Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 6 Mars 2013

RTP lajmet 6 Mars 2013

Pas qumështit , tani edhe misri supozohet të jetë i prekur nga alfatoksina.  Megjithatë analizat kanë konfirmuar se qumështi tek ne nuk është i prekur nga kjo baktere .Tani sfidë mbetet për misrin , por jo edhe tek ne. Specialisti i mbrojtjes së bimëve Qenan Daliu i ka thënë Rtp se misri tek është i shëndetshëm dhe nuk ka përbërje të alfatoksinës. Daliu thotë se tek ne nuk ka vend për panik , pasi bujqit tanë përdorin prodhimet e tyre e jo nga rezervat e shtetit. Ai tregon disa nga elementet që dëshmojnë për prekjen e misrit nga alfatoksina. Misri I identifikuar me alfatoksinë do të trajtohen në mënyrë të veçantë për tu verifikuar se a mund të hidhet në treg për përdorim kanë thënë zyrtarët serb. Ndërkaq autoritete kosovare pas këtij lajmi kanë filluar të bëjnë analizat e misrit që hynë nga serbia.

—————————

Ambasada e Shqipërisë në Beograd, ka filluar iniciativën për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës. Kjo është konfirmuar nga ana zëvendës ambasadorit të Shqipërisë, Ernol Filo dhe kryetari i Odës Ekonomike të Shqipërisë, Nikolin Jako.
Koordinatori i për zhvillimi ekonomik në Bujanoc Nexha Beluli ka thënë se takimi ka qenë konstruktiv  dhe si rezultat pritet të  nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes komunës së Bujanocit dhe Odës Ekonomik të Shqipërisë. Me këtë rast do të hapen urat e bashkëpunimit dhe plasimit të prodhimeve të Luginës në tregun Shqiptarë. Nga ana tjetër kryetari i Odës Ekonomike të Shqipërisë, Nikolin Jako ka thënë se Shqipëria dh Kosova duhet të ndihmojnë ekonomin e Luginës .Sipas tij njëra nga mundësit është mënjanimi i i taksave për biznesin e Luginës për të gjitha prodhimet që kanë për destinacion Kosovë apo Shqipërinë. Ekonomia e Luginës përballet me probleme të shumta , ndërsa edhe ato pak biznese e kanë të vështirë plasim e prodhimeve të tyre në Kosovë e Shqipëri , ndërsa produktet ushqimore që qytetet tjera të Serbisë anashkalohen nga konsumatorët dhe vetë ndërmarrjet .Në takim e realizuar në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd është prek edhe situate aktuale politik edhe e sigurisë në Luginë të Preshevës.

————————————

Serbët gjithmon I kanë humbur betejat në luftë dhe shpesh I kanë fituar betejat në tavolinë. Siç duket serbët I fituan në thonjëza një betejë në Luginë të Preshevës duke mos harruar se Lugina e Preshevës është një hapësirë shumë e rëndësishme strategjike për Serbinë. Pikërisht për këtë ata do të pranonin të bënin çdo kompromis por jo me Luginën këtë e ka deklaruar njohësi I çështjeve rajonale, Ylber Lili në emisionin “00,00” në televizionin UTV News në Tiranë. Fuqia diplomatike e serbëve u pa duke parë edhe reagimin e faktorit ndërkombëtarë të SHBA-ve. Kosova është në dimension sërish të kompromisit të radhës për shkaqe dhe rrethana që tashmë ne I dimë. Duke folur për bisedimet Prishtinë- Beograd njohësi I çështjeve rajonale Ylber Lili deklaroi se këto kompromise nuk janë më tepër se sa vetëm përpjekje për paqtim

———————————–

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku shprehu qëndrimet e Lëvizjes për Bashkim lidhur me rrjedhën e bisedimeve politike Kosovë-Serbi, duke vlerësuar se këto bisedime do të instalojnë situata të reja konfliktuoze. Klinaku tha se pas gjashtë raundeve të bisedimeve me Serbinë shihet qartazi se Kosova ka hyrë në një rrugë pa krye. Ai nënvizoi se gabimi fillestar dhe esencial i palës së Kosovës në këto bisedime ka qenë agjenda e bisedimeve, e cila është e ndërtuar vetëm për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe për mbrojtjen me çdo kusht të Pakos së Ahtisarit. Sipas tij, mungesa e trajtimit të problemeve kryesore të Kosovës, siç janë ndarja dhe spastrimi etnik i Mitrovicës dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ka bërë që temë kryesore e dialogut të bëhen serbët e Kosovës dhe kompromiset e mëtutjeshme të Kosovës ndaj tyre.“Edhe në rastin më të mirë, nëse Serbia pajtohet plotësisht me asociacionin e komunave serbe pa kompetenca ekzekutive dhe legjislative, ashtu siç e parasheh Pakoja e Ahtisaarit dhe e sanksionuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale (vështirë të ndodhë!?), edhe atëherë Kosova nuk do të fitonte asgjë nga këto bisedime dhe do të mbetej me problemet e vjetra (Mitrovica e ndarë dhe e spastruar etnikisht dhe Kosova Lindore nën pushtimin serb)”, u shpreh Klinaku. Ai tërhoqi vërejtjen se rezultatet e këtyre bisedimeve nuk do të prodhojnë zgjidhje, por vetëm instalim të situatave të reja konfliktuoze. Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve se cilat janë vendimet e vështira për të cilat po flitet se do të merren në këto bisedime, kryetari Klinaku u përgjigj se vendimet e vështira tashmë janë marrë. “Heqja dorë nga Kosova Lindore dhe pranimi i formimit të një komune serbe në veri të Mitrovicës, me ç’rast legjitimohet spastrimi masiv etnik i shqiptarëve nga ajo pjesë, janë vendimet më të vështira që kanë mundur të merren në këtë proces”, u shpreh Klinaku.

——————————————–

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e dëshiron një “Republikë Sërpska” në Kosovë, pasi që kjo nuk ka treguar sukses as në Bosnje, ka thënë të martën ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby. Në një vizitë të tij në Novi Pazar, ambasadori Kirby u ka thënë gazetarëve se SHBA, më me interes e sheh propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, citon Rel. Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, ende nuk janë në njohuri se çfarë saktësisht paraqet ai propozim. “Mendoj se me anë të bisedimeve (Kosovë-Serbi), duhet të arrihet deri te një zgjidhje për dallimet që janë paraqitur nga të dyja palët”, thotë ambasadori amerikan. sKirby ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë trimëri në këtë aspekt.

 

———————————–

 

 

Britania e Madhe, Gjermania e Holanda mund të përdorin veto kundër pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur diplomati britanik në Kosovë, Ian Cliff. Britania e Madhe “kërcënon” me veto, nëse Serbia nuk i njehë marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave. I bindur në mbështetjen edhe të shteteve si Gjermania dhe Holanda që fuqimisht e përkrahin pavarësinë e Kosovës, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff ka thënë për emisionin Rubikon se mund të vijë moment që këto shtete të thonë ‘jo, Serbia nuk e bëri atë që kërkohej dhe Serbia duhet të bëjë më shumë’.“Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se edhe e marr datën për të filluar negociatat për anëtarësim, ka shumë çështje të tjera për të cilat ne mund t’ia tërheqim vërejtjen dhe të themi: Shikoni nuk jeni duke e realizuar atë që po kërkohet nga ju dhe nuk mund të ketë mbyllje të kapitujve deri tek zbatimi i plotë”, ka thënë ai  Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka deklaruar se “ ka shumë çështje përgjatë këtij procesi të çështjes së datës për dhënien e statusit të kandidatit por ka edhe shumë çështje tjera që do të paraqiten dhe mendoj se shteti im do të jetë shumë i rreptë në atë që Serbia t’i realizojë obligimet e saj dhe natyrisht kjo vlen edhe për Kosovën po ashtu. “ Diplomati britanik thotë se nuk presin që Serbia në këtë fazë të njehë formalisht pavarësinë e Kosovës. Ai shpreson se me kalimin e kohës do të bëhet e qartë se Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës. “Padyshim se do të ketë diçka, sepse tashmë gjatë flasim se Kosova është sui generis, e kjo po ashtu do të ishte sui generis për shtetet që duan të anëtarësohen në BE derisa nuk e njohin njërin prej fqinjëve të tyre. Natyrisht kjo është vetëm një lloj paralele, sepse nuk duam të shkojmë tutje me këtë sikurse është çështja e Qipros. Natyrisht një prej mësimeve që i kemi marrë nga anëtarësimi i Qipros në BE pa integrimin e plotë të Turqisë është se nuk jemi të interesuar që të kemi anëtare në BE që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët. Por duhet të ketë njëfarë mirëkuptimi praktik lidhur me ‘modus vivendi’ mes Kosovës dhe Serbisë por a do të jetë njohje e plotë unë nuk mund ta them këtë duke qëndruar këtu”, tha ai. Sa i përket Asociacionit të komunave Cliff ka thënë se nuk mendon se ai do të ketë fuqi ekzekutive, se atëherë më të vërtet do të tejkalohej paketa e Ahtisaarit dhe do të krijohej një pushtet i tretë në Kosovë.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch