Home » Lajme » RTP lajmet 7 dhjetorë 2011

RTP lajmet 7 dhjetorë 2011

Kushtet klimatike të cilat po mbizotrojnë ditëve të fundit në vendin tonë shkaktojnë probleme të ndryshme sidomos tek personat me sëmundje kronike. Me këtë rast kemi të bëjmë me grip të zakonshëm apo sezonal. Në këtë rast në komunën e Preshevës është i shprehur gripi i zakonshëm apo sezonal i cili përhapet në mënyrë të lehtë nga një person në tjetrin. Viroza qarkullon dhe mund të prek cilindo pavarësisht moshës apo grupit social të popullatës, thekson mjeku Reshat Ymeri kryeshef në shërbimin e Praksës së Përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Sipas tij ky grip i prek kryesisht personat në moshë të shtyer madje karakterizohet me temperaturë të lartë, kollë e thatë, dhembje koke, muskujsh. Për t’iu shmangur sado pak këtij lloj të gripit duhet të konsumojmë pemë, lëngje si dhe të mos ekspozohem në ambient të hapur sepse vijmë deri te përhapja e njëri tjetrit. Gripi i zakonshëm mund të prekë të gjithë popullatën për nga ana tjetër mund të sjellë komplikacione për një pjesë të popullatës me risk si fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronikë apo me gjendje të vështirësuar shëndetësore. Në anën tjetër temperaturat që po shënojnë rritje këtyre muajve nuk janë të mirëseardhura edhe për kulturën bujqësore.
—————–
Prodhimet e Serbisë sërish e kanë vërshuar tregun kosovar. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, Serbia është njëra nga shtetet që prin me produktet e saj në importin e Kosovës. Sipas këtyre të dhënave, Serbia është njëra nga shtetet që prin me produktet e saj në importin e Kosovës. Vetëm gjatë muajit tetor, nga ky shtet janë importuar mallra në vlerë prej 26 milionë eurosh, ndërsa janë eksportuar vetëm 1 milion euro mallra. Në kohën kur Qeveria e Kosovës, vuri masat e reciprocitetit drejt Serbisë, tregtarët kosovarë premtuan se mallrat serbe më nuk do të kenë vend në kompanitë e tyre.“Në muajin tetor të këtij viti, përqindja më e madhe e importit është nga Maqedonia 11.5 për qind, nga Gjermania 11.1 për qind, nga Serbia 10.6 për qind, nga Italia 9.1 për qind dhe Turqia 7.2 për qind”, thuhet në këto të dhëna.
——————–
Aktorët Preshevar, Gani Veseli dhe Artan Ibishi, tani janë me një mundësi më të madhe, ku do të luajnë me aktorë të ndryshëm dhe gjuhë të ndryshme, në filmin e metrazhit të gjatë “Plumbi i Fundit 2”. Këtë radhë, përmes filmit më të ri të produksionit “Beni” dhe skenaristit Femi Bektashi këta aktorë do të jenë në shumë kinema në: Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Turqi, Zvicërr dhe shumë vende tjera. Skenaristi në film paraqet një hakmarrje më të hershme, që pëson një djalosh i ri, i cili kishte shkuar në Evropë, për të siguruar një jetë më të mirë, pasi të ndodhë kjo tragjedi fillon hakmarrja e përgjakshme ndaj vrasësve. Regjisori, së bashku me aktoret protagonist të filmit, Kazim Carman , Gani Veseli , Artan Ibishi, Memedali Tuncer, Arsim Aliti, Nick Rrasi, Arianit Shaqiri, Mirsad Abazi do të jenë të pranishëm, gjatë shfaqjes së filmit që do të mbahet më 24 dhjetor në Teatrin Kombëtar në Shkup. Shfaqja e Filmit “Plumbi i Fundit 2” do të bëhet edhe në Preshevë më datë 29 dhjetorë. Ky film është po thuajse një aksion i ndërtuar, që deri më tani shqiptarët nuk kanë arritur ta ndërtojnë një gjë të tillë.
—————–
Përfaqësuesit e Klubit të Karatesë Presheva Lions prezantojnë talentin e tyre në Trofeun Leskovci 2011. Trajneri i këtij klubi Riad Ajeti ka potencuar se në bazë të kategorisë së lojërave fëmijët e lindur në vitin 2000 me minus 35 kilogram kanë zënë vendin e parë sipas kësaj radhitje. Argjent Esati, Arianit Keka, Anes Mushka. Ndërsa në kategorinë kumite individuale për gjininë mashkullore në vendin e parë është ranguar Argjent Esati, lufta një, minus 35 kilogram, Arianit Keka po ashtu vendi i parë në të njëjtën kategori, Anes Mushak i vitit 2001 ka zënë vendin e tretë, lufta tre si dhe Hamit Halimi i lindur në vitin 1993 lufta tre me minus 61 kilogram. Trajneri i Klubit të Karatesë Presheva Lions, Riad Ajeti ka premtuar për suksese të mëtutjeshme të talentëve tanë në garat që do të realizohen në periudhën në vijim si në vend por edhe në gara të karakterit ndërkombëtarë.
RTV Presheva

One Response

  1. Nutty thotë:

    alexandri eshte nip shqiptarimaqedonasit e nhoijn si maqedonata e kan mirse ne greqi eshte nje vend ic icli quhet maqedoniai eshte greqnuk eshte shiptaro maqedon apo shqiptar i paster ai njihet me emrin meriamune jo alexanderkaq

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch