Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 Prill 2013

RTP lajmet 5 Prill 2013

Afro 16 mijë pacientë brenda viti kërkojnë ndihmë në Emergjencë

Duke marrë parasysh pozitën e vendit tonë dhe magjistralen E 75 ku frekuentojnë me mijëra automjete dhe gjatë vitit shënohen një sërë aksidentesh, Ndihma e shpejtë në Preshevë arrin që me kapacitetet e saja ti dalë në ndihmë afro 16 mijë pacientëve në vit. Kryeshefi i Emergjencës Beqiri Abazi ka thënë se Ministria e shëndetësisë duhet t’ia mundësoj shtëpisë së shëndetit në Preshevë repartin e kirurgjisë pasi shumë komuna të tjera në serbi e kanë atë.

Edhe pse përballet në mungesë aparaturash dhe herë pas herë edhe me terapi, Shërbimi Ndihmës së Shpejtë arrin që të jetë efektiv dhe në shërbim të qytetarëve. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat pasi vetëm gjatë vitit 2012 ky shërbim i ka ofruar ndihmë afro 16 mijë pacientëve. Ky fluks i pacientëve krijohet edhe nga mungesa e vetëdijesimi , pasi shumë pacientë kërkojnë ndihmë shëndetësor pa u konsultuar me mjekun e zgjedhur ka thënë kështu kryeshefi dhe njëherit specialisti i kirurgjisë së përgjithshme Beqir Nuhiu në emisionin shëndetësor shëndeti dhe njeriu të gazetares Ardita Saqipi.

Por duke marrë parasysh pozitën e vendit tonë dhe magjistralen E 75 ku frekuentojnë më mijëra automjete dhe gjatë vitit shënohen një sërë aksidentesh , ky shërbim kërkon zgjerimin e kapaciteteve të saja , por ministria e shëndetësisë ende nuk ka marrë ndonjë masë konkrete.

Kryeshefi Beqiri thotë se shtëpia e shëndetit në Preshevë duhet ta ketë repartin e kirurgjisë pasi shumë komuna të tjera në serbi e kanë atë. Ai thekson se ndihma e shpejtë shpeshherë është e detyruar që pacientët të i dërgoj nëpër qendra spitalore .Shërbimi i ndihmës së shpejt ka një staf prej 5 mjekësh , ku tre prej tyre janë specialistë dhe 10 teknikë .
————————————
OKB: Në Jug të Serbisë, 50-80% e banorëve të papunë

Kombet e Bashkuara kanë alarmuar Serbinë, duke ia bërë me dije se në Jug të saj përkatësisht në komunat me shumicë shqiptare, deri në 80% të banorëve janë të papunë. Rrogat e qytetarëve në këtë pjesë janë 50% më të vogla se para 20 viteve, kurse shteti ka investuar për 10 vite vetëm 3% të buxhetit.
——————————————-
Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Serbi, William Infante, ka deklaruar se, sipas statistikave, Jugu i Serbisë i ka 60% të të ardhurave kombëtare mesatare në Serbi, që do të thotë se rrogat e qytetarëve në këtë rajon janë për 50% më të vogla në krahasim me ato që i kanë pasur në vitin 1989.

“Pyetem se si njerëzit këtu në përgjithësi mund të mbijetojnë. Kur flasim për stereotipe, i pari është se në Jugun e Serbisë janë më tepër se 50% të banorëve të papunë, ndërsa në disa komuna, kjo shifër është edhe 80%. Stereotipi i dytë është se ky rajon nuk ka infrastrukturë”, tha Infante në një tribunë të mbajtur me moton “Të gjithë jemi të njejtë”.

Ai mëtutje ka theksuar se “vetëm 3% të mjeteve të tërësishme, që i ka marrë Serbia nga viti 2001 e deri në vitin 2012, janë shpenzuar në Jug të Serbisë, dhe se perspektiva e vetme e këtij rajoni është hapja e vendeve të reja të punës”.

Në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit që gjenden në Jugun e Serbisë, shqiptarët janë popullatë shumicë.
————————————————————–
Euro sot 111.8 dinar

Vlera e dinarit sot ka përfituar në vlerë kundrejt monedhës europjane euro. Por prap se prap duke bërë krahasim me muajin e kaluar vlera e dinarit është më e dobët, e më i fortë për gati 2% se në fillim të vitit.

Dinari sot është forcuar kundrejt euros për ,01 % dhe kursi i mesëm është 111,75 pare për një euro. Sipas kursit të mesëm zyrtarë të Bankë popullore , euro kushton 14 pare më pak se mbrëmë , kur kursi ka qenë 111,89 pare për një euro. Dinari kundrejt euros është 0,3 % më i dobët se para një muaji , ndërsa më i fort është për 1,8 % se sa në fillim të vitit.

Dinari këtë vit ka qenë më i dobët më 12 mars kur euro ka kushtuar 112,36 din , ndërsa më i fort ka qenë më 21 shkurt kur një euro ka kushtuar 111,13 din. Ekonomistët konsiderojnë se me dobësimin e dinarit do të humbasin ata të cilët marrin pagan në dinarë e që punojnë nëpër institucione shtetërorë.

Banka qendrore këtë vit në tregun ndërbankar devizor ka blerë 10 milion euro prë të zbutur gjendjen e kursit.
——————————————————–
Liga Komunale – nesër zhvillohet xhiroja e X

Liga komunale në futboll të vogël, do të vazhdojë nesër me ndeshjet e xhiros së 10. në të dyja grupet në program janë shumë ndeshje interesante. Ta ndjekim në vazhdim raportin mbi Ligën Komunale, e më pastaj edhe lajmet nga sporti ndërkombëtarë.

Nesër në stadiumin e vogël të qytetit, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së X të Ligës Komunale në futboll të vogël në të dyja grupet.

Në grupin A takohen:

Rahovica M. – Fontana B. 14:00

Zhunica – Presheva 14:40

Rahovica J. – St. Policor 15:20

Në grupin B takohen:

Geraj – Miratoca 16:00

Corrotica – Lerani 16:40

Norça – Bushtrani 17:20

Rainca 1 e lirë

Para xhiros së X tabelat e klasifikimit në grupin A dhe B duken kështu.

Në grupin A udhëheq

1. St. Policor 24 pikë

2. Presheva 22

3. Fontana B. 19

4. Rahovica J. 15

5. Rahovica M. 12

6. Rainca 2 5

7. Zhunica 3

8. Shoshaja 1

Grupit B i prinë:

1. Miratoca 15 pikë

2. Norça 14

3. Geraj 14

4. Rainca 1 9

5. Bushtrani 8

6. Lerani 7

7. Corrotica 6

RAJONI

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Beogradi dëshiron të arrij marrëveshje me Prishtinë, por Serbisë i është ofruar vetëm kapitullimi të cilin nuk mund ta pranoj. Ai ka theksuar se janë të mundshme vetëm disa korrektime për atë që është folur në Bruksel. “Nuk mund ta nënshkruajmë kapitullimin. Kolegut tim francez i kam treguar se në dialog me Prishtinën ka munguar vetëm vagoni në të cilin do ta nënshkruanim kapitullimin. Negociatat duken si farsë e plotë”, ka thënë Daçiq për “Veçernje Novosti”. I pyetur nëse ka gjasa që deri më 10 prill të arrihet marrëveshja me
————————————————
Prishtinën, ai ka thënë se kjo do të ishte mirë për Serbinë.“Refuzimi nuk na sjell asgjë në afat të gjatë, sepse, siç thashë, propozimi i ardhshëm nuk do të jetë asgjë më i mirë. Por, përsëri, për të pranuar diçka, duhet të pranoni diçka. Në këtë moment neve nuk na jepet shansi të pranojmë diçka”, ka thënë Daçiq.Daçiq ka përsëritur se në Bruksel është folur që serbëve në bisedime do t’iu ofrohet autonomi e gjerë brenda Kosovës, por nga kjo nuk ka asgjë dhe se serbëve iu ofrohet shumë më pak nga ajo që do t’iu kishte ofruar secili qytet në Francë.
—————————————————
Pas raundit të tetë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që rezultoi me dështimin e arritjes së pajtimit për zgjidhjen e çështjes së veriut dhe normalizimit të raporteve mes “dy palëve“ (siç thonë në BE për të mos përmendur termin “dy shteteve”) në Bruksel dhe disa kryeqytete evropiane ende mbesin me shpresë se Serbia deri të hënën apo të martën do të dërgojë më në fund një porosi pozitive se edhe ajo është e gatshme të pranojë variantin e fundit të një varg propozimeve që kanë dalë në procesin e dialogut për arritjen e marrëveshjes.Ndonëse në BE publikisht nuk duan ende të tregojnë se cila palë e pranoi e cila jo propozimin e marrëveshjes, diplomatët privatisht kanë pranuar se ishte pala serbe ajo që refuzoi kompromisin pas 14 orë bisedimesh në formate të ndryshme në Bruksel, të martën e shkuar. Por të njëjtat burime theksojnë se nuk pajtohen me deklaratat paksa patetike që dëgjohen në Beograd se kinse “të gjithë janë në anën e Prishtinës”.“Nuk është BE-ja në anën e Prishtinës apo të Beogradit, BE-ja vetëm i lehtëson palët që të arrijnë marrëveshje. Por duhet pranuar se Prishtina ka qenë shumë më e gatshme për kompromise sesa Beogradi. As për kryeministrin Thaçi nuk është lehtë që të pajtohet me propozimet në tryezë”, ka thënë një diplomat evropian.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch