Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 maj 2012

RTP lajmet 5 maj 2012

PD arrin koalicionin për qeverisjen e Bujanocit – mbi 60% të posteve i takojnë shqiptarëve

PD ka siguruar  koalicionin për qeverisjen e Bujanocit dhe sipas marrëveshjes ajo do të ketë  mbi 60% të posteve. Këtë e ka konfirmuar sot kreu i PD Nagip Arifi, i cili në konferencën për media ka thënë se PD  ka arrit marrëveshjen më Grupin Qytetar Stojan Arsiç dhe me Partin Demokratike të Boris Tadiçit. Mirëpo si pas Arifit ky koalicion ka ardh pasi Partitë Shqiptare PVD, LPD dhe UDSH nuk iu kanë përgjigjur ftesave të PD për të biseduar për koalicionin i cili mund të ishte vetëm shqiptarë.

 

Partia Demokratike e Nagip Arifit ka arritur që të sigurojë shumicën për të udhëhequr pushtetin lokal në Bujanoc. Këtë e ka konfirmuar sot kreu i PD Nagip Arifi, i cili në konferencën për media ka thënë se PD  ka arrit marrëveshjen më Grupin Qytetar Stojan Arsiç dhe me Partin Demokratike të Boris Tadiçit. Mirëpo si pas Arifit ky koalicion ka ardh pasi Partitë Shqiptare PVD, LPD dhe UDSH nuk iu kanë përgjigjur ftesave të PD për të biseduar për koalicionin , i cili mund të ishte vetëm shqiptarë. Sipas marrëveshjes PD do të ketë mbi 60% të posteve. E Nagip Arifi prapë e lë të hapur rrugën që koalicionit ti  bashkëngjitet ndonjëra nga partitë shqiptare.Edhe qytetarët janë pajtuar me këtë koalicion pasi sipas tyre PD në këto zgjedhje ka dalë fituese dhe pushteti me serbët nuk është një risi ,pasi edhe partitë opozitare PVD ,LPD dhe UDSH kishin udhëhequr me këto subjekte serbe.Në zgjedhjet e 6 majit PD ka marrë 12 këshilltarë, PVD 9, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë. Sipas këtij rezultati  partitë  shqiptare do të kishin një udhëheqje stabile për katër vitet e ardhshme, por si duket  duket inatet dhe teket e partive shqiptare tashmë opozitare rrëzuan tërë alternativat  që Bujanoci të udhëhiqej vetëm nga shqiptarët. Kjo u dëshmua  pasi ato nuk iu përgjigjën ftesës për bisedime që i kishte bërë PD-ke të cilës edhe i takonte formimi i koalicionit për pushtetin lokal. E  të premten më 8 Qershor me fillim në ora 10h, këshilltari më i vjetër i Kuvendit Komunal Stojança Arsiç, e ka caktuar mbledhjen konstituive të Asamblesë Komunale të Bujanocit. Sipas Arsiçit, në bazë të ligjit për zgjedhje lokale, 15 ditë nga shpallja e rezultateve zgjedhore nga komisioni komunal zgjedhorë, kryetari i kuvendit është i detyruar ta thërras mbledhjen konstituive, në të kundërtën ai e humbë këtë të drejtë ligjore, dhe pas këtij afati të drejtën ligjore për thirrje të seancës e ka këshilltari më i moshuar që në këtë rast është Stojança Arsiç. Por edhe kryetari i Kuvendit Jonuz Musliu ka bërë thirrje për seancë e cila pritet të mbahet ditën e enjte , e që sipas ligjit ai nuk e gëzon më këtë të drejtë.

 

 

Vazhdoi sot   procesit I montuar gjyqësorë kundër pesë Preshevarëve

Sot, papritmas janë paraqitur 6 dëshmitarë, disa nga gjykimi i mëparshëm dhe disa të tjerë të caktuar të dëshmojnë për herë të parë. Të gjithë këta kishin të bënin, në radhë të parë me Shemsi Nuhiun por “dëshmitë” e tyre qartësuan vetëm një gjë, tentimin për zvarritjen e procesit të rigjykimit, njofton agjencia “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të LKSH-së së Orhan Rexhepit. Në Gjyqin e Qarkut në Beograd sot ka vazhduar dita e katërt e rigjykimit kundër shtatëmbëdhjetë (gjashtë prezent në Gjykatë, njëmbëdhjetë në mungesë) djemëve Shqiptarë të Preshevës dhe Bujanocit, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.

Hapet konkursi për regjistrim të semimaturantëve në dy shkollat e mesme

 

Është hapur konkursi për regjistrimin e semimaturantëve në dy shkollat fe mesme të komunës së Preshevës . Për këtë vit në shkollën e mesme teknike do të ketë 6 drejtime me 14 profile arsimore, ndërsa në bankat e kësaj shkolle do të ulen 330 nxënës të rinjë. Përveç drejtimeve të deritanishmëve, këtë vit semimaturantët mund të zgjedhin edhe drejtimin e ri, atë të ekonomisë.

 

 

Konkursi për regjistrimin e semimaturantëve në dy shkollat fe mesme të komunës së Preshevës tashmë është hapur. Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, Telat Arifi, thotë se që nga sot të gjitha drejtorit e shkollave fillore të komunës së Preshevës do ta kenë në dorë konkursin. Për këtë vit në shkollën e mesme teknike do të ketë 6 drejtime me 14 profile arsimore, ndërsa në bankat e kësaj shkolle do të ulen 330 nxënës të rinjë. Përveç drejtimeve të deritanishmëve, këtë vit semimaturantët mu7nd të zgjedhin edhe drejtimin e ri, atë të ekonomisë.

Drejtori i këtij institucioni arsimor thotë se drejtimi ekonomik hapet për shkak të trendeve ekonomike, ndërsa premton se edhe viteve të tjera do të happen drejtime të reja, e sipas të gjitha gjasave vitin shkollor 2013/2014 nxënësit si zgjedhje mund ta kenë edhe drejtimin jurudik.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, thuajse çdo vit është duke u hapur nga një drejtim i ri, çka bënë që semimaturantët të kenë zgjedhje sa më shumë dhe të gjejnë veten në ndonjërin nga shumë drejtimet ekzistuese.

 

Në Rahovicë është mbajtur Krosi Tradicional “Rahovica 2012 ,,

 

Në Rahovicë është mbajtur Krosi Tradicional “Rahovica 2012”, nën organizimin e Bashkësisë Lokale.

Garat ashtu si edhe viteve të kaluara janë mbajtur si për gjinin mashkullore ashtu edhe për atë femrore. Femrat pjesëmarrëse në krosin tradicional kanë vrapuar në diciplinat 200, 300, 500 dhe 800 metra, ndërsa meshkujt edhe në diciplinat 1500 dhe 3000 metra.

Në diciplinën 200 metra tek femrat vendin e parë e zuri Ilire Osmani nga Corrotica, të dytin Xheneta Osmani dhe të tretin Urata Latifi që të dyja nga Rahovica. Në 300 metra më e shpejtë ishte Avdije Ibrahimi, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë u renditën Edona Beqiri dhe Rrezarta Latifi që të trija nga Rahovica. Fetije Etemi nga Lerani ishte fituese e vrapimit në 500 metra Ganimete Beqiri dhe Almedina Osmani u renditën në vendin e dytë dhe të tretë. Në 800 metra më e shpejtë tek femrat ishte Ibadete Beqiri, ndërsa pas saj u renditën Lulzime Beqiri dhe Gentiana Hyseni, që të tri garueset nga Rahovica.

Dhurim Pajaziti nga Corrotica, Liridon Ajdini nga Rahovica dhe Ermal Fazliu po ashtu nga Rahovica, ishin më të shpejtë në 200 metra për meshkujt. Në diciplinën e 300 metrave triumfoi Gentrit Miftari nga Presheva, kurse pas tij ishin Medin Ahmeti nga Corrotica dhe Semir Shabani nga Rahovica. Lirim Xhelili nga Rahovica, Emir Jakupi dhe Fikret Limani nga Lerani ishin treshja e parë që dolën të parët në diciplinën e 500 metrave. Në 1500 metra i pari u rradhit Bujar Beqiri, Shqiprim Aliu ishte i dyti dhe Liridon Rexhepi i treti, që të tre garuesit fitues ishin nga Rahovica.

Në 3000 metra tek meshkujt fitues ishte Ragmi Ibrahimi nga Rahovica, kurse pas tij i dyti ishte Albin Fazliu nga Corrotica, dhe Mensur Hyseni nga Rahovica.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch