Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 shtator 2012

RTP lajmet 5 shtator 2012

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare  Orhan Rexhepi përmes një informate për media paralajmëron se në Gjykatën e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Prokurorisë për Krime Lufte, pas dy ditësh zvarritjeje, sot më 05. 9. 2012 u tha fjala përmbyllëse e Zëvendës-Prokurorit për Krime Lufte të Republikës së Serbisë MIOLJUB VITOROVIQ. Është ky përfundimi i Rigjykimit kundër djemëve Shqiptarë nga komuna e Preshevës, të akuzuar për krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe të ndonjë Shqiptari Spiun, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999. Zëvendës-Prokurori VITOROVIQ e përsëritë gati një për një fjalën përmbyllse të tij të thënë gjatë gjykimit të parë dhe kërkoi dënimet e njejta për të akuzuarit Shqiptarë, pra ato maksimale. Fjala e tij zgjati rreth katër orë e gjysmë. Për nesër dhe pasnesër radha është për fjalën përmbyllëse të palës Mbrojtëse, ku do të potencohen dokumentet fundekrye bindëse për pafajsinë e qintëpërqintë të djemëve tanë.

——————–

Edhe maja më e lartë në Preshevë Ostrovica nuk ka arrit ti shpëtoj zjarreve. Nga dita e diel në këtë territor janë shfaqur zjarret , të cilat janë vërejtur edhe nga largësia pasi tërë hapësira ka qenë e mbuluar nga tymi. E gjatë ditës së djeshme në vend ngjarje ka dalë edhe kryeshefi i shtabit për situata të jashtëzakonshme dhe udhëheqësi pranë qeverisjes lokale. Sipas tyre zjarri ka ardhur nga pjesa e Gjilanit , por autoritet atje për shkak të angazhimit në vende të tjera ,nuk kanë mundur që të dalin në këtë pjesë për të intervenuar.

Edhe ekipi i zjarrfikësve nga Presheva dje ka intervenuar në këtë pjesë duke e vënë nën kontroll zjarrin. Deri më tani në Preshevë gjatë këtyre muajve janë regjistruar 97 zjarre, ku në muajin Korrik kanë qenë 20 zjarre, 76 në muajin gusht dhe ky i fundit në muajin shtator. Zjarri më i madh ka qenë ai mbi fshatin Bushtran ku zjarri ka kapluar territorin më të madh i cili ka përshkruar edhe komunën e Bujanocit. Megjithatë numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që këto zjarre shpesh të dalin jashtë kontrolli , por për fat të mirë deri më tani për veç dëmeve materiale nuk ka pas viktima. E gjatë periudhës së zjarreve organet qeveritare as që janë interesuar të dinë se çfarë po ndodh me zjarret në vendet e banuara me shqiptarë. Demet e pësuara nga zjarret ende nuk dihen por një raport i tillë do të hartohet gjatë kësaj periudhe dhe supozohet se komuna e Preshevës ka pësuar dëme të konsiderueshme.

—————————-

Projekti I filluar vitin e kaluar rrethë ndërtimit të ankes objektit për paralelen e ndarë të Shkolloës Fillore 9 Maji në Leran në Bashkësinë Lokale Ashan tani punët kanë arritur të përmbyllen në të gjitha fazat e meremetim. Ndërkaq gjatë ditës së sotme është marrur leja nga shërbimi I urbanizmit pranë administratës komunale në Preshevë për përdorimin e objektit në fjalë rrespektivisht paralelen e ndarë të çerdhes 9 Maji ndërsa zyrtarisht iu është dorëzuar leja udhëheqësve të Shkollës Fillore 9 Maji në Leran. Me këtë rast kryetari I Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorët e tij sot vizitoi objektin në fjalë. Sipas zotit Mustaf në këtë object mund të shfrytëzohen disa hapsira si paralelja për fëmijët parashkollor, nxënësit e ciklit të ulët nga klsasa e parë deri në të katërtën si dhe hapsira të tjera për aktivitete të këshiilit të bashkësisë lokale Ashanë.

E ndërkaq edukatoresha Lutfie Shaipi-Halimi në fshatin Ashanë shprehet se tani do të kemi kushte mjaft të volitshme për punë dhe se mbetemi me shpresë se interesimi I fëmijëve tani do të jetë më I madhë. Projekti në fjalë ka kushtuar gjithsej 7 milion dinarë porjekt ky I siguruar nga Ministria e Pushteti Lokal mejete për zhvillimin e bashkësive lokale.

———————–

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që çështja e problemit të Kosovës Lindore të zgjidhet ndaras dhe të mos përfshihet në dialogun e nisur mes Kosovës dhe Serbisë. Këto komente i ka bërë sot nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa pas takimit me drejtues të Shoqatës “Vatra” nga Presheva. Sejdullah Kadriu, kryetar i Shoqatës “Vatra” të Preshevës, takimin me nënkryetarin e PDK-së Rrustem Mustafa e ka vlerësuar të qëlluar dhe pozitiv, por ka shtuar se nga ai, janë sugjeruar që problemin e Kosovës Lindore ta kërkojnë ndaras nga veriu i Kosovës. “Ne kemi kërkuar edhe më herët tek të tjerët si zëvendës kryeministri tek kryeparlamentari dhe sot tek nënkryetari i PDK-së, por në një mënyrë apo tjetrën ne kemi kërkuar vetëm për bisedimet eventuale që të futet në agjendë edhe problemi i Kosovës Lindore. Sado që sot nga nënkryetari kishim një sugjerim që problemi i Kosovës Lindore të jetë një problem në vete dhe të zgjidhet brenda mundësive dhe agjendës që do të kërkojmë nga Beogradi dhe BE-ja që të zgjidhet si problem në vete dhe që mos të ketë ndërlidhje Kosova Lindore dhe pjesa e Mitrovicës”, ka thënë ai. Zyra për informim e “Vatrës’’.

——————

Aksidenti i rëndë që ndodhi në garën e Formula A1 në Belgjikë, ku u përplasën disa bolid e ndër ta ishin edhe Grosjean, Hamilton e Alonso, ky i fundit përfundoi në duart e Dr.Teni Kamberit, mjek specialist reanimator -anesteziolog në ekipin e specializuar të Formula 1. Dr.Teni Kamberi, me origjinë nga Presheva, pasi përfundoi studimet në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë, u specializua në degën e tij në Belgjikë, ku edhe vazhdoi punën në ekipin e specializuar mjekësor të garave në Formula 1 në kuadër të Qendrës Spitalore “Douai-France”. Dr.Teni Kamberi është pjestar i familjes me tradita arsimdashëse preshevare dhe si i tillë së bashku me dy vëllezërit, (dr.Meshari dhe dr.Ardianin) kanë mbaruar studimet në mjekësi dhe farmaci në Tiranë. Doktor Teni përgjigjet ekskluzivisht për INA lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme, respektivisht me aksidentin e rëndë dhe gjendjen shëndetësore të pilotit Alonso. “Pra siç edhe e keni pa në start të F1 ndodhi një aksident i rëndë në pjesën “Source”-(Burimi), ku Grosjean përplaset me Hamiltonin e pastaj me Alonson. Hamiltoni nuk kishte ankesa ndërsa në pistë Alonso ishte pak i tronditur kështu që u transferua për në Qendrën Medikale të pistës ku unë e prita dhe e ekzaminove duke e bërë auskultimin e detajuar. Ishte shumë i qetë dhe tepër i sjellshëm, kishte vetëm një ankesë të vogël për një dhimbje muskulare në shpindë por fansat e Alonsos të mos shqetësohen se nuk kishte ndonjë gjë të rëndë dhe mund ti filloje pregaditjet për Grand Prix të Italisë. Mund të theksoj se ishte i dëshpruar se nuk mundi të garonte deri në fund sepse e don shum pistën e “Spa Francorchamps”, një nga pistat më të mira në botë”, deklaroi për agjencinë INA, Dr.Teni Kamberi. Nëpër duart e tij kanë kaluar edhe shumë e shumë pilot të bolidëve të aksidentuar në garat në Formula A1. Dr.Teni Kamberi me gjithë modestinë e tij, është një nga ata që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë me veprën e tyre, duke shpëtuar jetë njerzish.
——————-
Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare tha për rajonipress se patrullat e policisë kufitare më së shumti ndeshen me grupet kontrabanduese që merren me shitjen e kafshëve, kontrabandim të mallrave si gjëra ushqimore, prerjen ilegale të pyjeve etj. Aliu tha se policia kufitare ka dhënë një kontribut edhe në pengimin e zjarreve në vijën kufitare në Dobrosin ku ka lajmëruar përherë ekipet e zjarrfikësve në Gjilan. Policia kufitare sipas tij është e pranishme në çdo kohë në vijën kufitare Stublinë – Dobrosin dhe në perimetrin e saj në vijat Pograxhë dhe Miresh. “Kontrabanduesit nuk zgjedhin situatat, madje ata edhe në këtë kohë të zjarreve e shfrytëzojnë rastin dhe bëjnë kalime të mallit në mënyrë ilegale nga Serbia” tha Aliu, njofton rajonipress. Aliu nuk ishte në gjendje të jepte një vlerësim nëse ka ulje të kontrabandimit krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas tij kontrabanduesit më së shumti merren me kontrabandimin e kafshëve, kontrabandimin e mallrave dhe atyre ushqimore. Më pak vërehet kontrabandimi me emigrantët ose trafikimi me qenie njerëzore tha Aliu. Pikat më frekuentuese ku policia ndjek kontrabanduesit mbeten vijat Stublinë- Dobrosin , ku kontrabanda është më e theksuar. Aliu ndërkaq rreth kalimeve ilegale me emigrant tha se ka rënie drastike. “Migrimi ilegal ka rënie në vitin 2012 dhe mund të themi se është zero krahasuar me vitet e kaluara”. Sipas tij kjo rënie lidhet me shtimin e pranisë së policisë në zonat kufitare , por edhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtarë i cili kësaj dukurie i ka shpallur lufta globale. Aliu tha se janë edhe banorët e zonave kufitare të cilët e kanë kuptuar peshën që ka ky lloj trafikimi dhe çdo ditë po vetëdijesohen duke refuzuar të merren me këtë zanat. Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se kontrabandimi i të gjitha llojeve ka shënuar rënie këtë vit. ”Ka rënie të kontrabandës në Anamoravë për faktin se policia është më aktive, si ajo e kufirit , por edhe patrullat tona” tha Hashani.

——————

Njohja e ndërsjellë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë kreu i Parlamentit Evropian, Martin Shulc. Ai i ka bërë këto komente në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. “E dimë se pason një rrugë e gjatë, me shumë pengesa, si ajo e fusnotës. Parlamenti Evropian nuk do të hyjë në detaje, sepse kjo është çështje e diplomatëve dhe qeverive”. “Qëllimi ynë është që Serbia, në fund, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe duke krijuar marrëdhënie paqësore dhe të qëndrueshme midis dy vendeve”, ka thënë Shulc. Daçiq, më herët, ka takuar edhe kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy. Ky i fundit ka deklaruar se Serbia, në rrugën e saj për në BE, duhet t’i përmirësojë në mënyrë të qëndrueshme raportet me Kosovën.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch