Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 6 tetor 2012

RTP lajmet 6 tetor 2012

Ragmi Mustafa bisedë me ministrin punëve të brendshme të M. Xhelal Barjami –RTP publikon  listën  e dokumentacionit të për vendqëndrimin e  studentëve nga Lugina

 

I N F O R M A T

Në bazë të bisedave të zhvilluara në mes të zv.Ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë  z.Xhelal Bajrami dhe Kryetarit të Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa lidhur me problematikën e rregullimit të vendqëndrimit të studentëve në Republikën e Maqedonisë.

Po shqyrtohet mundësia e dorëzimit kolektiv të kërkesave për vendqëndrimin (vizën) në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Beograd.

Dokumentacioni i nevojshëm për vendqëndrimin (vizën):

–         Vërtetimi se është Student në njërin nga Universitetet e R.M

–         Programin Studimorë të Fakultetit ose drejtimit ku studion

–         Vertetim për sigurim shëndetësor në vendin amë ose fotokopje e libresës së shëndetësisë

–         Deklarata prej prindit se do ta mbajë finansiarisht gjat studimeve

–         Kontrata se ku do të banojë nëse banon në R.M, edhe kjo kontratë duhet të jet e noterizuar (duhet të përpilohet në R.M dhe të noterizohet aty)

–         Letërnjoftimi biometrik ose pasaporta biometrike(fotokopje e noterizuar)

 

RAJONI

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e drejtë.Ai këto komente i ka bërë për gazetën “Delo”. Kryeministri serb ka theksuar se bëhet fjalë për qëndrim të tij personal dhe se për të nuk insiston sepse “qëndrimet e veta nuk mund t’i imponojë…”.“Ende gjithnjë mendoj kjo është zgjidhja më e shpejtë, më e mirë dhe më e drejtë, e cila është e pranueshme si për shqiptarët ashtu dhe për serbët, sepse ajo respekton interesat e tyre legjitimë”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “qeveria natyrisht se përpiqet për zgjidhje paqësore dhe vazhdimin dialogut Beograd – Prishtinë”.Ky dialog “sipas mendimit tonë duhet të përfshijë edhe çështje politike e jo vetëm ato teknike”, ka thënë Dacic, transmeton “Koha”.

 

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar publikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit si dhe Lidhjen Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit, që të bashkëpunojnë dhe në zgjedhjet e ardhme të jenë në një platformë të përbashkët. “Do të bashkëpunojmë me partitë e qendrës së djathtë si AAK-ja, AKR-ja, LDD-ja dhe të tjera. Me të cilat do ta intensifikojmë bashkëpunimin dhe të ofrojmë mundësinë që të veprojmë bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Mustafa, raporton koha.Mustafa ka thënë se Kosova është në krizë institucionale, por ftesa për partitë e tjera nuk ka të bëjë me zgjedhje të parakohshme.“Nuk u destinohet zgjedhjeve të parakohshme, por u destinohet konfiguracionit politik që do të zhvillohet më tutje në Kosovë LDK-ja t’ua zgjasë dorën subjekteve të tjera politike”, ka thënë Mustafa.Megjithatë, në një konferencë për media pas një takimi ku të premten ka ftuar krerët e degëve të partisë së tij, kryeopozitari ka folur gjerë e gjatë për zgjedhje.Sipas tij, kriza aktuale politike pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës ka qenë e paralajmëruar.

 

 

 

 

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën që ka dhe as nuk e ka në plan që të formojë ndonjë parti tjetër. Kështu ka thënë ai për gazetën “Zëri”, i cili mes tjerash foli për përkrahësit e tij brenda partisë dhe frikën e të tjerëve për t’i dalë publikisht në krah. Ai bëri me dije se PDK-ja sot është parti e degraduar nga disa zyrtarë brenda saj dhe se ai nuk e ka ndërmend të heshtë. “Nuk e kam ndërmend t’i nënshtrohem padrejtësisë”, ka thënë Krasniqi.Këto ditë, Krasniqi ka folur ashpër për krim të organizuar, vjedhje të votave dhe institucionet joligjitme. Ai ka kërkuar që të mos privatizohet PTK-ja duke thënë se ata që merren me privatizimin kanë dalë nga votat e vjedhura.Krasniqi ka folur ashpër për zyrtarët e lartë të PDK-së, përfshirjen e tyre në pazarllëqe, mirëpo duke mos dhënë emra konkretë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch