Home » Lajme » RTP lajmet 6 janar 2012

RTP lajmet 6 janar 2012

Avokati mbrojtës Ilia Radulloviç në një intervistë telefonike për RTP ka folur në mënyrë të detajuar për vendimin e 4 janar kur Gjykata e Apelit në Beograd ,pas Ankesës së palës mbrojtëse dhe shqyrtimit të Aktgjykimit kundër nëntë shqiptarëve nga Presheva,të akuzuar për krime lufte, lajmëroi palën mbrojtëse për vendimin e hedhjes poshtë plotësisht të këtij aktgjykimi që e kishte marrë Gjykata e Qarkut në Beograd. Avokati Radulloviç ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë në kundërshtim të plotë me fakte e paraqitura. E si rast konkretë ka qenë mos përputha e datave të dëshmitarëve të cilët kanë folur për ditën e kryerjes së krimeve. Ndërkaq sipas avokatit mbrojtës Ilia Radulloviç dëshmitari bashkëpunëtorë BOZHUR 50 , nuk mund të merret si dëshmitarë kryesor pasi dëshmitë e tij kundër 9 shqiptarët kanë qenë të pa argumentuara. Po ashtu si akuzë tjetër ishte se Selimon Sadiku kishte ndërruar emrin , gjë që është vërtetuar se kjo dëshmi është e rreme. Ndërkaq për avokatin mbrojtës absurditet është lirimi i 5 të burgosurve dhe më pas dënimi i tyre. Ai beson se 9 shqiptarët do të shpallen të pafajshëm pasi deri më tani asnjë akuzë kundrejt tyre nuk është vërtetuar. Më 21 janar ekipi i RTP kishte marrë pjesë në seancën e gjykimit kur Gjykatësja Snežana Nikolić- Garotić lexoi aktakuzën duke i rënduar 9 të akuzuarit shqiptarë se kanë kryer krime lufte në Gjilan e rrethinë,duke ju shqiptuar dënim me 101vjetë burg. 9 shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2008 , kur mbi 2500 forca speciale të xhandarmërisë kishin bastisur shtëpitë e tyre. Ndërkaq Kodi penal i Serbisë parasheh ripërsëritjen e procesit gjyqësor ndaj të pandehurve. Avokati mbrojtës Ilia Radulloviç tha se ende nuk është përcaktuar ndonjë datë se kur do të fillojë procesi i ri gjyqësor.
————————
Në gjimnazin Skënderbeu ka filluar projekti për ndërrimin e dritareve, realizimi i këtij projekti financohet nga ministria e Pushtetit lokal dhe Trupi Koordinues. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sot bëri një vizitë në objektin shkollës së mesme ku tha se kontrata e këtij projekti është bërë në muajin dhjetor të vitit 2011 dhe tani më 6 janar veç kanë filluar me rikonstruimin e objektit te Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë, sipas tij me këtë do të arrihej efikasitet për kushte më të mira për nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle. Drejtori i Gjimnazit Skënderbeu, Abdurrahman Zylfiu thotë se përveç vitit të ri shkollor 2011-2012 që është një vit i mbarë për Gjimnazin ,për shkak se numri i nxënësve është paraqitur mjaftueshëm për këtë vit, më pas filloi ndërtimin e sallës së edukatës për kulturë fizike dhe tani projekti i dytë ndërrimi i dritareve të shkollës. Sipas z.Mustafa projekti në fjalë do vazhdojë punën deri në përfundim të pushimit dimëror të nxënësve.
————————–
Shefi i ekipit negociues i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, i ka qujatur spekulime informacionet për datën e rifillimit të dialogut. Sipas tij, për të caktuar datën e vazhdimit të dialogut, duhet ende kohë. Dialogu do të vazhdojë, kjo është e sigurt, por ka nevojë për më shumë kohë, për diplomaci fluturuese ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, për më shumë ndikim te Prishtina për të hequr dorë nga qëndrimi kokëfortë rreth përfaqësimit rajonal, çfarë do të jetë edhe tema kryesore në vazhdimin e dialogut”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.
———————–
Në një kumtesë për media, Lëvizja Vetëvendosje thekson më 18 dhjetor 2011 Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që t’i jap afat Qeverisë së Kosovës që të fillojë së zbatuari vendimin e Kuvendit tërësisht duke filluar nga 1 janari i këtij viti. Ky afat tashmë ka kaluar. Sot jemi më 5 janar, thotë kumtesa, dhe Qeveria e Kosovës vazhdon të zbatojë në terren marrëveshje që e zhbëjnë republikën dhe e nënshtrojnë Kosovën ndaj Serbisë. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dhe të Bardhë. Ky bllokim është në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit të Kuvendit nga Qeveria e shkatërron për së brendshmi Republikën, për shkak se e sipërvendos Qeverinë mbi Kuvendin, ekzekutivin mbi legjislativin. E sipërvendos përfaqësimin partiak e interesin partikular të reflektuar në këtë Qeveri mbi vullnetin popullor. E në Republikë, pushteti nuk sundon mbi popullin, por populli sundon e qeveria qeveris dhe ekzekuton. Republika është interesi i përgjithshëm thuhet kështu në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
———————-
Aktualisht nuk ka shansa që Boris Tadici të tërhiqet nga politika “edhe BE e edhe Kosovë”. Megjithatë, nëse Lëvizja “Preokret” (Ndryshimi) futet në qeverinë e ardhshme, do të ndryshojë politika e tashme shtetërore serbe, ka thënë kryetari i Partisë së Përtëritjes Serbe (SPO), Vuk Draskovic. Në pyetjen se si ka qëndruar tërë mandatin në qeverinë ku një ministër lëvdohet disa herë se shoku më i mirë i tij është ish-shefi i DB-së (Sigurimi Shtetëror), Rade Markovic, Draskovic përgjigjet: ”Nëse ai ministër çmendet, kjo nuk vërehet. Nga shfrenimi i adhurimit ndaj dy vrasësve serikë – Slobodan Milosevic dhe Radomir Markovic – mua dhe familjeve të viktimave të tyre më shumë na dhemb e vërteta e hidhur se njerëzit kryesor të DS-it (Partisë Demokratike), e edhe vet ministri i SPO-së, kurrë nuk kanë protestuar për këtë” Draskovic thotë se është në koalicion me DS-in, e jo Partinë Socialiste të Serbisë SPS. Sipas tij, socialistët janë magjistarë politikë. “E duan Tadicin, ndërse janë të dashuruar në Milosevicin. E shajnë Evropën, ndërsa betohen se janë për Evropë”. Sipas tij, politika “edhe BE edhe Kosovë” po e fut Serbinë në qorrsokakun “as Be e as Kosovë”. Kjo, thotë ai, është politikë humbëse për tërë shtetin dhe popullin e tij. Në pyetjen se si do t’i bindte serbët për ta pranuar pushtetin e Hashim Thaçit, Draskovic thotë: “Nuk ua kam borxh atyre këtë e as shpjegimet e ngjashme. Nuk e kam futur unë Serbinë nën bombat e NATO-s, nuk e kam humbur Kosovën e as nuk kam përhapur gënjeshtra se edhe sot është ‘krahinë në përbërjen dhe pushtetin e Serbisë’”. Ai është kundër “linjave të kuqe”, sepse ato promovojnë politikën humbëse e cila nuk di se çka do. Politika e lëvizjes “Ndryshimi”, sipas tij, bazohet në pajtimin me fqinjët, integrimet euroatlantike dhe shndërrimin evropian të Serbisë. Ndërsa, në pyetjen se a është e mundur që SPO të jetë pjesë e shumicës së DS-it, nëse politika shtetërore serbe mbetet e njëjtë, Draskovic përgjigjet: “Nëse ‘Ndryshimi’ futet në koalicion paszgjedhor me DS-in, do të transformohet politika e tashme, sidomos ajo e Kosovës”. Nëse Serbia nuk e fiton në mars statusin e kandidatit për BE, Draskovic thotë se kjo do të frikësonte njerëzit që nuk e duan vetizolimin, konfliktin me fqinjët dhe botën demokratike. “Në të njëjtën kohë, shumë do të kremtojnë humbjet tragjike të viteve ’90 dhe shndërrimin e Serbisë në oborrin e mallkuar të kriminalitetit, mjerimit, urrejtjes ndaj ‘Perëndimit antiserb’ dhe shfrenimit patriotik të dashurisë ndaj ‘nënës Rusi’, si në kohën e Milosevicit”. Draskovic thotë se Serbia ka gjasa të mos anëtarësohet në BE, sepse propaganda për barrikada në rrugën drejtë Evropës është më e madhja në dy dekadat e fundit. “Po e udhëheqin jo vetëm partitë politike, por qindra shoqëri, DB-ja e paprekur dhe plotfuqishme, kreu i Kishës serbe, akademikët, shkrimtarët, analistët, fallxhorët dhe mediat.
————————
Presidenti serb, Boris Tadic, ka paralajmëruar se në javët e ardhshme do të kërkoj mbështetje nga shtetet më me ndikim të botës, për planin e tij për Kosovën. “Elementi kryesor i këtij plani është zgjidhja me të cilën Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të njëjtën kohë qëndrim i qartë për të gjitha shtetet me ndikim në bashkësinë ndërkombëtare që nuk e duan ndarjen e Kosovës”, ka thënë Tadic për Vecernje Novosti. Sipas tij, plani ka katër pika. Zgjidhja për veriun e Kosovës, e cila karakterizohet padyshim nga realiteti ndryshe në raport me dominimin shqiptar në jug të Ibrit, mbrojtja e manastireve dhe trashëgimisë sonë, mbrojtja e patundshmërisë dhe qytetarëve në Kosovë, sidomos garanci për sigurinë e serbëve që jetojnë në enklava”, ka thënë Tadic. Zgjidhja, sipas Tadicit, duhet të marrë parasysh interesat serbe, “por edhe shqiptare”, si dhe pozicionet e elementëve kyç të politikës ndërkombëtare – mbi të gjitha anëtarëve të rregullta të KS të OKB-së dhe shtetet më të forta në BE. “Ka shumë modele, që nga aplikimi i dy Gjermanive, deri te Tiroli Jugor, ishujt Oland, modeli irlandez, nga të cilat duhet të marrim atë që është e mirë dhe e zbatueshme për hapësirën e Kosovës”, ka thënë Tadic, sipas të cilit zgjidhja dhe kompromisi është edhe në interes të Serbisë. Presidenti serb shprehu besimin e tij se “është e mundur gjetja e zgjidhjes ku nuk ka humbës përfundimtar, pa marrë parasysh se shumë ndërkombëtarë thonë se çështje e Kosovës ka marrë fund me shpalljen e pavarësisë së saj.
———————-
Librezat e reja shëndetësore elektronike, që do të fillohet ti shpërndahet qytetarëve nga muaji mars të këtij viti do të mundësojë kontrollim më të shpejtë dhe më të lehtë tek mjeku si dhe marrjen e barërave në barnatore pa administrim. Siç ka mësuar presheva.com, pritja në radhë nëpër sportele do të zëvendësohet me automatë që ngjajnë si bankomatë dhe në të qyetarët do të mund ta vërtetojnë librezën elektronike shëndetsore. Këta automatë do të vendosen në të gjitha degët e Fondit Republikan për sigurim shëndetsor e cila momentalisht në Preshevë gjendet në Stacionin hekurudhor, mirëpo së shpejti do të kalojë në Preshevë, si dhe në spitalet. Libreza elektronike do të duket si kartelë bankare, e cila do të prodhohet sipas standardeve evropiane, me material polikarbonati për shkak se afati i përdorimit do të jetë 10 vjet. Kjo librezë do ti kushtojë qytetarëve rreth 4 euro
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch