Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 Shkurt 2013

RTP lajmet 5 Shkurt 2013

Autoritetet doganore serbe kanë gjetur një pistoletë të fshehur në bukë në vendkalimin kufitar Preshevë me Maqedoninë. Pistoleta u gjet tek një bukë e ndarë përgjysmë dhe më pas e ngjitur e futur në një qese, të cilën e dispononte një shtetas i Maqedonisë, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Strugë – Vjenë. Autoritetet doganore serbe informuan se pistoleta u gjet me skaner, pas dyshimeve ndaj këtij qytetari.  Pisotelat është e kalibrit 9 mm, e tipit “Ekol Xhakal Dual”.

——————————-

Ambasadori Zviceran Jaen Daniel Rush gjate takimit me kryetarin e komunes se Bujanocit Nagip Arifin  u njoftua  rreth situates politike dhe te sigurise si dhe per zhvillimin ekonomik te qytetit te Bujanocit.Kryetari Arifi falemderoi shtetin Zvicerran per ndihmen qe po jep komunes se Bujanocit nepermjet programit PBILD ku do te punesohen 40 te rinj. Ndersa ambasadori Jean Daniel Ruch tha se ky regjion duhet te llogaris  ndihmen e Zvicrres dhe se 11 mije qytetare qe punojne dhe kontribojne per Zvicrrren jane shqiptare,sipas tij ata tashme jane faktore kyq pasi kontribojne ne prosperitetin  e Zvicrres dhe te ketij regjioni.Gjithashtu  ai ka apeluar tek shqiptarët mos të emigrojnë drejt Zvicrrës sepse e drejta e azilkërkuesve është e ndaluar. Gjithashtu ai tha se ngjarjet e fundit që ndodhën në Luginë sic është heqja e Lapidarit dhe dëmtimi i varrezave nuk duhet të ndikojë në zhvillimin ekonomik të këtij regjioni. Pas takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit ambasadori Zviceran Jean Daniel Rush  vizitën e tij e vazhdoi me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa

———————————

 

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Nils Ragnar Kamsvag deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve FoNet se është qenësore që Serbia sa më parë të fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke thënë se konfliktet politike mund të reflektohen në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kamsvag vlerësoi se është për lëvdatë fakti që konfliktet e tilla deri tashti nuk kanë ndikuar në dy bisedimet e dy palëve që po zhvillohen në mënyrë konstruktive në Bruksel. I pyetur rreth problemeve me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, Kamsvag tha që është pozitive që autoritetet lokale dhe ato qendrore po bisedojnë për këtë, gjë që jep shpresë se që të gjendet zgjidhje e kënaqshme.  “Jugu i Serbisë ka shumë më shumë probleme se sa ky lapidar” andaj dy palët duhet të mendojnë çka të bëjnë në planin e zhvillimit ekonomik”.  Duke folur për ndihmën që Norvegjia i jep Serbisë, ambasadori norvegjez  tha se shteti i tij po punon edhe për përmirësimin e kushteve në jug të Serbisë, duke shtuar se për zhvillimin e kësaj pjese në tre vjetët e fundit janë dhënë rreth 5 milionë euro.

————————————-

 

Në një intervistë ekskluzive për Rtv Presheva, kryetari Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti akuzon kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin që jo vetëm se nuk i mbrojti shqiptarët e Luginës së Preshevës para dhe pas heqjes se lapidarit, por ai gjenë mënyrë tjetër e i akuzon ata. Kurti thotë se lapidari nga qytetarët nuk ka mund të mbrohet sepse xhandarmëria serbe më 20 Janar nuk erdhi vetëm që ta reklamoj armatimin por ajo ka ardhur edhe që ta përdorë. Kurti thotë se nuk mund që Kosova në bisedime të kushtëzojë Serbinë as për pozitën e shqiptarëve në Luginë, kurse bisedimet veriun e Kosovës janë duke e ofruar me Serbinë, ndërsa Serbinë me Kosovën. Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti apeloi tek partitë politike të Luginës së Preshevës që mos të besojnë shumë tek kryeministri Kosovës Hashim Thaçi, sepse ai është duke i gënjyer mbi 2 milion qytetarë të Kosovës, kurse me ata të Luginës e ka shumë lehtë të merret sepse shumë më lehtë i gënjen. Shpresat e juaja tek Thaçi kanë qenë iluzion thotë në fund Kurti.

————————————–

61 për qind e shqiptarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën, ndërsa 1/4 ose 25% janë kundër kësaj ideje. 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë as qëndrim pro dhe as kundër. Siç transmeton Shekulli, ky është rezultati i sondazhit të organizuar nga fondacioni “Kult”, ku janë pyetur 1 200 persona. Një sondazh i tillë vjen kur partitë politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë intensifikuar retorikën nacionaliste. Aleanca Kuqezi është një nga forcat politike e cila ka nisur edhe mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi në Shqipëri për bashkimin me Kosovën. Kurse kjo e fundit e ka të ndaluar me Kushtetutë bashkimin me një shtet tjetër

—————————————–

 

Njoftim. Bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare, më datë 09.02.2013 do të organizojnë protestë paqësore në Bruksel në solidarizim me vëllezërit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me rastin e heqjes së Lapidari të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ashtu siç jemi ne shqiptarët, në mes të Brukselit me moton “Të bashkuar për Luginën e Preshevës”. Si gjithmonë edhe kësaj here, bashkatdhetarët tanë, të ulur në një sofër së bashku, arritën të bijnë në ujdi, që të organizojmë këtë protestë, në solidarizim me vëllezërit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për t`ia bërë me dije gjithë europës dhe botës, se shqiptarët në ato troje, po përjetojnë ditë të rënda, duke iu mohuar çdo e drejtë dhe duke dënuar me notën më të madhe protestuese kundër klikës së kryekriminelit Millosheviq Daqiq-Nikoliq, që me një ushtri të madhe, vjodhën Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, në mes të Preshevës, në mes të tokës shqiptare, por ajo tokë, ishte dhe do të mbetet shqiptare e dëshmorët, do të kujtohen përgjithmonë, sepse ata janë ngritur lart në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi. Kjo protestë paqësore, do të organizohet  në këtë adresë Place Schuman (para hyrjes në ndërtesën e Parlamentit Evropian, duke filluar nga ora 13.00-16.00). Ju njoftojmë gjithashtu, se për këtë protestë, këshilli organizativ, ka marrur leje, për të organizuar. Prandaj, gjeni pak kohë, si edhe herave tjera kur është dashur dhe kërkuar nga atdheu dhe të ngrejmë zërin paqësisht kundër padrejtësive që po i bëhen vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës. Shpresojmë shumë, se do të ketë bashkatdhetarë nga e gjithë europa. Gjithashtu, të gjitha mediat tona, si të shkruata, vizuele dhe ato elektronike janë të mirëpritura. Me nderime nga Këshilli Kombëtarë i Mërgatës Shqiptare përBenelux, z. Memedali Ahmedi. Në bashkëpunim dhe përkrahje nga Shoqatat Humanitare “Lugina e Preshevës” dhe dega e saj në Bruksel, si dhe “Medvegja”-Zvicër, Fazli Musliu, Zenel Neziri.

RTV Presheva

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch