore dhe është caktuar në Departamentin e krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.Kësisoj, ish-prokurorja e Prokurorisë Komunale të këtij qyteti, e cila ishte zbuluar nga Policia e EULEX-it në kuadër të hetimeve kundër ish-komandantit të Stacionit policor në Veri të Mitrovicës, Milija Milosevic, duke negociuar me dy policë serbë të Kosovës për, siç ka ngrehur dyshime EULEX-i, “zbutje të masave për të dyshuarit për shumë krime Zvonko Veselinovic”, prej 1 janarit do të merret me krimet më të rënda në rajonin e Mitrovicës.

————————–

SPORTI

 

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është shpallur portieri më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare për Histori të Futbollit dhe Statistika (IFFHS). Kapiteni i Real Madridit në fund të këtij viti ishte në kryetitujt e gazetave pasi ishte lënë në pankinë nga Jose Mourinho në disfatën prej 3-2 ndaj Malagas në La Rosaleda.Sidoqoftë, Casillas ka arritur të mposhtë të gjithë, duke përfshirë Petr Cech, Victor Valdes, Gianluigi Buffonin dhe Manuel Neuerin, për t’u shpallur më i miri në botë. Casillas gjatë vitit 2012 fitoi La Ligën me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.

————————-

Xherdan Shaqiri dëshiron të luajë më shumë në stinorin pranveror në skuadrën e parë të Bayernit. Dëshirën për më shumë lojë Shaqiri e ka bërë të ditur për “Blick.ch”, një ditë para se të nisej në përgatitje me ekipin gjerman në Katar. Si transmeton Koha Ditore, Shaqiri është i kënaqur me hapësirën që kishte në vjeshtë, por për pranverë megjithatë kërkon më shumë. “Në pjesën e dytë dëshiroj të luaj më shumë. Duhet të punoj shumë për të arritur këtë”, ka thënë shkurt Shaqiri.Reprezentuesi i Zvicrës në pjesën vjeshtore në Bundesliga 1 të Gjermanisë në fanellën e Bayernit shënoi një gol dhe asistoi dy herë në 12 ndeshje të zhvilluara. Ai me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2016./

Klubi i njohur italian nga qytetit i Firences, Fiorentina publikoi sonte zyrtarisht  se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin e sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.
Klubi italian konfirmoi sonte në faqen e tij të internetit se ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll lidhur me transferin e Rossit.
“Fiorentina dhe Villarreal konfirmojnë se kanë arritur marrëveshje për transferin e  Giuseppe Rossit”, shkruan në faqen “violachannel.tv”.
Rossi është italian, por për herë të fundit në Serie  A ka luajtur në vitin 2007, kur erdhi si huazim në klubinParma nga Manchester Unitedi. Klubi i njohur italian nga qytetit i Firences, Fiorentina publikoi sonte zyrtarisht  se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin e sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.Klubi italian konfirmoi sonte në faqen e tij të internetit se ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll lidhur me transferin e Rossit. “Fiorentina dhe Villarreal konfirmojnë se kanë arritur marrëveshje për transferin e  Giuseppe Rossit”, shkruan në faqen “violachannel.tv”.Rossi është italian, por për herë të fundit në Serie  A ka luajtur në vitin 2007, kur erdhi si huazim në klubinParma nga Manchester Unitedi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch