Home » Lajme » RTP lajmet 6 mars 2012 – Kryetari i PDSH në Maqedoni Menduh Thaçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kanë qëndruar sot në Preshevë

RTP lajmet 6 mars 2012 – Kryetari i PDSH në Maqedoni Menduh Thaçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kanë qëndruar sot në Preshevë

Kryetari i PDSH në Maqedoni Menduh Thaçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kanë qëndruar sot në Preshevë, ku janë takuar me me homologun e tyre kryetarin e PDSH në Luginë të Preshevës, njëkohësishtë edhe me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Takimi ishte në frymën vëllazërore duke shkëmbyer informata reciproke, në organizimin e udhëheqjes së partive dhe atë të pushteteve lokale. Por edhe pozita e shqiptarëve në rajon ishte temë e këtij takimi. Projektet e përbashkëta në mes të komunave të Preshevës dhe Tetovës në arsim, kulturë e sport u premtua se do të vazhdojnë edhe më tutje.Ndërkaq Menduh Thaçi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni e quant ë përkeqësuar, kurse Maqedonin të bllokuar në proceset integruese.

E sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Thaçi kishte qëndrim të prerë, po dolën shqiptarët në zgjedhjet parlamentare nuk do të fitojnë asgjë, pasi nuk zgjidhet asnjë problem. Ndërsa Ragmi Mustafa thotë se si mund të ulet në një parlament, neë shqiptarë nga Presheva me neë serb nga Kosova, kur shqiptarët e njohin Kosovën. Ende nuk janë krijuar kushtet demokratike që të marrim pjesë në to.Kohëve të fundit Lugina e Preshevës, është në fokusin e të gjitha institucioneve qofshin ato qeveritare apo joqeveritare nga hapsirat mbarë shqiptare, por edhe të partive politike. Shumë personalitete të njohura deri më tash kanë vizituar Preshevësn, ndërsa në një të ardhme të afërtë sipas burimeve tona vizitë pritet të bëjnë edhe shumë figura të njohura, por për shkak të protokollit ato ende nuk janë duke u bërë zyrtare, të cilat pritet të bëhen në momentin e fundit.

 

Përsëri rritet çmimi i derivateve të naftës

Benzina në disa pompa të benzinën nëpër Serbi janë shtrenjtuar prej një deri dy dinarë për litër.Cmimet e derivateve të naftës në Serbi vazhdojnë të rriten, pasi sot nëpër disa pompa cmimi është ngritur për 1 deri 2 dinarë.Në 15 ditët e fundit, në Serbi derivatet e naftës janë shtrenjtuar tri herë, edhe atë mesatarisht për rreth 6 dinarë.Që nga fillimi i këtij viti, benzina është shtrenjtuar për më shumë se 10 dinarë.Një litër eurodizel ka cmimin 146 dinarë, BMB 95 kushton 145 dinarë, Dizel D2 kushton 135 dinarë…

 

Ka filluar edhe zyrtarishtë liga komunale në futboll të vogël Mini Max liga, në të cilën marrin pjesë fëmijët e grup moshave të reja. Udhëheqësi i kësaj lige në Preshevë Haki Jahiu, uron gjitha ekipet pjesëmarrëse, ndërsa thotë se në të ardhmen pritet që të vazhdohet zhvillimi i sportit në futboll të vogël.

Ndërkaq këtë ligë është duke e përkrahur edhe pushteti lokal i Preshevës, të cilët uruan që kjo garë të nxisë talentë të rinjë në zhvillimin e sportit që në të ardhmen e afërtë ata të jenë pjesë e garave më prestigjioze, ku sot futbolli konsiderohet industria më e fuqishme e çdo vendi.

Vendimi për themelimin e MiniMax Ligës në futboll të vogël është marrë në fund të vitit 2011, ndërsa më parë këta fëmijë kanë garuar në ligën e njëjetë të organizuar në Vranjë.

 

Rajon

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të “Epopesë së UÇK-së” ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Ai ka thënë se vlerëson lartë sakrificën e familjes Jashari. “Çmojmë sakrificën e Jasharajve për lirinë që ne e gëzojmë. Në 14-vjetorin e rënies Kosova po hap rrugë drejt BE-së me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-së”, është shprehur kryeministri Thaçi.Ai ka vazhduar më pas rrugën për në Klinë, por jo edhe në Kullën e Jasharajve. Nderime Thaçi, ka bërë edhe para shtatorës së dëshmorit Mujë Krasniqi në Klinë. Kryeministri theksoi se e komandantit Mujë Kraniqi, ishte shembull i bashkimit dhe luftës për liri. Ai, tha gjithashtu se duke respektuar të kaluarën, ne po ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë. Kryeminsitri Thaçi, me homazhe ka nderuar edhe dëshmorët në Gllogjan.

 

Lideri i  lëvizjes ”Vetëvendosje”, Albin Kurti,  pas homazheve

në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe vizitës në kullën e Jasharajve, ka thënë se është pikërisht sakrifica e familjes Jashari e cila i ka dhënë hov luftës së UÇK-së duke mundësuar çlirimin e vendit.Ai ka thënë se është familja Jashari, ajo e cila ka mundësuar që shqiptarët të hyn me dinjitet, vetëbesim e respekt në shekullin XXI.
“58 veta nuk e dhanë jetën thjeshtë vetëm për liri por edhe luftën çlirimtare për shkak se pikërisht para 14 viteve mori një hov të rëndësishëm UÇK-ja. Familja Jashari ka mundësuar që shqiptarët në shekullin XXI të hyn me dinjitet, vetëbesim e respekt”, ka thënë Albin Kurti, i cili më pas ka qëndruar edhe në kullën e familjes Jashari.

 

Serbët e veriut, të cilët përcjellin lëvizjen e automjeteve që qarkullojnë nga jugu i Mitrovicës në rrugën që shpie drejt pikës së kalimit kufitar në Bërnjak, sot rreth mesditës kanë ndaluar tri automjete të EULEX-it, të cilat sipas serbëve, ishin drejtuar për në Stacionin Policor në Zubin Potok.Derisa serbët nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve të EULEX-it, ushtarët e KFOR-it janë përgjigjur duke bllokuar rrugën magjistrale nga Zubin Potoku për në Mitrovicë, në Jagnenicë dhe rrugën Zupçë – Zubin Potok, raportojnë mediat serbe.Në vendin ku ishte më parë e vendosur barrikada në Zupçë është grumbulluar një numër i konsiderueshëm serbësh, por situata raportohet të jetë e qetë.Serbët kishin paralajmëruar se do të ndalojnë automjetet e EULEX-it, për të cilat dyshohet se ndihmojnë vendosjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri.
Ndërsa EULEX-i dhe KFOR-i kërkojnë lëvizje të pakushtëzuar për misionin e BE-së

 

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëri reagoi kundër vendimit të Parlamentit të Maqedonisë për mos votimin e 28 Nëntorit si festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni. “Vendimi i fundit i Kuvendit të Maqedonisë për të mos pranuar 28 Nëntorin si ditë feste zyrtare për shqiptarët e atyshëm tregon edhe një herë qëndrimin antidemokratik të shumicës sllavomaqedonase. Për herë të parë, pas shumë kohësh, forcat politike shqiptare u njësuan në një kërkesë zyrtare ligjore, për të propozuar 28 Nëntorin si ditë zyrtare, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga shumica e parlamentit të vendit fqinj”, theksohet në reagimin e PDIU.Sipas kësaj partie, votimi në Kuvendin e Maqedonisë tregoi qartazi se politika sllavomaqedonase është e njësuar kur vjen fjala për të mospranuar të drejtat e shqiptarëve, që janë element shtetformues në këtë vend.

One Response

  1. toni thotë:

    Ky takim aspak ska qene zyrtar,dhe kjo nga fotoja shihet se qenka nje takim nderpartiak i realizuar ne zyrat e komunes se presheves. Nga ketu nuk eshte takim zyrtar te liderit te opozites shqiptare te maqedonise me nje lider te nje partie e cila perfaqsohet vetem ne Presheve e kurrsesi ne Lugine kjo tregon me shume se sa tendencioz qenka ky takim dhe fjalet e perseritura se a duhet te marrin apo jo shiptaret e Lugines pjese ne zgjedhjet parlamentare te serbise eshte ceshtje e vet banoreve te Lugines e jo e zotrive ne fjale. .Me fjale te tjera z. Mustafa e paska ftuar per nje dreke apo darke sivellaun e tij per perkrahje politike te fushates e cila pritet te nise keto jave te ketij marsi.Po ti z.Thaci copa po behesh me vllezrit e tu ne zgjedhjet parlamentare te Maqedonis, kurse neve po na meson se nuk po bejka te dalim ne zgjedhje parlamentare!! Per dallim nga ti zoti Thaci ne dalim ne zgjedhje por ne menyr te kulturuar e jo si ti qe edhe kallashin e ke perdor dhe ke shkaktu viktima shqiptare duke dasht qe permes kallashit te fitosh sa me shum vota ne zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni. Turp turp turp .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch