Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 korrik 2012

RTP lajmet 5 korrik 2012

Mustafa: Dita e Pavarësisë së SHBA-së, ditë feste edhe për shqiptarët

 

E nderuara Ambasadore, Mary Burce Warlick

 

Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë feste jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për të gjithë popujt paqedashës në botë, përfshirë këtu edhe populli shqiptar. Në këtë ditë, ne përkujtojmë vlerat e demokracisë, lirisë dhe paqës.

Shprehim mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e patundur që SHBA-të historikisht i kanë dhënë popullit shqiptar në rrugën e vështirë për liri dhe demokraci.

Shpresa ime dhe e partisë që unë e drejtoj është që të mirat e lirisë, paqës dhe demokracisë t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës.

Në emrin tim personal dhe në emër të Kryetarit të Komunes së Presheves  shprehim urimet tona për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

 

Preshevë, 4 Korrik 2012

Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së, Ragmi Mustafa

 

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, ka shprehur shqetësimet e tij për moskujdesjen e qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai shkon aq larg sa që thotë se qeveria kosovare është duke rënduar edhe më shumë pozitën e shqiptarëve në të tria komunat e jugut të Serbisë. Sipas Isufit rëndimi i situatës niset me vënien e tarifave të sigurimit. Nga tarifat e sigurimit interes të vetëm dhe të drejtëpërdrejtë është duke pasur vetëm kreu qeveritar përmes kompanive të sigurimit që udhëhiqen nga vëllezërit Thaçi – Pacolli.

Isufi ka deklaruar se qeveria e Kosovës është e papërgjegjshme me spektrin politikë të Luginës së Preshevës. Edhe atëherë kur është kërkuar që të harmonizohen qëndrimet e subjekteve politike të Luginës, ato janë harmonizuar dhe partitë politike të Luginës janë paraqitur me të njëjtin qëndrim, ndërkaq qeveria kosovare ose ka heshtur ose ka ndikuar negativisht duke manipuluar më pastaj me interesat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Kur shqiptaret i janë nënshtruar dhunës, terrorit, burgosjeve dhe diskriminimit, qeveria e Kosovës është treguar e shurdhër. Vendosja e policave lëre që nuk ka ndihmuar por përkundrazi ka cenuar lëvizjen e lirë dhe ka ndikuar në izolimin e qytetareve te Bujanocit, Preshevës e Medvegjës. Të gjitha marrëveshjet e arritura  gjëja në dialogun teknik kanë dalë të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës Lindore.

 

Në tërë territorin e Komunës së Preshevës, tashmë kanë filluar korrjet e kulturës së grurit. Ato priten të zgjasin deri më 25 korrik nëse nuk do të ketë ndryshimë të papritur të motit. Sipas agronomit Qenan Daliu në komunën e Preshevës sipas planit vjeshtorë janë paraparë të mbjillen rrethë 2500 hektarë grurë, ndërsa janë mbjellur vetëm 1800 hektarë.

Sipas rendimenteve për këtë vitë pritet që për 1 hektarë te ketë rrethë 3.5 – 4 tonë grurë. Daliu thotë se rendimentet kanë mundur të jenë deri në 8 tonë. Ai jep edhe arsyet pse nuk ka ardhur që për 1 hektarë te ketë 8 tonë grurë.

Edhe në hapsirat tjera korrjet për këtë vitë tashmë kanë filluar, ndërsa priten të zgjsin deri kah fundi i muajit korrik, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndryshime të paparashikueshme të motit.

 

Në një reportazh kushtuar qytetarëve serbë të cilët për shkak të varfërisë janë të detyruar të shesin organet e tyre, New York Times shkruan edhe për nja rast kur qytetar nga Maqedonia është interesuar për të blerë veshkën e një qytetareje nga Serbia por “pazari” është prishur për shkak se pacientja maqedonase ka ofruar çmim të ulët për veshkën e donatores serbeQytetarët e Maqedonisë janë në mesin e pacientëve që blejnë organe në tregun e zi të Serbisë, shkruan gazeta e njohur amerikane “New York Times”.”Një grua nga Maqedonia kishte ofruar 24 mijë dollarë për veshkën e partneres së zotit Mirçov, Daniela, por çmimi ishte për 12 mijë më i vogël se sa kërkonte ajo”, shkruan “NYT”, duke përshkruar varfërinë në të cilën jeton familja serbe Mirçov, nga komuna e varfër Dolevac në jugun e Serbisë.Në tekstin që e transmeton “Radio Evropa e Lirë” thuhet se në tregun e zi serb organe blejnë edhe pacientë nga Kosova.”Në pamundësi që në mënyrë legale t’i shesin organet e tyre, banorët tash po përpiqen t’i shesin pjesët e trupit në Bullgarinë fqinje dhe në Kosovë”, ka deklaruar Violeta Çavac, aktiviste e cila angazhohet për regjistrim të një agjencie e cila legalisht do të merrej me tregti të organeve njerëzore.Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe në atë të shëndetësisë zyrtarisht thonë se nuk kanë informata për kyçjen e qytetarëve në tregti ilegale me organe njerëzore. Tregtia ilegale me organe njerëzore në Maqedoni është vepër e rëndë penale, për të cilën parashihen dënime edhe me mbi 15 vite burg.

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur hajn tipik kryeministrin Hashim Thaçi.

Ai këto akuza i ka bërë në seancën e Kuvendit, duke folur për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Albin Kurti madje i ka thënë kryeministrit Thaçi “mos u zgërdhi”.

Kurse, kryeministri Thaçi e ka kursyer Albin Kurtin nga fjalët fyese, pasi që siç është shprehur ai e respekton babain e tij.

Thaçi e ka quajtur të pandërgjegjshëm Albin Kurtin dhe ka thënë se tani ka kaluar koha e komunizmit dhe se ai nuk do ta shohë më fytyrën e Hashim Thaçit, pasi nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës.

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mandat pesëvjeçar. Kështu ka marrë vendim Gjykata Kushtetuese, vendim ky që pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e Re”, një burim brenda Gjykatës Kushtetuese.

“Jahjaga ka mandat të plotë pesëvjeçar. Ajo mund ta ushtrojë postin e presidentes deri në vitin 2016. Vendimin lidhur me këtë çështje Gjykata Kushtetuese pritet ta publikojë në fillim të javës ardhshme, saktësisht të hënën”, ka thënë ky burim.

Po ky burim ka treguar Gjykata Kushtetuese e ka marrë këtë vendim duke u bazuar edhe në vendimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili në pikën e parë shpjegon procesin e votimit të zgjedhjes së presidentes, ndërsa në pikën e dytë, e cila konsiderohet e rëndësishme, tregon se presidentja Jahjaga ka mandat pesëvjeçar ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Petar Miletiq dhe deputetja Rada Trajkoviq, kanë kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës me rastin, siç thanë ata të ndërhyrjes kundër pelegrinëve serbë që erdhën nga Serbia për të shënuar festën e Vidovdanit në javën e kaluar.

Ata kanë thënë se veprimi i policisë ka qenë joprofesional, i bazuar në perceptime të ndarjes etnike, me emocione nacionale dhe urrejtje ndëretnike e fetare.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch