Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 7 gusht 2012

RTP lajmet 7 gusht 2012

Zjarret të cilat kanë filluar dje në territorin e komunës së Bujanocit, më konkretishtë në fshatin Bilaç, sot me intesitet mjaftë të madhë kanë kaluar edhe në territorin e komunës së Preshevës. Hapsira e komunës sonë e cila është ende nën flakë janë kodrinat e fshatit Bushtran, ndërsa flaka është në fshatin Svinjishte. Gjatë ditës kanë qenë të mobilizuar 40 zjarrëfikës për të lokalizuar zjarrin por ajo ende nuk është nën kontrollë. Udhëheqësi I shërbimit për situatë të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës Nexhmedin Ahmedi, thotë se ka kërkyar një helikopter në ndihmë, në mënyrë që të evitohen zjarret. Ahmedi apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, sepse duke pasur parasyshë temperaturat e larta zjarret përhapen shumë shpejtë. Një zjarr i ngjashëm para tri ditëve u përhap edhe në malet mbi liqenin e Bujanocit, për të cilën u deshën tre ditë që zjarri të lokalizohet.

———————–

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka pritur sot në zyrën e tij Nexhat Halimin, të riun nga Presheva i cili prej të shtunës do të jetë lojtar i ri i akademisë së futbollit të klubit futbollistikë të Arsenalit. Mustafa tha se është kënaqësi që ta pritsh në takim neë fëmijë për ti dëshiruar suksese në karrierë. Nexhat Halimi do të jetë një ambasadorë që do ta përfaqësoj Preshevësn në botën e sportit tha Mustafa. Ai i uroi që krahas futbollit të mos lë anash edhe mësimin. E Nexhatri thotë se nuk do ti zhgënjej të gjithë ata që kanë mbështetur deri më tash. Sipas prindit të Nexhatit, Besnikut nisja për në Londër do të bëhet të shtunën, kurse falenderoi jashtëzakonishtë shumë kryetarin Mustafa për ndihmën e dhënë deri më tash. Nexhat Halimi është përzgjedhor nga trejnerët e akadamisë së Arsenalit nga neë kamp stërvitor me të gjithë të rinjtë e Kosovës, që është mbajtur para disa muajve në Prishtinë. Krahas qindra të rinjëve Nexhati është përzgjedhur si i vetmi që ka kënaqur trejnerët e akademisë dhe të cilët janë shprehur të bindur se do të bëhet një futbollistë i madhë.
——————–
Ish- kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaron se me rikthimin e fytyrave të vjetra dhe politikës së agresivitetit në Beograd, politika në Kosovë dhe Shqipëri e ka më të lehtë të nxjerrë në pah dhe të demaskojë politikën e vërtetë të Beogradit zyrtar. Në një intervistë për “Radio Kosovën”, deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Pandeli Majko tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh sepse kështu do të fitonte vetëm Serbia dhe politikat e saj gllabëruese. Deklarata e ish-kryeministrit të Shqipërisë vjen në një kohë kur faktori ndërkombëtar po i kërkon Kosovës dhe Serbisë nisjen e dialogut për arritjen e të gjitha marrëveshjeve që do të dalin nga këto bisedime
———————-
Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, do t`u bjerë barra kryesore për të udhëhequr dhe përfunduar dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Koha Ditore”, se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, në konsultim të ngushtë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, po përgatisin “platformën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, që do të miratohet nga të dy kryeministrat. Dialogu do të nisë në tetor të këtij viti dhe, sipas burimeve, të dy udhëheqëset e diplomacisë, evropiane dhe asaj amerikane, janë të interesuara që i gjithë procesi të përfundojë brenda këtij viti. Madje, sipas burimeve të gazetës, Ashton dhe Clinton do të jenë edhe garantuese të marrëveshjes, si dhe ndërmjetësuese të dialogut të kryeministrave që do të duhej të vendosnin normalitetin mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur “nevojë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
——————–
Nëse ndodh që Kosova të futet në negociata politike me Serbinë, atëherë ato negociata për temë duhet të kenë edhe çështjen e Luginës së Preshevës. Madje, disa përfaqësues partiakë, dialogun politik e shohin si mundësinë e vetme për zgjidhjen e problemit të tri komunave të banuara me shumicë shqiptare në Serbi dhe Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin në Kosovë. Zgjidhja e vetme e problemit të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në Serbi, si dhe serbëve që jetojnë në Zubin Potok e Zveçan në Kosovë, duhet të jetë dialogu politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu vlerёsojnë shumica e përfaqësuesve të partive më të mëdha në Kosovë, derisa disa prej tyre dialogun politik e shohin si mundësinë e vetme për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në këto komuna. Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se duhet të kthehen kufijtë e vitit 1956. “Ata jo që duhet t’i përfshihen në dialog, por ata duhet të jenë autoritetet e vetme që mund të flasin në emër të shqiptarëve të Kosovës lindore. Ato duhet t’i bashkëngjiten Kosovës, por duhet të jenë me vullnetin e vet dhe në kufijtë e vitit 1956”, është shprehur Haziri. Sipas tij, një gjë e tillë është e mundshme të ndodhё vetëm se duhet gjetur formën dhe mekanizmat.“Çdo dialog politik dhe çdo marrëveshje politike me dialog politik është e pranueshme ndërkombëtarisht dhe besoj që kjo nuk paraqet asnjë lloj problemi. Duhet të gjenden mekanizma dhe vetëm përmes dialogut politik me i zgjidh problemet dhe marrëveshjet që mund të arrihen, mund të ratifikohen nga dy kuvendet edhe ai i Kosovës edhe ai i Serbisë dhe ta zgjidhin problemin e shqiptarëve në verilindje të Kosovës dhe problemin e serbëve në fshatrat e Leposaviqit kudo që janë ata”, ka deklaruar Haziri. Ndërkohë, anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, megjithëse ka deklaruar se AAK është kundër çdo dialogu me Serbinë, është shprehur se partia e tij ka kohë që e ka kërkuar zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të këtyre komunave përmes Qeverisë së Kosovës.

——————-
Raportohet për mijëra qytetarë të Maqedonisë po qëndrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, pas kalimit të afatit tremujor. Komisioni për drejtësi në kuadër të KE-së alarmohet për keqpërdorim të liberalizimit të vizave nga qytetarët e Maqedonisë, të cilët përkundër skadimit të afatit të qëndrueshmërisë prej tre muajsh, po vazhdojnë ilegalisht të qëndrojnë në vendet e Shengenit. Belgjika, Holanda, Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, siç raporton agjencia INA, janë vendet ku kryesisht janë të pranishëm shtetasit ilegal të vendeve të treshes së fundit të liberalizimit të vizave, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Enti për migrim në Belgjikë është në ndjekje të situatës, ndërkaq autoritete belge paralajmërojnë se do të aplikohen masa ndëshkuese dhe sanksionuese ndaj të gjithë atyre ‘klandestineve” që nuk e kanë respektuar kushtin e liberalizimit të qarkullimit dhe qëndrimit në BE. Sipas kushteve për liberalizim vizash, një qytetarë i Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Shqipërisë, ka të drejt të qëndroj në vendet e BE-së gjashtë muaj brenda një viti. Mirëpo kjo periudhë nuk guxon të jetë e njëkohshme, por duhet të ndahet dy herë nga tre muaj. Një qytetarë i këtyre shteteve mund të qëndron në BE tre muaj, më pas tre muaj të kthehet në vendlindje dhe pas tre muajsh sërish të shkoj në BE.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch