Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 6 Shkurt 2014 – Liderët politik pa qëndrime konkrete pro apo kundër zgjedhjeve parlamentare

RTP lajmet 6 Shkurt 2014 – Liderët politik pa qëndrime konkrete pro apo kundër zgjedhjeve parlamentare

Liderët politik shqiptarë edhe në takimin e sotëm nuk kanë dalë me qëndrime konkrete  pro apo kundër zgjedhjeve parlamentare. Sipas liderëve politik , lidershipi i Luginës do të vendosë vet , pavarësisht qëndrimeve të Tiranës e Prishtinës zyrtare. Por qëndrimet konkrete për unitetet , pro apo kundër zgjedhjeve parlamentare do të bëhet publike pas takimit të së shtunës, ku nga ora 15-të , përsëri do të takohen Liderët politik shqiptarë.

Ambasadori finlandez për herë të parë viziton Preshevën- takime me përfaqësues politik

Ambasadori finlandez  Peka Orpana, I akredituar në Beograd për herë të parë vizitoi sot komunën e Preshevës. Diplomati në fjalë u prit nga kryetari dhe zëvendëskryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e Skënder Destani. Temat që u shtjelluan në këtë takim kryesisht ishin me problem që ballafaqohen qytetarët e komunës sonë gjatë përditshmërisë.

Udhëheqësit e pushteti lokal, kryetari I komunës Ragmi Mustafa e zëvendëskryetari I Skënder Destani pritën sot për një takim pune ambasadorin e Finlandës Peka Orpana me bashkëpunëtorët e tij. Vizita e ambasadorit në fjalë ishte e para e këtij lloji në komunën e Preshevës. Ishin problemet  kryesore  e elementare  që ballafaqohen qytetarët e komunës së Preshevës gjatë përditshmërisë nga  fusha të ndryshme,  temë kryesore e takimit të sotëm.  Sipas zotit Mustafa diplomati në fjalë u njoftua nga afër  me gjitha  problemet nga fusha e sigurisë, ekonomisë, hapja e vendkalimeve kufitare e problemet të ndryshme në arsim.Ndërkaq, ndër problemet kryesore që ishte me theks të veçant  në këtë takim, ishte rrjeti i gjyqësisë që javë më parë është larguar nga Komuna e Preshevës. Është pikërisht rrjeti gjyqësor që tani do të sjell probleme rreth zgjedhjeve parlamentare ka theksuar kështu zëvendëskryetari i komunës Skënder Destani. Ambsadori në fjalë takoi sot edhe udhëheqësit e pushtetit lokal në komunën e Bujanocit.

 

Ambasadori finlandez për herë të parë viziton Preshevën- takime me përfaqësues politik

E Ambasadori finlandez Peka Orpana  me bashkëpunëtorët e tij gjatë ditës së sotme realizoi takim pune edhe me deputetin popullor  Riza Halimi. Sipas zotit Halimi ishin shumë tema që u diskutuan sot e në veçanti ajo e gjyqësisë, zgjedhjet e parakohshme të 16 marsit e të ngjashme.

Ambsasori finlandez Peka Orpana vizitën e tij e vazhdoi me deputetin popullor Riza Halimi. Vizitat e ambasadorëve  janë në interes të posaçëm  për të fituar një pasqyrë  të situatës  në rajon duke filluar me atë nga çështjet ekonomike, sociale dhe politike  ka potencuar kështu deputeti Halimi. Ambasadori Orpana u noftua sot nga ana e deputetit me gjitha problemet e rënda ekonomike që po ballafaqohet popullata e kësaj komune  e natyrisht edhe  problemet që kanë të bëjnë me çështjen e azili.Deputeti Halimi ia paraqiti  diplomatit finlandez edhe vërejtjet  që kanë të bëjnë  me Trupi Koordinues  për mos realizimin e programit nga vitit 2002 e këtej. Sipas deputetit Halimi biseda e sotme e ka rëndësinë e vetë duke patur parasysh se Finlanda është pjesë e Unionit Evropianë.

Mbështetja qytetare e kënaqshme sipas kandidatit për deputet, Kujtim Sadriu

Partia Liberal Demokratike këshilli në  Preshevë kanë bërë grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatin për deputet në zgjedhjet parlamentare, Kujtim Sadriu.. Kjo parti në zgjedhjet parlamentare në muajin mars do të dal në koalicion me myftiun nga Novi Pazari, Muamer Zukorlliq dhe me Unionin Socialdemokrat të Zharko Koraçit

 

Partia Liberal Demokratike këshilli në  Preshevë kanë bërë grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatin për deputet në zgjedhjet parlamentare, Kujtim Sadriu. Mbështetja qytetare gjatë këtyre ditëve ka qenë e kënaqshme sipas kandidatit për deputet, Kujtim Sadriu dhënë Radiotelevizionit Presheva. Sipas zotit Sadriu Partia Liberal Demokratike gjatë dy viteve të fundit ka realizuar disa projekte për qytetarët vendas në sferën infrastrukturore. Kjo parti në zgjedhjet parlamentare në muajin mars do të dal në koalicion me myftiun nga Novi Pazari, Muamer Zukorlliq dhe me Unionin Socialdemokrat të Zharko Koraçit

Kompleksi banesorë Swiss Residence mundësi e mirë banimi

Kompleksi banesorë Swiss Residence në Preshevë ofron komoditet të mirë banimi për qytetarët preshevarë. Sipas pronarit të kompanisë ndërtimore Esa në Preshevë, Albin Hetemi ky kompleks ofron 122 apartamente me standarde evropiane të dizajnuara dhe punuara nga arkitekt vendorë dhe zvicerrian. Ata që vendosin të jetojnë në lagjen më të re të vendit nuk do të zhgënjehen sepse do të kenë komoditet maksimal duke u nisur nga hapësirat, parkingjet, parqet, kualiteti I ndërtimit dhe ana estetike. Në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva , zoti hetemi ka konfirmuar Risi e këtijë kompleksi do të jetë edhe loja shpërblyese blej një banesë dhe fito gratis një tjetër  

Leme Xhema ndodhet në Medvegjë

E kërkuara e Interpolit Leme Xhema, punon si ndihmëskryetare në Komunën e Medvegjës. Këtë e thotë Ismet Zeqiri, i cili këto ditë u shkarkua nga pozita e ndihmëskryetarit të komunës

 

E kërkuara e Interpolit Leme Xhema, punon si ndihmëskryetare në Komunën e Medvegjës. Këtë e thotë Ismet Zeqiri, i cili këtoditë u shkarkua nga pozita e ndihmëskryetarit të komunës pasi takoi kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashin dhe anë takim spontanisht u paraqit edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.Në këtë takim Zeqiri vendosi ta bëj edhe një foto të cilën e postoi në rrjetin e Facebook. Pasi këtë foto e pa komuna e Medvegjës, kishte bërë një shkresë e cila do ta linte Zeqirin pa punë, shkruan Tribuna. Krejt kjo ndodhi sa Zeqiri ishte në pushim, e kur u kthye në punë pa në zyrën e tij, në vendin e tij njeriun që po kërkohet nga Interpoli dhe të dënuarën nga gjykata e Kosovës, Leme Xhemën ish drejtoreshën e PTK’së e cila akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtar

Ndrron jetë Vaçe Zela

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela. Bilbili i këngës sonë u shua në orën 01:00 të mëngjesit të së enjtes, në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë. Trupi i këngëtares së madhe do të vijë të premten në Shqipëri, ku do t’i kryhen edhe nderimet e fundit.

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela. Bilbili i këngës sonë u shua në orën 01:00 të mëngjesit të së enjtes, në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë. Trupi i këngëtares së madhe do të vijë të premten në Shqipëri, ku do t’i kryhen edhe nderimet e fundit. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm, Vaçe Zela për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo është kthyer në idhullin e shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe historisë së muzikës shqiptare zërin e saj të artë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është e vetmja grua shqiptare e nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch