Home » Lajme » RTP lajmet 6 dhjetorë 2011

RTP lajmet 6 dhjetorë 2011

Kryetari I Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi përmes një informate paralajmlron se Gjykata e Apelit ka kryer séancën në Beograd. Sot dhe dje, më 05 dhe 06 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit në Beograd, e udhëhequr nga kyetarja e trupit gjykues Radmilla Diçiq, ka kryer seancën e saj të parë për lëndën e nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të akuzuar, dhe më 21 Janar 2011 të dënuar nga Gjykata e Qarkut në Beograd me 101 vjet burg për krime lufte ndaj serbëve në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999. Pasi që dje për katër orë e gjysmë janë rilexuar AKTAKUZA, AKTGJYKIMI, fjalët e Avokatëve mbrojtës, dëshmitë e dëshmitarëve dhe gjithçka tjetër që ka qenë pjesë e gjykimit deri më 21 Janar 2011, dhe sot, së pari fjala e zëvendës- Prokurorit Vitoroviq, pastaj fjalët e tre Avokatëve mbrojtës Raduloviq, Resavac dhe Kërstiq si dhe FJALËT perfekte të katër të akuzuar- dënuarëve AGUSH MEMISHIT,
SELIMON SADIKUT, SAMET dhe FATON HAJDARIT, Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Beograd e përmbylli këtë séancë me paralajmërimin se së shpejti do të kemi vendimin e tyre. Nga ajo që u vërejt gjatë këtyre dy ditëve u pa qartë se Gjykata e Apelit nuk është dakord me qasjen që Gjykata e Qarkut në Beograd ia ka bërë fakteve dhe “fakteve”, prandaj edhe do të mundë të presim një vendim të drejtë prej tyre, thuhet kështu në informtaën për media të Kryetarit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi.

—————————————————–

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takim me ambasadorin Belg të akredituar në Beograd.

Takimi i përbashkët është realizuar në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, pas kërkesës së ambasadorit , i cili këtyre ditëve është emëruar në këtë post. Kryetari Mustafa ambasadorin belg Alain Kundycki e ka njoftuar me situatën aktuale dhe politike në Luginë të Preshevës. Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe çështja e azilkërkuesve shqiptarë. Kryetari Mustafa ambasadorit belg i ka sqaruar shkaqet se pse shqiptarët kanë marrë këtë rrugë duke i lënë trojet dhe pasurit e tyre, duke i demantuar deklaratat e qeveritarëve serb se shqiptarët po ndikojnë ne rrezikim e humbjen së liberalizimit të vizave. Kryetari Mustafa i ka thënë diplomatit belg se shqiptarët gjithnjë kanë migruar drejt vendeve evropiane dhe e tërë kjo si pasojë e represionit nga qeveritë e mëparshme serbe , por dhe tani për shkak sigurisë dhe varfërisë së skajshme në Luginë. Ambasadori Belg ka shfaqur gatishmërinë e tij që këtë fund vitë të vizitojë edhe komunën tonë për të njohur më për së afërmi me gjendjen aktuale në vendin tonë.
———————————————————–
USAID-i amerikan ka thirrur sot në një të përbashkët përfaqësuesit e zyrave për zhvillim ekonomik lokal për t diskutuar për aplikimin e tyre në konkurset e USAID-it. Orhan Shaipi shef i zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë thekson së në këtë takim ai ka paraqitë projektin ndërkomunale të mbrojtjes së mjedisit. Por problemi preokupues është lumi Moravica , mbrojtjen e rrjedhës së lumit , pasi aty në mënyrë të egër derdhen të gjitha ujërat e zeza. Morava jugore sipas të pranishmëve është njollë e zezë pasi në këtë lumë gravitojnë të gjitha këto komuna, e që në stinë e verës banorët e fshatrave për rreth ankohen për erërat që vijnë nga ky lumë. Ndërkaq paralelisht zyra për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë do të konkurroj edhe në Fondin Nacional Investiv për hartimin e dokumentacionit teknik të përgjithshëm , në mënyrë që kjo njollë e zezë që kaplon fshatin Raincë, Corroticë, Bukurocë dhe Zhunicë të mënjanohet dhe ky lumë të jetë i pastër.

———————————————————–
Policia e Bujanocit ka dërguar tek Gjykatësi hetues në Vranjë Emrah S. (22) dhe Rrahman A. (26) nga Bujanoci për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër të rëndë penale për tentim në plaçkitje.

Me 3 dhejtor, policia në Bujanoc rreth orës 13:30 ka kapur të dyshuarit në objektin e spitalit special për rehabilitim në “Banjën e Bujanocit”, pasi EmraH S. kishte thyer objektin për të tentuar që të vjedhë elektro aparaturën, ndërsa gjatë kësaj kohe, Rrahman A ka vëzhguar situatët deri sa Emrah H ka tentuar të kryej vjedhje të rëndë.

 

—————————————————————
Quhet Nexhat Halimi, dhe është vetëm 10 vjeçarë. Ai është talenti i ri nga Presheva, i cili është përzgjedhur nga trajnerët e shkollës së Arsenalit në Kosovë, shkollë e cila është në kërkim të talentëve të rinjë, të cilët do të udhëtojnë drejtë Anglisë, që tu jepet mundësi të ecin më përpara në karrierën futbollistike. Në shkollën e Arsenalit në Prishtinë ishin paraqitur 1600 djem deri në moshën 16 vjeçare, mirpo prej tyre janë përzgjedhur vetëm dy. Nexhat Halimi talenti i KF Tati, kontaktin e parë që ka pasur me trenerin e akademisë së Arsenalit Cameron Moya, nga vetë ai është quajtur Andrey Arsxhavin, kjo për shkak të pozitës së tij në lojë, pore dhe nga pamja dhe fiziku, ngjajnë shumë me Arshavinin. Mirpo si ka filluar karriera e tij prej futbollisti. Për të lodra e parë që ka pasur ishte futbolli, ndërsa deri këtu e ka pasur përkrahjen e familjes dhe tash trejnerit të vetë Haki Jahiu. Mirpo edhe pse shumë i ri Nexhati ka edhe synimet dhe ëndrrat e veta. Haki Jahiu, ka 20 muaj që merret me Nexhatin. Ai, thotë se në Londër aspak nuk do ta kenë trenerët e Arsenalit të punojnë me të pasi që është një djalë me një ardhme të ndritur. Jahiu ushtron shumë lojtarë në KF Tati, por talenti që ka Nexhati e mahnitë atë. Mirëpo, të përzgjedhet si më I miri lojtarë në mesin e 1600 të tjerëve, për Besnikun, babain e Nexhatit, nuk ka ndjenjë më të mirë si prindë. Ai, si baba do ta përcjellë edhe Nexhatin për në Angli, pasi që është në moshë shumë te re. Për të arritur deri këtu, dhe për hapat në të ardhmen sigurishtë se talenti i ri preshevar, ka nevojë edhe për përkrahje. Atij deri më tash në çdo hap të karrierës i ka dalur në ndihmë dhe ka pasur përkrahjen edhe të kompanisë “Fluidi”. Kjo kompani, pasi që ka përkrahur deri më tash atëherë sdo të hamendet që edhe më tej ta përkrah, sepse sështë e drejtë që talentë të tillë të shuhen.
RTV Presheva

4 Responses

  1. paste thotë:

    ja pra lindi ne vendlindjen time nje talent me prespektiv evropjane kam emocione duke shkruar po si doqoft un dhe t’gjith lugina jemi krenar per ket femi si nexhat halimi “TATI”

  2. Lugina e Ujqve thotë:

    Bravo Nexhat te lumt , edhe pula me i qit 1600 kurr sun sun e xhen kovacken, e leje mo 1600 lojtar shum te mir, e ma i miri je ti, Angli angli prit se po viiiii… hehhee

  3. Justin thotë:

    Shum mir konga djema shum mir po e kendoni ti eli ja paske prish hjhiesn konges , cka i jep zor ashtu si me pas kon tut ndjek naj kush ncncnc, neise ju pershendes 8KG , ZeiiD , Kanun-G , Si per zonin ashtu edhe per hjhiesn posht INAT G

  4. Shandyshandott thotë:

    jeni m t mir t por keni t b ni hala m mir veq me punu dueht se jeni shumt fort nj ekip q duhet n t arshmen ti bjen plbuikut shum, me dj suatin ghithqka b het,, suxes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch