Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 Tetor 2013

RTP lajmet 5 Tetor 2013

RTP-logoStacionin policorë në Preshevë u ka  rregulluar pasaportat hanxhinjve – të cilëve iu vodhën në Shqipëri 

Stafi punonjës në stacionin policorë në Preshevë në kohë rekorde ka rregulluar pasaportat për qytetarët preshevarë të cilëve u humbën në Republikën e Shqipërisë. Stacioni policorë punoi deri në orë të vona të natës me qëllimin më të mirë për tu përfunduar qytetarëve pasaportat në mënyrë që ti kryejnë me kohë procedurat administrative për marrjen e vizave për në Arabinë Saudite. Plaçkitja së makinës dhe pasaportave të haxhilerëve, në Shqipëri pati shkaktuar telashe për bashkëqytetarët tanë duke i tanguar me kohë dhe mjete materiale. Revolta e tyre ishte e pashoq sepse kishin frikën se mund ta humbin rastin jetik për shkuarje në haxh. Gëzimi i atyre që kanë vendosur të shkojnë në haxh mbrëmë shihej qartë në fytyrat e tyre sepse ata morën në dorë dokumentacionet të cilat u kishin sjell telashe për planifikimet e udhëtimit. Në territorin e Shqipërisë javën që kemi lënë pas është vjedhur makina e markës Mercedes së bashku me pasaportat e 63 haxhinjve, të cilën e ngiste përfaqësuesi i BIPMB-së, Abdullah Salihu, menaxher për organizimin e Haxhit, që ishte nisur drejt Tiranës për të marrë vizat e nevojshme për udhëtim në Arabinë Saudite.

—————————————

Artistët shqiptarë mbrëmë ishin me një qëllim të përbashkët të ndihmohet Tana e Vogël

 

Artistët shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva mbrëmë ishin me një qëllim të përbashkët të ndihmohet Tana e Vogël. Ndihma e secilit ka vlerë shumë të madhe për jetën e Tanës këto ishin mesazhet e këngëtarëve mbrëmë në koncertin humanitarë të mbajtur në Preshevë. Mjetet e grumbulluara do të dedikohen për intervenimet kirurgjike në zemër për vajzën e vogël nga Presheva e njohur me emrin Tana. Ata erdhën në vendin tonë me iniciativë të këngëtarit preshevarë Arian Agushi, Golden AG I cili gjatë intervistës për Radiotelevizionin Presheva tha se ky gjest bëhet për Zotin. Edhe artistët e tjerë treguan gatishmërinë e tyre të pashoq për të ndihmuar edhe në të ardhmen shqiptarët e Luginës sepse këta njerëz ndihmuar me vite të tëra popullatën kosovare në momentet më të vështira Ndërsa prindi I Tanës ka shprehur falënderime për organizatorët dhe këngëtarët që udhëtuan me qëllimin më të mirë human për të ndihmuar vajzën e tyre.

Më datë 14 tetor kolegjiumi I mjekëve në Beograd do të bëjnë kataterizimin e zemrës ndërsa do të vendoset edhe për intervenimin në shette jashtë vendit me opsionin Gjermani, Francë apo Turqi. Mesazhi

————————————————-

Sh.f ‘ prof Ibrahim Kelmendi ‘ kërkon rikthimin e orarit të vjetër për  mësim

 

Arsimtarët, dhe këshilli i prindërve në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë po kërkojnë që rikthehet orari i mëparshëm i vijimit të procesit mësimor. Sipas tyre orari i ri paraqet vështirësi për të dyja palët.

 

 

Ndërrimi I orareve të mësimit me vështirësi po përballohet në shkollat fillore të komunës sonë. Arsimtarët dhe prindërit e fëmijëve kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth rreth praktikumit të kësaj metode të mësimit. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Shkollës Fillore profesor Ibrahim Kelmendi në Preshevë Besa Sahiti.Në mbledhjet e mbajtura me prindërit është kërkuar rikthimi i orarit të mëparshëm. Këtë kërkesë drejtoria e shkollës do ta adresojë edhe në Ministrinë e Arsimit.Përndryshe për herë të parë këtë vit ministria e arsimit ka marrë vendim që procesi mësimor të zhvillohet me rotacion. Kjo metodë është aplikuar me qëllimin që nxënësit të mundësi të barabarta për mësim.

—————————————————

 

 

Xhiro e III –të e ligës komunale – tunden rrjetat  56 herë

 

Vazhdon të bëhet edhe spektakulare Liga komunale në futboll të vogël. Kjo mesjavë ka sjellë edhe më shumë gola, duke u tundur rrjetat 56 herë.

Në grupin A fitore bindëse ka shënuar Lerani duke e mposhtu Burimin Zhunicë 6 me 3, po ashtu kampionët e edicionit të kaluar Presheva ka triumfuar kundër Bushtranit 5 me 3.

Fitore prej 3 me 1 ka shënuar Rainca kundër Lapincës si dhe Tërnava kundër Rahovicë.

Ja dhe rezultatet e kësaj xhiro

 

REZULTATET E XHIROS SË TRETË                                    

E MËRKUR 02.10.2013    GRUPI A

1. LERANI vs BURIMI ZH.                                       15.00            6:3

2. BUSHTRANI vs Max Bet PRESHEVA                 15:45            3:5

3. LLAPINCA vs RAINCA                                         16:30            1:3

4. TËRRNAVA vs RAHOVICA                                  17:15            3:1

Ndërkaq skuadrat e grupit B kanë qenë me efikase , pasi skuadrat janë treguar të pamëshirshme, ku Stacioni Hekurudhorë ka mposhtu Gerajt me rezultat 7 me 0. Fitore të thellë ka shënuar edhe Fontana Bukuroc .

E ENJTE 03.10.2013         GRUPI B

1. NORÇA         vs         ZHUNICA             15.00              4:2

2. CORROTICA vs    MIRATOCA              15:45               4:3

3. FONTANA B.    vs EUROTEC R.           16:30                8:3

4.ST.HEKURUDHOR vs GERAJ                17:15               7:0

 

 

 

 

Pas xhiros së tretë në Grupin A prin :

  1. K.F.MAX-BET PRESHEVA           9 pikë
  2. K.F.TËRRNAVA                            9 pikë
  3. K.F.RAINCA                                  7
  4. K.F.RAHOVICA                             4
  5. K.F.LERANI                                   3
  6. K.F.BUSHTRANI                           1
  7. K.F.LLAPINCA                              1
  8. K.F.BURIMI ZHUNICË                   0

 

 

Ndërsa në grupin B prin :

 

  1. K.F.CORROTICA                              9 pikë
  2. K.F.GERAJ                                        6
  3. K.F.MIRATOCA                                 6
  4. K.F.NORÇA                                       6
  5. K.F.FONTANA BUKUROCA             6
  6. K.F.ZHUNICA                                    3
  7. K.F.STACIONI HEKURUDH.            1
  8. K.F.BURIMI ZHUNICË                      0

 

Reperi nga Presheva, Gold AG, ka publikuar videoklipin e tij të ri të këngës “Dhembje e Dashni”.  Projekti i ri i Gold AG vjen pas paraqitjes së tij në Zhurma Show dhe disa këngëve të lansuara së fundmi. Kënga me tematikë fetare dhe sociale ka të realizuar edhe videoklipin. Së fundmi Gold AG ka pasur probleme me faqen e tij zyrtare në Facebook, ku persona të panjohur shkruanin postime kundër tij. Megjithatë, Gold AG konfirmoi mbrëmjen e kaluar se situata është nën konrollin e tij.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch