Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 6 qershor 2012

RTP lajmet 6 qershor 2012

Vetëm maturantët në ekskursion jashtë vendit

Për shkak të largimit nga qëllimet arsimore të ekskursionit, sipas rekomandimit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Serbisë, në ekskursion jashtë shtetit në të ardhmen do të mund të udhëtojnë vetëm maturantët.

Në ekskursion jashtë vendit, sipas  rekomandimit të ministrisë së arsimit dhe shkencës , në të ardhmen do të mund të shkojnë vetëm maturantët, respektivisht nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme. Ndërsa nxënësit e paraleleve më të ulëta ekskursionin do ta bëjnë   vetëm brenda Serbisë . Edhe pse në rregullore shkruan se jashtë vendit mund të udhëtojnë vetëm nxënësit e viteve të treta dhe të katërta, një numër i madh i shkollave me vetiniciativë në ekskursione të këtilla i  kanë dërguar edhe nxënësit e paraleleve me të ulëta të shkollave të mesme. Për shkak të largimit nga qëllimet arsimore të ekskursionit si dhe krizës, këtyre ditëve shkollat e mesme në Serbi do ti arrijë një urdhëresë nga organi kompetent. Zoran Kostiq nga Ministria e arsimit ka thënë  se, për shkak të situatës së përgjithshme, preferohet që vetëm klasat  që përfundojnë shkollën e mesme të shkojnë në ekskursion jashtë vendit.“Të gjithë kanë të drejtë që ekskursionin ta kryejnë në kuadër të shtetit të vet, pasi ka shumë për tu parë edhe në Serbinë . Mos të organizojmë ekskursione e më pas ti shfrytëzojmë për shopin”, tha Kostiq. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga mësimdhënësit pasi ata kanë deklaruar se nuk do ta respektojnë këtë vendim. Disa kanë thënë se edhe vitin e ardhshëm do të shkojnë jashtë vendit pasi kanë kryer kontratat që të udhëtojnë sidomos në Greqi. Ky është një vendim jo intelektual pasi nxënësit kanë nevojë të dalin jashtë vendit për të parë sidomos kulturën dhe monumentet greke , pasi kjo është njëra nga mundësit që nxënësit të përballen me realitetin e kulturave të ndryshme ka thënë kështu drejtori i gjimnazit të tetë në Beograd Bojan Vuçkoviç. Sipas këtyre informacioneve shkollat qendra në Serbi nuk do të respektojnë këtë vendim pasi ato edhe nxënësit  që nuk janë maturant do ti dërgojnë prapë në ekskursion jashtë vendim.

 

Sporti

 

Gjelbrim Taipi merr pasaportën shqiptare.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar pajisjen me shtetësi shqiptare për mesfushorin shqiptar nga Tërnoci.

19-vjeçari, që luan në Kampionatin e Maqedonisë me Shkëndijën është pjesë e ekipit Shpresa dhe cilësohet si një prej talenteve me të ardhme në Kombëtaren U21 të Shqipërisë.“Me lejen e presidentit Bamir Topi, unë dhe Etrit Berisha jemi pajisur me pasaportë shqiptare. Pasaportat duhet t’i marrim gjatë ditës së martë. Jam shumë i lumtur, sepse një gjë të tillë vetëm kam mundur ta ëndërroj”, deklaroi për “Lajm”, Taipi.Ai shtoi se para dhjetë ditësh ka bërë edhe ndeshjet e para në fanellën kuqezi, duke thënë se është pritur mjaftë mirë.“Në Kombëtare jam mirëpritur nga të gjithë, si nga lojtarët, por edhe nga stafi teknik. Kam debutuar ndaj Ukrainës (humbëm 2-0), pastaj luajta edhe një miqësore me Maqedoninë (2-2). Tash po përgatitemi për ndeshjet eliminatore me Portugalinë dhe Rusinë, të cilat ndeshje janë në program më 6 dhe 12 qershor”, tregon 19-vjeçari.Taipi njoftoi se përveç tij me pasaportë të Shqipërisë është pajisur edhe portieri kosovar Etrit Berisha.Duke folur për Shkëndijën, ai tha se ka kontratë me kuqezinjtë e Tetovës edhe për një vit.Vlen theksuar se përveç Taipit, me pasaportë shqiptare janë pajisur edhe dy lojtarët tjerë nga Tërnoci, Arbnor Fejzullahu (U21) dhe Almedin Murati (U17) që luajnë për kombëtaret përkatëse Shqiptare.

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 5 pozicione

Shqipëria ka ngjitur pesë pozicione në renditjen e FIFA-s të muajit qershor. Tashmë përfaqësuesja kuqezi është në vendin e 79 të klasifikimit të kombëtareve në krahasim me vendin e 84-t të muajit maj.
Spanja, kampione në fuqi e Botës dhe Europës, vazhdon të mbajë vendin e parë, ndërsa në vend të dytë nuk është më Gjermania, por Uruguaji.Hollanda mbetet në vend të katërt, ndërsa Brazili është ngjitur në vend të pestë.
Anglia, Argjentina, Kroacia, Danimarka dhe Portugalia plotësojnë dhjetëshen e parë.Në renditjen e re janë marrë parasysh gjithsej 115 ndeshje, 87 prej të cilave kanë qenë miqësore, ndërsa 28 të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014”

 

 

Njëri nga kujtimet që të gjithë e mbajnë mend nga kampionati botëror “Afrika e Jugut 2010” është zëri karakteristik i vuvuzelës, bririt plastik që përdorej nga tifozët afrikanë brenda dhe jashtë stadiumeve. Zëri tmerrues i vuvuzelave dhe ankesat e futbollistëve, ka bërë që UEFA të marrë vendim të prerë dhe të ndalojë përdorimin e tyre nëpër stadiumet ku do të luhen ndeshjet e “Euro 2012”, në Poloni e Ukrainë. Bashkë me vuvuzelat është ndaluar edhe përdorimi i trumbetës, pastaj edhe i disa gjërave të domosdoshme në raste të caktuara, si ombrella apo çanta e shpinës. Vuvuzelat bëjnë pjesë në listën e gjatë të gjërave që tifozët duhet t’i lënë në dhomën e hotelit para se të nisen në stadium apo në zonat publike të tifozëve. Kjo ndalesë vlen për të gjitha stadiumet si në Poloni ashtu dhe në Ukrainë.

MposhtetSerbianë “stadiumin e Kosovës”

 

Përfaqësuesja e Suedisë ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Serbisë në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin Rasunda në Stokholm. Toivonen kaloi vendasit në epërsi (23’), ndërsa Subotic e barazoi rezultatin për mysafirët dhe me shifra të barabarta skuadrat shkuan në pushim.Në minutat e para të gjysmës së dytë (52’), u akordua penalti në favor të suedezëve, ndërsa kapiteni Zlatan Ibrahimovic ishte i saktë nga pika e bardhë dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.Kjo ishte ndeshja e fundit e zhvilluar në stadiumin Rasunda, i cili do të mbyllet, ndërsa pas mbylljes do të vazhdojë të frymojë në Prishtinë, pasi që Suedia ka vendosur t’ia falë Federatës së Futbollit të Kosovës të gjitha materialet nga ky stadium.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch