Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 Shkurt 2014 – Ministria përmes Ambasadës në Beograd sqaron takimin e liderëve në Tiranë

RTP lajmet 5 Shkurt 2014 – Ministria përmes Ambasadës në Beograd sqaron takimin e liderëve në Tiranë


Pas takimit të Liderëve shqiptar të Luginës së Preshevës me ministrin Ditmir Bushta, Ministria e këtij të fundit përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë ka lëshuar një njoftim rreth takimit të 29 janarit.

 

Në këtë kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë mes tjerash thuhet se në këtë takim të parë gjithëpërfshirës u trajtuan problematikat e përditshme, me të cilat përballet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës dhe zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe në rajon. “Ministri Bushati pasi njohu pjesëmarrësit me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë për një qasje më aktive dhe më pranë shqetësimeve të shqiptareve të Luginës, në përputhje me aktet dhe parimet ndërkombëtare të gjithë pranuar . “Kohezioni i faktorit politik dhe shoqëror shqiptar i artikuluar nëpërmjet një platforme përbashkuese të qëndrimeve konkrete, përbën një interes jetik për Shqiptarët e Preshevës”,- u shpreh Ministri Bushati, shkruan kumtesa. Sipas këtij njoftimi diskutimet janë përqendruan në nevojën për maksimizimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, përfshirjen më të plotë në jetën ekonomike dhe sociale, sikundër pasqyrimin më realist të situatës në Luginën e Preshevës, pranë institucioneve ndërkombëtare. Ministri Bushati, gjithashtu i ka informuar pjesëmarrësit mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në 11 Janar 2014 në Prizren, si dhe mbi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu financimin për maternitetin e Preshevës dhe krijimin e fondit zhvillimor. Në mbyllje të takimit, bashkëbiseduesit ndanë qëndrime të njëjta lidhur me nevojën e intensifikimit të kontakteve në të ardhmen dhe për konkretizimin e hapave që synojnë jetësimin e angazhimeve të marra

 

 

 

Demaçi- Liderët e Luginës duhet të jenë unik për dalje apo bojkot të zgjedhjeve parlamentare

 

Shqiptarët e Luginës janë në udhëkryq, ata duhet që të vendosin të dalin apo jo në Zgjedhjet parlamentare në Serbi ka deklaruar sot në intervistën telefonike dhënë Radiotelevizionit Presheva veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaci. Liderët e Luginës së Preshevës duhet të jenë unik për cdo vendim sepse ata janë që  vendosin, të dalin në këto zgjedhje vërtetë për interesa kombëtare, Sipas zotit Demaci liderët e Luginës së Preshevës duhet t’i drejtohen OSBE-së, OKB-së dhe komuniteti ndërkombëtar e t’i tregojnë se edhe nëse dalin në zgjedhjet e Serbisë Beogradi po vazhdon t’i shtyp ata, siç është dëshmuar deri më tash. Si zakonisht pas çdo zgjedhjesh në Luginën e Preshevës ka vazhduar politika antishqiptare dhe diskriminuese serbe.

 

Temperaturat jo stabile – rrezikojnë shëndetin e njeriut

 

 

 

Kushtet klimatike që po mbretërojnë në vend pikërisht në muajin shkurt janë të papranueshme për shëndetin e njeriut. këtë e ka deklaruar për TVP, specialisti I praksës së përgjithshme në klinikën private, dr. Memish Nuhiu e në të kundërtën temperaturat momentale janë të përshtatshme për ecje në natyrë

 

 

 

Sezoni dimëror në vendin tone po manifestohet me temperatura tropikale, temperatura këto të pa pranueshme për shëndetin e njeriut. Luhatjet e këtyre temperaturave janë absurde  dhe të pa zakonshme  në këtë sezon dimëror ka theksuar kështu për Radiotelevizionin Presheva specialist Memish Nuhiu. Është pikërisht muaji shkurt kur edhe bëhet shumimi i viruseve ka shtuar mjeku në fjalë.Kushtet klimatike po bëjnë të që numri i pacientëve të shtohet dhe të frekuentohen edhe klinikat private.Sipas spec Nuhiu, këto temperatura kanë edhe të mirat e veta, shëtitja në natyre që preferohet edhe për fëmijët por me kohë të kufizuar.Për t’iu shmangur komplikimeve eventuale të shkaktuar nga ndryshimi i temperaturave  momentale që po mbretërojnë ditëve të fundit preferohet të konsumojë fruta të shumta e natyrisht edhe lëngje për të mbrojtur imunitetin ka shtuar në fund mjeku Nuhiu. Sipas tij është mirë të bëhet edhe dalja në natyre për t’iu shmangur sa do pak ambienteve të mbyllura.

 

 

 

 

 

RTV Presheva


Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch