Home » Lajme » RTP lajmet 5 mars 2012 – Është dashur intervenimi nga Brukseli për të bindur Serbinë që të lejojë një delegacion të AKB-së

RTP lajmet 5 mars 2012 – Është dashur intervenimi nga Brukseli për të bindur Serbinë që të lejojë një delegacion të AKB-së

Prezantimi i projektit mbarëshqiptarë “Javët e Biznesit Kombëtarë” – “100 vjet shtet shqiptarë”, është bërë sot edhe në Preshevë. Pjesëmarrës në promovimin e projektit në Shkup ishin udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës si nikoqir i projektit, dhe bashkëorganizatorët nga Maqedonia, Shqipëria, dhe Kosova. Në të vërtet nga Kosova mori pjesë vetëm menaxherja e projektit sepse i tërë delegacioni i AKB-së nuk është lejuar që të hyjë në vendkalimin kufitar Konçul. Edhe interesimi i qyetarëve dhe biznesmenëve nga Lugina e Preshevës ishte mjaftë i madhë, si dhe atyre nga Maqedonia. Gjatë fjalës së tij kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa si bashkëorganizatorë i projektit e hapi promovimin e projektit.

Rrethë rëndësisë së këtij projekti dhe të mirave ekonomike që do të sjellë folën edhe Lumnije Ajdini nga AKB, Enver Ferizi nga Këshilli Agrobiznesit Shqiptarë, Menderez Kuçi nga OEMVP dhe Izet Mexhiti kryetar i komunës së Çairit. Prezantimi i projektit “Javët e Biznesit Kombëtarë” ka filluar ditën e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt, ndërsa është përmbyllur sot me prezantimin në Preshevë. Mirpo aktivitet nuk do të përfundojnë me kaq pasi që deri më 28 Nëntor në 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë, do të organizohem manifestime të shumta si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës.

 

Është dashur intervenimi nga Brukseli për të bindur Serbinë që të lejojë një delegacion të AKB-së së bashku me biznesmenë dhe me përfaqësues të disa medieve nga Kosova,  që të vijnë në Preshevë, ku është prezantuar projekti “Javët e Bizneseve Kombëtare”, e në të cilën marrin pjesë edhe vendet e rajonit. Delegacioni i AKB-së në mëngjes nuk ishte lejuar të kalonte kufirin me Serbinë. Kjo është bërë pas shumë presioneve sidomos nga Brukseli zyrtarë, bërë ndaj autoriteteve serbe, dhe duke kërkuar arsyetime pse nuk është respektuar marrëveshja e lëvizjes së lirë. Vetë kryetari i AKB Agim Shahini sqaron se si vetëm pas herës së tretë është lejuar që të futet në vendkalimin kufitar Konçul, dhe falënderon si Brukselin ashtu edhe qeverinë e Kosovës për ndihmën që i kanë dhënë. Ai deklaroi se është dashur të nënshkruaj në kufi 8 dokumente që të lejohet hyrja e tij në Serbi.Ndërsa edhe kryetari i komunës së Preshevës, kishte dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme, në lejimin e hyrjes së Agim Shahinit në Serbi. Ai gjatë mëngjesit ka pasur biseda me ambasadën e OSBE-së në Beograd, dhe ambasadën e SHBA, duke ia paraqitur problemin se edhe përkundër marrëveshjes së lëvzijes së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ajo nuk është duke u rrepsktuar, të cilave ia paraqiti edhe faktin. Moslejimi i hyrjes së delegacionit nga kosova të përbërë nga AKB-ja, përfaqësues të bizneseve, dhe mediave të Kosovës, ka bërë jehonë të madhe si në Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe në Evropë. Mediat kosovare raportojnë se komisionerja për Punë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherine Ashton ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Boris Tadiq, e më pas i ka telefonuar edhe kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, me ç’rast i  ka treguar se ata do të lejohen të kalojnë kufirin.  Kjo është hera e parë që një delegacion zyrtarë nga Kosova hyn në Serbi, që pas vitit 1999. Kurse hera e dytë që ndalohet një delegacion të hyjë në Sërbi, pas incidentit me Ibrahim Makollin i cili u kthye mbrapshtë, kurse kjo edhe sot ndodhi por pas intervenimeve vizita u realizua.

————————————

Pas periudhës që e lam e krijuar nga kushtet klimatike në vend janë shkaktuar probleme në pëlcitjen e radiatorëve në paralelelet e ndara të Entit Prashkollorë 8 Marsi në në Leran si dhe probleme me nyjet sanitare në Rahovicë. Drejtorit i  Entit Prashkollorë 8 Marsi në Preshevë Seljadin Abdiu, poashtu ka paraqitur edhe problemin  tjetër  që është  evident për dy javë rreshtë dhe mos funksionimin e  dy paraleleve në bashkësinë lokale në Miratoc. Shkaktar i mos funksionimit të këtyre paraleleve janë lëndët djegëse për ngorhje,m eçrast gjatë ditës së sotme problemi i kësaj natyre ka qenë edhe në paralelen e ndarë në Bukuroc. Sipas fjalëve të drejtorit të këtij institucioni arsimor problemin në fjalë ia ka paraqitur me shkrim por edhe gojarisht personave përgjegjës rrepsktivisht kompetent në administratën komunale  për shqyrtimin e  tij.

Në anën tjetër Kryeshefi për Veprimtari Shoqërore pran Adminstratës komunale Nexhmedin Ahmedi thekson se me plot përgjegjësi them se furnimzimi me lëndë djegëse është bërë në mënyrë të rregullt.  Ndërkaq furnzimi është bërë në të gjitha shkollat por edhe në çerdhe. Vlen të theksohet se të gjitha paralelet e ndara të këtij enti parashkollor funksionojnë në kuadër të shkollave dhe kanë qenë të furnizuara të gjitha .  Rasti konkret specifik është në fshatin Miratoc pasi që është institucion në vete ndërsa me kohë kam qenë i informuar nga drejtori i çerdhes që  kam ndërmarr hapat ligjorë për këtë çështje me çrast  problemin në fjalë e kam paraqitur në kolegium shprehet zoti Ahmedi. Me këtë rast udhëheqësit kompetent të kësaj fushe ia kanë ofruar mundësinë drejtorit të entit prashkollorë të gjejë vetë blerësin e që obligimet financiare ti kryejë vetë komuna, çka drejtorit i çerdhes këtë gjë nuk e ka bërë me arsyetimin se nuk ka para të gatshme.

—————————————–

Më nëntë mars ditë e premte publiku preshevar do të ketë mundësinë  ta shoh shfaqjen e njohur  Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit te autorit Eric Emanuel Shmit,monodram kjo e shfaqur në disa dhjetëra vende të botës vjen tani edhe në teatrin e qytetit të Preshevës në organizim të Shtëpisë së Kulutrës Abdulla Krashinca.Këtë monodram  e sjell tek publiku preshevar mjeshtir i madh i skenës shqiptare Mirush Kabashi. kjo shfaqje zë një vend të rëndësishëm tek teatri preshevar,pasi që tani më veq kanë filluar bashkëpunimet me tetrot e të gjitha viseve shqiptare.

Drejtori pranë Sh.K. Abdulla Krashinca z.Naser Nuredini thotë se publiku preshevar do ta mirëpres ardhjen  e mysafirëve nga Shqipëria të cilët do ta sjellin shfaqjen e monodramës tek tetatri Preshevar,pasi që tani më ata janë mësuar me shfaqjet të cilat kanë qenë prezent  këtu nga  të gjitha trojet shqiptare. Ndërkaq sa i përket anës financiare për këtë  shfaqje  z.nuredini thotë se  qëndrojmë mirë, gjithashtu dhe pushteti lokal mbështet financiarisht shfaqjet e sjellura në këtë teatër. Pritet që të premten më 9 mars  ora 19 30 publiku preshevar ta mirëpres shfaqjen e monodramës Zoti ibrahim dhe Lulet e Kuranit të  autorit Eric Emanuel Shmit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch